Shenjat që tregojnë se keni mungesë të elektroliteve: Ja pse janë kaq të rëndësishme për shëndetin tonë

A keni menduar ndonjëherë pse jeni kaq të etur pas një stërvitje ose një pasdite të kaluar në diell?

Sa herë që djersiteni, trupi juaj humbë një pjesë të lëngjeve që e mbajnë atë të hidratuar. Humbja e lëngjeve ju vë në rrezik dehidratimin e organizmit, pra pirja e mjaftueshme e ujit është e rëndësishme për shmangjen e dehidrimit gjithashtu edhe të merrni mjaftueshëm elektrolite.

 

Pse janë të rëndësishme elektrolitet?

Mineralet si kalciumi, magnezi, kaliumi, fosfati dhe natriumi janë elektrolite teje të rëndësishme. Ato janë jetike për të mbajtur një trup dhe mendje të shëndetshme, sepse ato “balancojnë nivelet e lëngjeve, ruajnë pH-në e gjakut, ndihmojnë në ruajtjen e funksionit të muskujve, nervave, zemrës dhe qelizave të trurit, ndihmojnë në transportimin e lëndëve ushqyese në qelizat dhe largimin e toksinave nga qelizat tona”.

 

Shenjat që tregojnë se trupi juaj ka nevojë për më shumë elektrolite:

 Muskujt tuaj janë të dobët dhe me ngërçe

Elektrolitet ndihmojnë në funksionimin e duhur të muskujve, kështu që nëse jeni duke përjetuar dobësi muskulore ose ngërçe muskulore është alarm se trupi juaj ka nevojë për një rimbushje të këtyre lëndëve ushqyese.

  Ndihesh keq

Nëse vëreni se jeni më të ndjeshëm ose jeni të acaruar se zakonisht, shkaku mund të jetë mungesa e elektroliteve.

Mosbalancimi i elektroliteve ndonjëherë mund të ndikojë në funksionin e trurit. duke rezultuar në luhatje të humorit, nervozizëm apo edhe konfuzion mendor.

  Rrahjet e zemrës suaj janë jostabile

Elektrolitet si kaliumi dhe kalciumi luajnë një rol të madh në mbajtjen e një ritmi të rregullt të zemrës dhe një çekuilibër mund të çojë në “ritme të parregullta të zemrës, rrahje të ngadalësuara të zemrës ose një ritëm të shpejtë të zemrës”./natalmedia/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kompjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forne tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts