Fëmijët shqiptarë që jetojnë me familjet e tyre në vendet e jashtme dhe kanë zhvilluar më shumë gjuhën e huaj, ndërsa në gjuhën amtare kanë ngecje, një mendim nga Logopedi ?

Pyetje:

Përshëndetje!

Ne jetojmë në Gjermani dhe vajza jonë është 6 vjeç e gjysëm, është në klasën e parë dhe vijon mësimin si gjithë të tjerët, ka qenë edhe në kopsht dhe ka kaluar një periudhë të mirë atje, mirëpo ka një problem, se në gjuhën shqipe flet fare pak, ndoshta vetëm pak disa fjalë që i ka mësuar në vegjëli dhe pjesën tjetër me fjali dhe në komunikimin e përditshëm vetëm në gjuhën gjermane, nuk ka qenë ndonjëherë te Logopedi, vetëm e kemi pas për kontrolla të rregullat tek pediatri këtu në Gjermani dhe na ka thënë se më primare është të flet në gjuhën amtare, më intereson një mendim i juaji ?

 

Përgjigje:

Përshëndetje!

Ambienti dygjuhësorë është njëri nga faktorët që e bëjnë fëmijën të ketë Vonesë në gjuhën amtare, faktorë tjetër mund të jenë mungesa e kohës që nëna ka kaluar me fëminë në vegjëli për shkak të obligimeve të punës apo jetës, faktorë tjetër është edhe qasja e pakontrolluar në teknologji dhe që në moshë shumë të vogël para 2 vjeç, është e saktë se fëmija duhet primarisht të zhvillohet në gjuhën amtare dhe kjo vlen për të gjithë fëmijët kudo që jetojnë, qofshin edhe brenda vendit, në anën tjetër teknologjia si shembull mund të jetë e dobishme nëse aplikohet si duhet me udhëzimet e profesionistëve (Logoped, Psikolog), gjithashtu edhe dygjuhësia mund të ketë efekte shumë pozitive në të ardhmen tek fëmija nëse zhvillohet paralelisht me gjuhën amtare, por për tu arritur të gjitha këto parakusht është ti marr hapat adekuat në gjuhën amtare, e për këtë rekomandohet një konsultë me Logopedin.

Arjon Podrimaj./natalmedia.com/

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts