Rreth rëndësisë së lojës në zhvillimin e fëmijës, dhe disa këshilla nga Logopedi

Shkruan: Arjon Podrimaj – Logoped

Loja ka rëndësi esenciale në zhvillimin e shëndetshëm të fëmijës, si në aspektin Logopedik ashtu dhe në atë Psikologjik.

Që nga fëmijëria e hershme dhe në vijim. Kjo pasiqë loja ju mundëson fëmijëve të eksperimentojnë, të gjejnë zgjidhje për probleme të ndryshme, të mendojnë strategji, të kërkojnë forma të reja komunikimi, si dhe të ndërtojnë vetëbesimin.

6 – 8 Muajsh:

Loja eksploruese – Gjatë kësaj moshe fëmijët fillojnë të tregojnë interes për objektet që i rrethojnë, siç janë lodrat, fletët e një libri, zbukurimet, duke i shikuar, prekur dhe provuar.

9 – 12 muajsh:

Loja Funksionale – Në këtë moshë fëmijët fillojnë të kuptojnë funksionet e objekteve të ndryshme të përditshmërisë dhe të imitojnë përdorimin e tyre. Si Shembull merrë thikën dhe bënë sikur e prenë bukën, merr lugën dhe bënë sikur hanë supë, etj. Kjo që bëjnë, është shumë e rëndësishme, në aspektin Logopedik.

Këshillë: Një qasje e lehtë, spontane, pa mimika (shprehje të fytyrës) pakënaqësie ndaj tyre. Me durim, i jepni kohë të shprehet./natalmedia.com/

 

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts