Askush nuk i përgatit gratë për ndryshimet që pëson trupi i tyre pas lindjes

Me lindjen e fëmijës fillon një periudhë e jetës së një gruaje që nuk i kushtohet vëmendje e mjaftueshme; i gjithë kujdesi emocional dhe social drejtohet ndaj fëmijës, ndërsa nëna shpesh mbetet e lënë pas dore dhe papërkujdesje.

Ndryshimet në gji dhe organe gjenitale në ditët e para pas lindjes, për shumicën e nënave kjo periudh është tejet e vështirë dhe i gjenë ato të papërgaditura, sepse nuk janë të njoftuara dhe të mbështetura  për të gjitha ndryshimet, gjithashtu ato nuk janë të udhëzuara as për teknikën e vetë dhënies së gjirit. Ndryshime të dhunshme të trupit, të tilla si ënjtje e gjinjve me një model vaskular të shtuar dhe ndryshime në konsistencën e gjinjve brenda një kohe të shkurtër. Mastiti, pra inflamacioni i gjirit, shfaqet shpesh në javët e para pas lindjes, por edhe në muajt e mëvonshëm.

Forcat metabolike dhe imunologjike të organizmit nuk janë në ekuilibër në ditët e para të lindjes dhe kështu organizmi është i ekspozuar ndaj faktorëve të shumtë të pafavorshëm. Pjesët e buta të kanalit të lindjes, si dhe vetë mitra, janë jashtëzakonisht të përshtatshme për zhvillimin e infeksionit përmes enëve të hapura të gjakut dhe rrugëve limfatike, me përhapje të mundshme në pjesë të tjera të trupit. Ndryshimet në pjesët e buta të kanalit të lindjes, të tilla si trashja e murit vaginal (për shkak të mavijosjes së indeve të buta dhe formimit të edemës) dhe prerja në perineum, shpesh shkaktojnë një ndjenjë shqetësimi. Për shumë gra, frika nga marrëdhëniet seksuale rritet dhe ato ndihen jo tërheqëse, në raste të tilla mbështetja e partnerit është mëse e domosdoshme.

Ndryshimet hormonale dhe emocionale

Çështja e ndryshimeve emocionale që shënojnë periudhën e palindjes rrallë diskutohet publikisht. Një ndryshim i papritur në gjendjen fizike, në një kohë jashtëzakonisht të shkurtër rezulton në një ndryshim dinamik në statusin hormonal dhe në këtë mënyrë një ndryshim në mekanizmat molekularë në tru, gjë që mund të shkaktojë psikozë në fillim dhe më vonë. Çrregullimet endokrine dhe agjentët infektivë dhe toksikë mund të shkaktojnë shfaqjen e problemeve psikotike pas lindjes. Kjo mbetet një periudhë e vështirë e një gruaje, e cila kërkon monitorim të kujdesshëm, si nga mjedisi, ashtu edhe nga personeli mjekësor. Periudha e lehonisë nuk ka pse të jetë e pakëndshme dhe të pranosh se është në rregull të jesh keq, kërkoni ndihmë nga familjarët dhe personelit në mënryrë që ta kaloni sa më lehtë periudhen e paslindjes./natalmedia.com/

 

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts