Dafina

624 viewsPediatri
0 Comments

Mirmbrema! Ju kerkoj ndjes qe po ju shkruaj ne kete orar por kam nevoj per nje pergjigjen tuaj. Kam vajzen 3.5 vjece qe me vuan nga gryket. Kemi qe ne muajn Janar qe cdo muaj i behen gryket del me streptokok “scarlattina” por keto tre muajt e fundit nuk ka pasur temperatur vetem fryrje te grykeve qe mezi flet dhe gjuha me pucra te kuqe ose me sakt gjuha si luleshtrydhe .Ajo qe me shqeteson eshte se cdo muaj kemi mar antibiotik 5-7 dite . Dhe mbasi mbaron antibiotikun mbas 5 ditesh fillon prap ka mbufatje te hundeve dhe nje koll shum te fort sikur eshte e ftohur. Dhe mbas 1 jave qe eshte ne koll i fillon fyti prap.Pediatria e vete e kontrollon dhe thot nuk ka ftohje. Por nuk na keshillon as nje lloj analize thot qe duhet te mjekohet streptokoku vetem me antibiotik. Jetojm ne itali. Ju lutem si duhet te veprojm ne kete rast?Kemi 5 muaj cdo 2 ose 3jav marim antibiotikun. Ju faleminderit. 

SHPËRNDAJE:
Autor Answered question 22/05/2023
0

Përshëndejte,

Është shqetësuese fakti që për pesë muaj merrni antibiotik për cdo 2 apo 3 javë. Nuk ka dilemë se mjekja Pediatër duhet të punoj në ngritjen e imunitetit te fëmija juaj si dhe të punoj në mënyrë më intensive për qetësimin e acarimeve që ndodhin me bajamet. Jo çdo acarim i tyre ka nevojë për antibiotik. Duhet edhe ushqime që formojnë apo ngrisin imunitetin. Pra janë disa hapa që do e ndihmonin. Duhet edhe analiza shtesë për të parë gjendjen në tërsi të organizmit.

Dr Ismail Lutolli

SHPËRNDAJE:
Autor Answered question 22/05/2023