SI TË DI QË FËMIJA IM KA NEVOJ PËR TERAPI LOGOPEDIKE

Fëmijët që përjetojnë çdo lloj problemi komunikimi i referohen logopedit. Terapia shërben si një mënyrë për të trajtuar problemin. Qëllimi është të ndihmohet fëmija të rregullojë çrregullimet e mundshme të të folurit përpara se ato të zhvillohen më tej. Logopedët janë atje për të ndihmuar fëmijën tuaj të punojë në të folurin e tij para se të bëhet tepër vonë. Në fazën e hershme, fëmijët përjetojnë shumë ndryshime. Në dy vitet e para, ata mësojnë si të të zvarriten, të flasin dhe të ecin.

Herë pas here, mund të ndodhë që fëmijët e vegjël të mos zhvillojnë disa aftësi siç pritej. Cilat janë shenjat paralajmëruese që fëmija juaj ka nevoj për terapi logopedike? Fëmijët nuk zhvillohen në të njëjtën mënyrë, disa janë më progresivë ndërsa të tjerëve u duhet më shumë kohë për të ndikuar në zhvillimin. Megjithatë, mund të shfaqen probleme të veçanta që duhet të trajtohen në kohë. Këtu janë disa nga shenjat që mund të tregojnë se fëmija juaj ka nevojë për terapi të të folurit.

-Fëmija juaj nuk po flet Që në fillim nëse fëmija juaj 7-muajsh nuk është ende duke gugatur duhet të kontrolloni me pediatrin tuaj për shkaktarin së pari për deficite dëgjimore. Nëse deri në 15 muaj nuk ka përdorur fjalët e para duhet të gjendet shkaktari.

-Fëmija thotë një numër të kufizuar fjalësh për moshën që ka Terapia e të folurit mund ta ndihmojë fëmijën tuaj të kaloj sfidat e të folurit, gjuhës dhe komunikimit me të cilin përballet. Vonesa në të folur mund të jetë shenjë e më shumë se një çrregullimi të të folurit dhe gjuhës tek fëmijët. Ekziston një numër i përafërt fjalësh që fëmijët e një moshe të caktuar mund të thonë. Për shembull, fëmijët që janë rreth një vjeç e gjysmë mund të thonë rreth 6-10 fjalë, fëmijët mes 1.5- 2 vjeç mund të thonë mbi 50 fjalë, në 2 vjeç të lidhin dy fjalë, etj. Çdo gjë më pak se kaq është paksa shqetësuese dhe kërkon vëmendjen e një terapisti. Ky nuk është treguesi më i sigurt se ka një problem, por është e duhura t’i kontrolloni gjërat në kohë.

-Fëmija juaj nuk po kupton Kur i bëni fëmijës tuaj pyetje të thjeshta ose bëni urdhra të qarta dhe ai nuk e kupton, kjo i referohet fëmijëve të moshës 2 vjeçare që duket se kanë probleme të të kuptuarit. Fëmijët e vegjël mund të kuptojnë shumë fjalë deri në atë moshë, që do të thotë se ata duhet të dinë kur thoni “Ama lodrën” ose “a do mollë”.

-Fëmija juaj nuk mund të ndjekë udhëzime të thjeshta Shumë fëmijë kanë vështirësi të kuptojnë udhëzimet me shumë hapa. Sidoqoftë, nëse vogëlushi juaj nuk i përgjigjet emrit të tij, nuk përpiqet të ndjekë udhëzime të thjeshta si “kamioni është pas jush” ose “shiko mamin/babin”, atëherë mund të jetë shqetësuese. Ashtu si mungesa e gjesteve ose e lojës në grup, pamundësia për të ndjekur udhëzime të thjeshta mund të jetë një simptomë e ndonjë çrregullimi.

-E folura e fëmijës suaj është e vështirë për t’u kuptuar Deri në ditëlindjen e tyre të 3-të, fjalimi i tyre duhet të jetë i kuptueshëm të paktën 75% të rasteve dhe kur ka 5 vjeç duhet të jetë plotësisht i kuptueshëm për të tjerët.

-Fëmija juaj nuk angazhohet në lojëra në grup Një fëmijë që preferon të jetë vetëm ose të luajë paralelisht në prani të fëmijëve të moshës së tyre duhet të vlerësohet.

-Fëmija juaj nuk tregon me gisht apo gjest Në ditëlindjen e tij të parë, fëmija juaj duhet të tregojë me gisht gjërat dhe t’u bëjë me dorë njerëzve. Disa fëmijë bëjnë gjeste më rrallë se të tjerët. Megjithatë, nëse fëmija juaj nuk bën fare gjeste, së pari duhet të konsultoni pediatrin pastaj të vazhdoni më tutje. -Fëmija juaj po belbëzon Belbëzimi është një çrregullim i të folurit që i referohet pamundësisë për të prodhuar fjali të qetë. Belbëzimi ndodh papritur, por prindërit mund ta vërejnë atë. Nëse e shihni fëmijën tuaj duke bërë një fytyrë të çuditshme ndërsa flet ose nëse ai po përjeton ndonjë lloj shqetësimi kur përpiqet të prodhojë një fjali, shanset janë të larta që fëmija juaj të belbëzojë. Ata mund të përsërisin fjalë të tëra, një rrokje ose të bllokojnë fare përpara se të thonë një fjalë. Fëmijët e vegjël zakonisht shfaqin shumë pak ose aspak sjellje dytësore të belbëzimit.

Nëse fëmija juaj parashkollor ka shfaqur shenja belbëzimi për më shumë se një muaj, është e duhura të konsultoheni me një logoped. Fëmija juaj ka probleme me artikulimin e disa tingujve Artikulimi është gjithashtu një pjesë thelbësore e zhvillimit të fëmijës suaj. Nëse vëreni se fëmija juaj nuk mund të prodhojë tinguj të qartë, sigurohuni që t’i dërgoni tek logopedi.

Disa fëmijë përdorin një numër të kufizuar tingujsh për të gjitha fjalët duke lënë jashtë shumë zanore dhe bashkëtingëllore, mund të ndryshojnë apo zëvendësojnë tingujt gjatë të folurit. Foshnja juaj ka sindromën Down (DS)

Mund të ndihmojë fëmijën tuaj të zhvillojë aftësitë e nevojshme të të folurit dhe gjuhës. Mund të ndihmojë gjithashtu me çdo vështirësi në të ngrënë, pirë ose gëlltitje që fëmija juaj mund të përballet për shkak të sindromës.

Fëmija juaj ka një qiellzë të çarë Është një gjendje e zakonshme e lindjes që mund të shkaktojë probleme me ushqimin, pirjen dhe të folurin.Nëse fëmija juaj ka një buzë të çarë me qiellzë të çarë , duhet të flisni menjëherë me pediatrin tuaj. Në disa raste operacioni mund të korrigjojë një çarje të qiellzës dhe të rivendosë funksionet normale të artikulacionit tek një fëmijë. Një fëmijë më i madh mund të kërkojë terapi të të folurit për të mësuar ose rimësuar mënyrat për të prodhuar tinguj të saktë gjatë të folurit.

-Fëmija juaj nuk po flet në shkollë Fëmija juaj flet dhe ndan mendimet e tij normalisht në shtëpi, por në momentin që hyn në shkollë ose është në shesh lojërash, ai nuk flet fare.

Është e zakonshme që prindërit të marrin ankesa nga mësuesit dhe kujdestarët se fëmijët e tyre nuk flasin, nëse fëmija i tyre ka mutizëm selektiv . Është një çrregullim i rëndë ankthi që i pengon fëmijët të flasin në mjedise sociale. Ndërhyrja e një psikologu së bashku me një terapist të të folurit mund ta ndihmojë fëmijën tuaj të kapërcejë ankthin e tij.

-Fëmija juaj ka vështirësi në lexim dhe shkrim Nëse fëmija juaj 6-vjeçar ende po përpiqet të lexojë fjalë të thjeshta, njërrokëshe, mund të jetë një çështje serioze. E njëjta gjë vlen edhe për fëmijët e moshës së ngjashme që kanë probleme me shkrimin, ju mund të shikoni një rast të disleksisë .

Kjo gjendje mund të ndikojë edhe në të folurin e fëmijës. Çrregullimet e të lexuarit dhe të shkruarit mund të përfshijnë disleksinë, disgrafinë, çrregullimin e leximit, paaftësinë në lexim, çrregullimin specifik të leximit dhe deficitin specifik të të kuptuarit të leximit. Nuk duhet të harroni se çdo fëmijë zhvillohet me ritmin e vet, por është thelbësore të merren parasysh momentet e zhvillimit të tyre. Ju mund t’i referoheni një liste kontrolli standarde të zhvillimit të të folurit dhe gjuhës për të parë se si po zhvillohet fëmija juaj. Nuk iu rekomandojmë të praktikojni qasjen “prit dhe shiko” por konsultoheni me një logoped nëse jeni të shqetësuar për zhvillimin e komunikimit të fëmijës suaj. Logopede, Egzona Maloku./natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

 

 

SHPËRNDAJE:

Related posts