Shkruan: Jeta Kastrati – Fizioterapeute
Sindroma e tunelit karpal është një problem mjaftë i shpeshtë i kyçit të dorës. Shkaktohet kur ënjtja, dëmtimi apo irritimi brenda tunelit karpal bën presion mbi nervin median që kalon nëpër tunelin karpal. Nervi median është përgjegjës për lëvizjen e parakrahut dhe u jep ndjesi shumicës së gishtërinjve dhe duarve.
Simptomat e sindromës së tunelit karpal përfshijnë:
– dhimbje të kyçit që përshkruhet zakonisht nga pacientët si një goditje e mprehtë, djegëse ose një dhimbje e vazhdueshme që vjen nga brendësia e kyçit
– ndjesi shpimi gjilpërash
– mpirje
– dobësi si vështirësi me përdorimin e duarve gjatë aktiviteteve të përditshme jetësore sidomos për të mbajtur ose kontrolluar objekte, si mbajtja e telefonit, kapja e timonit, mbajtja e një stilolapsi etj.
Shkaktari është presioni i vazhdueshëm mbi nervin median në tunelin karpal. Lëndimet e përsëritura të tendosjes, artriti, ndrydhjet, frakturat e kyçit të dorës, cistet ganglionare, menopauza ose çrregullimet e tiroides, shtatëzania, limfedema etj, mund të rrisin shanset për të zhvilluar sindromën e tunelit karpal. Sindroma e tunelit karpal trajtohet në mënyrë konservative pra me fizioterapi, bartjen e splintit, medikamemte, si dhe në menyrë kirurgjikale.
Bartja e splintit, veçanërisht gjatë natës ndikon në zvogëlimim e simptomeve te tuneli karpal.
Me anë të splintit ruhet pozita neutrale e kyçit, duke zvogëluar kështu presionin mbi nervin median.
Fizioterapia është faktor i rëndësishëm për trajtim, që rekomandohet për sindromën e tunelit karpal. Ushtrime specifike të zgjatjes të forcimit, elekzroterapia, termoterapia etj, ndihmojnë në uljen e presionit në nervin median në kyçin e dorës.
Trajtimet më të zakonshme të sindromës së tunelit karpal përfshijnë ndryshimin e rutinës tuaj të përditshme, mbështetjen dhe forcimin e kyçit të dorës që ndikon në lehtësimin e simptomeve. Disa ushtrime që mund t’i realizoni në shtëpi për tunelin karpal:
– Shtrijeni krahun tuaj në këtë mënyrë dhe me dorën tjetër bëni presion në pëllembën e dorës ku keni dhimbje, duke bërë zgjatje me gishtat lartë dhe mbajeni për 15 seknda. Bëni 5 përsëritje.
– Bëni sërish shtrirjen e krahut dhe vendosneni shuplakën e dorës me gishtat poshtë. Me dorën tjetër bëni presion në drejtimin poshtë dhe mbani zgjatjen për 15 sekonda. Bëni 5 përsëritje.
/natalmedia.com/
Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”