Një gjëndër tiroide joaktive nuk prodhon hormone të mjaftueshme, të cilat mund t’ju bëjnë të ndiheni të lodhur
Marrja e ilaçeve mund t’ju ndihmojë të ndiheni më mirë, por edhe marrja e ushqimeve të duhura dhe shmangia e ushqimeve jo të duhura për këtë diagnozë mund të kontribuojë në funksionin optimal të tiroides.
Ushqimet që rekomandohen:
Salmoni
Rezultatet e studimeve tregojnë se shumë njerëz me sëmundjen e Hashimotos (lloji më i zakonshëm i hipotiroidizmit) kanë nivele më të ulëta të vitaminës D.
Sasi të ulëta të vitaminës D shoqërohen me nivele më të larta të antitrupave tiroide. Antitrupat aktivizojnë sistemin imunitar për të sulmuar indet tiroide, gjë që krijon inflamacion dhe kështu e bën të vështirë për gjëndrën tiroide të kryejë funksionet që duhet.
Marrja e sasive të rekomanduara të vitaminës D në ditë mund të zvogëlojë inflamacionin, kështu që gjëndra tiroide mund të funksionojë në mënyrë të duhur.
Salmoni është një burim i madh i vitaminës D. Nëse nuk jeni adhurues i peshkut, vitamina D gjendet edhe në lëngun e portokallit, qumështin dhe vezët.
Arrat e Braziliane
Vetëm dy arra Braziliane në ditë janë të mjaftueshme për të marrë dozën e rekomanduar të seleniumit. Seleniumi luan një rol kyç në forcimin e sistemit mbrojtës, ngadalësimin e plakjes, si dhe në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe shfaqjen e sëmundjeve malinje, kryesisht kancerin e prostatës dhe të zorrës së trashë.
Është gjithashtu e nevojshme për funksionimin normal të gjëndrës tiroide.
Trupi ka nevojë për 55 mg selenium në ditë, dhe ai gjendet kryesisht në peshk dhe fruta deti, në ushqime të pasura me proteina dhe spinaq, kërpudha dhe hudhër. Megjithatë, arrat e Braziliane janë burimi më i mirë i këtij minerali.
Fasule të bardha
Një filxhan me fasule të bardha të gatuara përmban 8 mg hekur, një mineral i rëndësishëm, sidomos për gratë në menopauz. «Marrja e mjaftueshëm e magnezit është e rëndësishme, sepse një mangësi mund të dëmtojë veprimin e enzimave që prodhojnë hormonet tiroide».
Gratë e moshës 19 deri në 50 vjeç kanë nevojë për 18 mg hekur në ditë, ndërsa burrat dhe gratë mbi moshën 50 vjeç kanë nevojë për 8 mg.
Por, hekuri mund të zvogëlojë efektin e ilaçeve të tiroidit, kështu që duhet konsumuar katër orë para dhe katër orë pas marrjes së ilaçit.
Ushqimet që duhet të merren në sasi të vogla:
Ngrënia e ushqimeve me përmbajtje të sojës, ose marrja e tepërt e sojës në përgjithësi, mund të ketë një efekt negativ në gjëndrën tiroide. Jodi mineral është thelbësor për prodhimin e hormoneve tiroide, por soja përmban komponime isoflavone që bllokojnë jodin.
Ushqimet që përmbajnë izolime të përpunuara të proteinave të sojës (si pluhuri i proteinave të sojës dhe biftekët, zakonisht përmbajnë sasi më të larta isoflavonesh.
Lakra, brokoli, dhe lulelakra janë normalisht shumë të shëndetshme, por ato përmbajnë enzima goitrogenike që mund të ndikojnë në prodhimin e hormoneve tiroide.
Gluten
Disa ekspertë thonë se ushqimet që përmbajnë gluten si gruri, dhe elbi mund të shkaktojnë inflamacion. Kjo mund të shkaktojë një sulm me antitrupa në indet e tiroidit.
Nëse vëreni se mos konsumimi i glutenit ju bën të ndiheni më mirë, merrni në konsideratë dhe konsultohuni me mjekun tuaj për ta eliminuar atë plotësishtë nga dieta juaj.
Kini kujdes sidomos me suplementet dietike, “Shtesat dietike, të cilat shpesh merren si një mjet për të arritur zgjidhje të shpejta, nuk janë krejtësisht të padëmshme në hypothyroidisëm, pasi ato ndërhyjnë në metabolizmin e gjëndrës tiroide.
Edhe pse ka suplemente dietike me një përmbajtje të koncentruar të ekstraktit të algave fucus (brac atlantik), përmbajtja e jodit në preparate të tilla mund të ndikojnë në vetë barnat, kështu që duhet të keni kujdes dhe të konsultoheni me mjekun tuaj.
Sigurohuni që të merrni suplemente ushqimore të pasura me vaj peshku cilësor që përftohen nga vaji i peshkut të pastruar.
Rregullimi i dietës shkon bashkë me aktivitetin e rregullt fizik. ‘Sulmet’ e ngrënies së tepërt janë shenjë e një çekuilibri të hormoneve, por edhe të glycemisë (glukozës/sheqerit në gjak).”
Aktiviteti i rregullt fizik (ecja e ngadaltë, ecja e vazhdueshme e shpejtë për një orë, çiklizmi për një orë) është një aleat i madh që do të rrisë nivelin e serotoninës dhe endorfinave në trup, do të stimulojë proceset e humbjes së peshës dhe djegies së yndyrës dhe do të zvogëlojë rezistencën periferike të insulinës në indet adipoze./natalmedia.com/
Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”