A mund ta vendos spiralen dhe cilat janë komplikimet e mundshme dhe kundërindikacionet?

Pyetje:

A ka vite specifike në të cilat rekomandohet spiralja? Unë jam gjithashtu e interesuar të di se si vendoset, si dhe cilat analiza duhet të bëhen para vendosjes? Cilat janë komplikimet e mundshme?

Përgjigje:

Pajisja intrauterine, ose siç I themi ndryshe në popull spirale, është një lloj kontracepsioni e cila është një cope plastike – spirale që vendoset brenda zgavrës së mitrës. Një pjesë e saj mund të jetë e veshur bakër (spirale bakri) ose është e mbështjellë me në një cilindër hormonal (spirale hormonale). Në varësi të llojit, pajisja intrauterine ka një efekt prej 3-5 vjetësh, pas së cilës periudhë largohet nga zgavra e mitrës. Spiralja funksionon, nga njëra anë si një barrierë mekanike për kalimin e spermës, dhe nga ana tjetër shkakton inflamacion steril të mukozës së mitrës dhe kështu mbron nga shtatzënia e padëshiruar.

Nuk ka një kufi moshe të përcaktuar qartë për vendosjen e një pajisjeje intrauterine, por rekomandohet kryesisht për gratë që planifikojnë kontracepsion afatgjatë, që kanë lindur deri më tani, ato që kanë menstruacione të parregullta, të rënda dhe të zgjatura, si dhe ato për të cilët pilulat kontraceptive orale janë të kundërindikuara.

Koha më e mirë për vendosjen e DIU (pajisjes intrauterine-spirales) – është nga dita e 2 -të deri në ditën e 5 -të të ciklit menstrual, sepse atëherë qafa e mitrës është më e butë dhe pak e hapur, gjë që e bën më të lehtë ndërhyrjen. Vendosja e spirales është zakonisht shumë e thjeshtë dhe e shpejtë dhe bëhet duke vendosur spiralen në zgavrën e mitrës pas pastrimit të vaginës përmes kanalit të qafës së mitrës. Në përgjithësi analgjezia / analgosedacioni intravenoz nuk kërkohet, por mund të jepet sipas dëshirës së pacientit.

Vendosja e spirales është kundërindikuar në shtatzëni, inflamacion akut ose kronik të legenit të vogël, gjakderdhje të padiagnostikuara të crregullta ose patologjike të mitrës.

Komplikimet e mundshme janë menstruacionet e zgjatura të rënda dhe dhimbjet e legenit, rritja e sekrecionit vaginal dhe dalja e spirales jashtë mitrës. Lëndimi i mukozës së mitrës apo perforimi i murit të mitrës është jashtëzakonisht i rrallë.

 

Dr Samire Ademi Lutolli – Gjinekologe dhe Obstetre/natalmedia.com/

 

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts