Kanceri i gjirit – simptomat e para

Kanceri i gjirit mbetet shkaku i vetëm më i zakonshëm i vdekjes tek gratë e moshës 35 deri në 69 vjeç, pavarësisht metodave të avancuara të trajtimit.

Në fazat e hershme, kanceri i gjirit nuk shfaq simptoma, por ka ndryshime që duhen monitoruar. Gjinjtë e çdo gruaje janë të ndryshëm dhe ndryshojnë natyrshëm, prandaj simptomat e sëmundjes janë të ndryshme për të gjithë.

Simptomat e para

Gunga

Zakonisht nuk mund të shihen me sy të lirë, por mund të ndihen me prekje dhe zakonisht janë simptoma e parë e kancerit. Një gungë e fortë me skaje të parregullta vetëm në njërin gji mund të jetë shenjë e kancerit. Gjatë vetëkontrollit të gjirit është e rëndësishme t’i kushtohet vëmendje gungave nën sqetull,

Skuqje

Indet rreth gjirit gjithashtu mund të ndikohen nga skuqja,

Ndryshim në pamjen e thithkave

Thithka dikur e dalë tani është bërë e prerë

Rrjedhje

Një ose të dy thithkat mund të rrjedhin në formën e një lëngu të përgjakshëm ose të pastër në të verdhë, i cili mund të duket si qelb,

Shfaqja e venave të dukshme në gjoks

Venat shfaqen gjatë shtatzënisë ose gjatë zhvillimit të shpejtë të sëmundjes,

Humbje peshe e pashpjegueshme

Një humbje e papritur prej më shumë se 4 kilogramësh në një muaj, pa aktivitet fizik të tepruar apo reduktim të marrjes së kalorive, sigurisht që nuk duhet të anashkalohet.

Nëse vëreni një ose më shumë nga simptomat e mësipërme, nuk do të thotë domosdoshmërisht se bëhet fjalë për kancer, por duhet patjetër të informoni mjekun për ndryshimet.

 

Gratë më të rrezikuara

Nëse një nga të afërmit e ngushtë (nga ana femërore) në familje kishte kancer gjiri

femrat që i kanë ardhur menstruacionet e para shumë herët, para moshës 12 vjeçare

Gratë mbi moshën mbi 50 vjeçe

Gratë që kanë hyrë në menopauzë para moshës 50 vjeçare

Gratë me mbipeshë

Gratë që nuk kanë lindur ose kanë lindur fëmijën e tyre të parë pas moshës 30 vjeçare

Gratë duhanpirëse

Nëse gjatë biopsisë së gjirit është gjetur një ndërprerje e strukturave normale të qelizave

 

Parandalimi

Shumë faktorë rreziku nuk mund të kontrollohen, që do të thotë se parandalimi parësor nuk është efektiv në këtë rast. Megjithatë, parandalimi sekondar, pra zbulimi i hershëm dhe trajtimi në kohë, mund të kryhet përmes vetëkontrollit të gjirit.

Vetë-ekzaminimi mund të shpëtojë një jetë! Duhet të kryhet nga të gjitha femrat mbi 20 vjeçe në baza mujore! Testet radiologjike që synojnë zbulimin e kancerit të gjirit janë mamografia 3D, mamografia dixhitale, ekografia dhe rezonanca magnetike.

Duhet mbajtur mend se sëmundja fillon në heshtje dhe tinëzare, pa shenja. Prandaj duhet theksuar rëndësia e testeve diagnostike që zbulojnë këtë sëmundje malinje.

Gratë nën moshën 40 vjeçe duhet të bëjnë vetëkontroll si dhe ekografinë e gjirit (me një interval nga 1 deri në 3 vjet) deri në moshën 40 vjeçare.

Gratë mbi 40 vjeçe duhet të bëjnë mamografinë 3D, ekografinë dhe rezonancën magnetike (MR) çdo vit.

Gratë me rrezik të shtuar për t’u prekur nga kanceri i gjirit duhet patjetër të bëjnë çdo vit të gjitha analizat e përmendura./natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts