6 fakte që çdo grua duhet të dijë për sindromën e vezoreve policistike

Sindroma e vezoreve policistike është një grup simptomash që karakterizohen nga vezoret (madhësia e zmadhuar ose normale) me cista të shumta follikulare (ujore), çrregullime të ciklit menstrual (cikle të zgjatura ose mungesë totale të ciklit menstrual), rritje të qimeve, obezitet, acne, dhe rezistencë ndaj insulinës.

Të gjitha këto simptoma nuk kanë pse të jenë të pranishme për të bërë një diagnozë.

Më të rrezikuara janë gratë nënat e të cilave kishin problem të tilla, gratë që kanë çekuilibri hormonal si dhe ato që kanë probleme me rezistencën ndaj insulinës.

Simptoma të tjera

Simptomat ndryshojnë në mënyrë drastike nga një person në tjetrin. Më shumë se gjysma e grave nuk kanë ose besojnë se nuk kanë asnjë nga simptomat.

Disa nga simptomat më të zakonshme janë:

lëkura e yndyrshme, aknet, periudhat e parregullta ose mungesa e plotë e tyre, qimet në trup dhe fytyrë, rënia dhe dobësimi i flokëve dhe shtimi në peshë.

Gratë që po planifikojnë një shtatzëni mund të hasin vështirësi në ngjizje dhe një rrezik më të lartë të aborteve.

Depresioni dhe tensioni i lartë i gjakut janë gjithashtu disa nga simptomat

Dhe sikur të mos mjaftonin të gjitha këto simptoma, gratë me vezore policistike kanë më shumë gjasa të përjetojnë depresion të shkaktuar nga çekuilibri hormonal. Gratë që vuajnë nga depresioni ose humori i ulët për shkak të sindromës policistike këshillohen të vizitojnë një psikolog.

Diagnostikimi

Diagnostikimi i vezoreve polikistike bëhet përmes skanimit me ultratinguj dhe një analizë gjaku.

Një dietë e shëndetshme është një faktor jashtëzakonisht i rëndësishëm në luftimin e sindromës të vezoreve policistike

Pesha e tepërt dhe obeziteti përkeqësojnë simptomat e vezoreve policistike sepse rrisin nivelin e insulinës në gjak. Këshillojmë në konsumin e karbohidrateve nga frutat dhe perimet, pastaj marrjen e proteinave të shëndetshme nga bishtajoret, arrat, peshqit e freskët dhe vezët dhe marrjen e yndyrnave të shëndetshme nga vaji i ullirit.

Yndyrat e shëndetshme rregullojnë ndjeshmërinë e insulinës dhe ato gjenden në avokado, arra, fara, mish të bardhë, dhe vezë. Kufizoni ose edhe më mirë të eliminoni plotësisht të gjitha ushqimet e përpunuara.

 

Sëmundje të tjera që mund të shkaktohen nga vezoret policistike

Nëse nuk trajtohen vezoret policistike mund të ketë një ndikim negativ në shëndetin e përgjithshëm, disa nga sëmundjet që mund të shkaktojnë janë: probleme kardiovaskulare, diabetit të tipit 2 dhe kancerit endometrial. Këto sëmundje nuk zhvillohen domosdoshmërisht, por ato duhet të jenë një nxitje e mjaftueshme për trajtimin e vezoreve policistike./natalmedia.com/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

SHPËRNDAJE:

Related posts