Termi meteoropati (greqisht: meteoron – dukuri qiellore dhe pathos – sëmundje) përkufizohet si një grup simptomash dhe reagimesh që manifestohen kur ka një ndryshim në një ose më shumë faktorë meteorologjikë (temperatura dhe lagështia e ajrit, era, presioni atmosferik, shiu dhe bubullima dhe efekti i jonizimit). Ankesat meteoropatike janë më të theksuara me ndryshime të menjëhershme të temperaturës, presionit atmosferik ose rritje të papritur të lagështisë së ajërit. Faktorë shtesë janë përqendrimi i shtuar i polenit në ajër dhe shfaqja e erërave. Zakonisht, një deri në dy ditë para ndryshimit të motit, simptomat shfaqen te njerëzit e ndjeshëm.
Dy lloje të meteoropatisë:
Dy llojet kryesore të meteoropatisë janë meteoropatia primare dhe sekondare.
Meteoropatia sekondare shfaqet te njerëzit e shëndetshëm në formën e ndryshimeve të humorit, lodhjes fizike ose dhimbjes trupore gjatë ndryshimeve të motit.
Meteoropatia sekondare është kur disa sëmundje tashmë ekzistuese përkeqësohen për shkak të ndryshimeve të motit, zakonisht presioni i lartë i gjakut, sëmundjet e zemrës dhe mushkërive, sëmundjet inflamatore dhe degjenerative të sistemit musculoskeletal.
Simptomat fizike të meteoropatisë janë:
dhimbje koke
migrenë
nauze
marramendje
të fikët
dhimbje reumatizmale
dhimbje në zonën e lëndimeve të vjetra
dhe dhimbje muskulore.
Simptomat mendore janë:
Lodhja
ndryshimet e papritura të humorit
aftësia e reduktuar për t’u përqendruar menduar dhe koordinuar
letargji
nervozizëm
apati dhe çrregullime të gjumit.
Disa nga simptomat më të zakonshme:
Dhimbje koke dhe migrenë
“Një nga shkaqet e dhimbjes së kokës është ngushtimi i enëve të gjakut në tru. Gjegjësisht, moti i ftohtë mund të shkaktojë ngushtim të papritur të enëve të gjakut dhe në këtë mënyrë të zvogëlojë rrjedhën e gjakut të trurit”.
Një ndryshim i motit mund të shkaktojë gjithashtu migrenë:
“Ftohja ekstreme, nxehtësia ose stuhitë mund të shkaktojnë çekuilibrime kimike në trup, të cilat mund të shkaktojnë migrenë. Mjekët këshillojnë të mbani gjithmonë ilaçe kundër dhimbjeve nëse jeni të prirur për dhimbje koke të papritura.
Njerëzit që janë meteoropatë prodhojnë më pak serotonin, i ashtuquajturi hormon i lumturisë. Këshilla është të kaloni sa më shumë kohë në natyrë, si dhe ushtrime të moderuara por të rregullta.
Probleme me frymëmarrjen
Temperaturat jashtëzakonisht të ulëta mund të shkaktojnë spazma të organeve të frymëmarrjes, duke rezultuar në gulçim. Zgjidhja është të vendosni një maskë në fytyrë ose thjesht të vendosni një shall mbi gojë dhe hundë kur është shumë ftohtë.
Ekspozim më i madh ndaj viruseve – në dimer
Ne e kalojmë pjesën më të madhe të kohës në ambiente të mbyllura afër njerëzve të tjerë, kështu që rritet mundësia për t’u prekur nga ftohja. Mbrojtja më e mirë është të lani duart sa më shpesh.
Dhimbje të kyçeve
Megjithëse nuk ka prova shkencore që moti i ftohtë dhe i lagësht shkakton dhimbje kyçesh, është e mundur që i ftohti të shkaktojë drejtpërdrejt tkurrje të muskujve, indit lidhës dhe ligamenteve të kyçeve përreth, duke prekur nervat. Ilaçi më i mirë është lëvizja, pasi ushtrimet relaksojnë nyjet e ngurtësuara dhe parandalojnë shtimin e peshës, duke krijuar kështu më pak presion në nyje”.
Si të lehtësoni simptomat?
Një dietë e shëndetshme e pasur me fruta dhe perime, ujë të mjaftueshëm dhe gjumë kualitativ. Aktivitet fizik për gjysmë ore në ditë dhe qëndrimi në natyrë. Pacientët kronikë duhet të marrin medikamentet e tyre rregullisht dhe të ndjekin udhëzimet e mjekut të tyre./natalmedia.com/
Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”