Koha e menstruacioneve pas lindjes së fëmijës është shumë individuale, dhe kjo varet veçanërisht nga fakti nëse nëna është gjidhënëse apo jo. Vetëm 15 për qind e nënave gjidhënëse mund të kenë menstruacione gjashtë javë pas lindjes, një e treta pas tre muajsh dhe disa nuk kanë cikël menstrual për gjashtë muaj ose më shumë pas lindjes. Shkak i kësaj është hormoni prolactin, i cili sekretohet gjatë gjidhënies dhe ndikon në funksionimin e vezoreve, parandalon ovulimin dhe shfaqjen e menstruacioneve. Nëse një grua nuk është gjidhënëse menstruacionet zakonisht ndodhin gjashtë…
Author:
Ditë pjellore – si të llogarisni kohëzgjatjen e ovulacionit?
Kur përpiqeni të mbeteni shtatzënë, është shumë e rëndësishme të dini se kur fillon ovulacioni dhe kur fillojnë ditët tuaja pjellore. Disa mund të duan të gjurmojnë ditët e tyre pjellore për të shmangur shtatzëninë. Gratë janë më pjellore brenda një ose dy ditësh pas ovulacionit, kur vezoret lëshojnë një vezë. Por është e mundur të mbeteni shtatzënë në ditët para ovulacionit. Në këtë artikull përshkruajmë se si të llogarisim ditët pjellore për të ndihmuar ose shmangur ngjizjen. Cikli menstrual Cikli menstrual i referohet intervalit kohor midis dy menstruacioneve, pra…
Çfarë ndikon në pjellorinë mashkullore dhe si të përmirësojmë shëndetin e spermatozoideve?
Sipas kritereve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nëse ngjizja nuk ndodh pavarësisht se marrëdhëniet seksuale të pambrojtura zgjasin të paktën një vit, nga pikëpamja profesionale, kjo është një shenjë për fillimin e hulumtimit kliniko-laboratorik të shkaqeve të mundshme. Megjithatë, infertiliteti në kuptimin absolut mund të flitet vetëm në rastin e mungesës së plotë të spermës – azoospermia, ndërsa në të gjitha rastet e tjera në ditët e sotme flasim për fertilitet të reduktuar. Ajo mund të shkaktohet nga shkaqe të ndryshme si prodhimi i ulët i spermës, funksioni jonormal i…
Endometrioza: Simptomat, trajtimi dhe shtatzënia
Ju mund të mendoni se fryrja është një pjesë normale e ciklit të çdo gruaje, por kjo nuk është fryrje normale dhe endometrioza nuk është një cikël normal. Gratë në përgjithësi mund të ndihen të fryra një ose dy ditë para ciklit të tyre por fryrja që ndodh me endometriozën është më drastike dhe zgjat më shumë. Çfarë është endometrioza? Endometrioza është një sëmundje inflamatore kronike e organeve riprodhuese femërore në të cilat membrana mukoze që mbulon sipërfaqen e brendshme të mitrës mund të gjendet në vende të pazakonta si…
Fëmija nuk po e zhvillon gjuhën siç duhet – Çfarë mund të bëjë
Pyetje: Përshëndetje! Djali i ka 2 vjet e 5 muaj, por ende nuk ka filluar të flasë siç duhet. Herë pas here thotë “mama” ose “baba,” por shumë rrallë. Ndonjëherë nuk kthen kokën kur e thërras, por nëse i them “(Emri i fëmijës), shiko çfarë kam,” ai kthen kokën menjëherë. Gjithashtu, kur është në kopsht dhe e thërras, ai vrapon drejt meje menjëherë. Ai i kupton komandat si “ulu,” ” çu,” “hajde,” “ama dorën,” dhe luan mirë me lodra, por nuk po flet. Më duket ndonjëherë sikur është i hutuar…
Lutje e sinqertë: «Mos i pyetni çiftet se kur do të kenë fëmijë!»
“Tani për tani, ne thjesht po shijojmë martesën tonë të re” “Së pari duhet të udhëtojmë” “Tani për tani, unë jam vetëm duke u fokusuar në karrierën time”. Këto janë vetëm disa nga arsyet pse unë (me një buzëqeshje të detyruar) maskova atë që po ndodhte në të vërtetë,” pranon nëna e Melburnit, Adele Barbaro. Adele po përballej me pyetje nëse do të “kishte një familje” në të njëjtën kohë që ajo dhe burri i saj po luftonin me sfidat e infertilitetit. Ata që bënin pyetje arsyetonin se ishin të…
Sjelljet e prindërve që shkaktojnë probleme në jetën e fëmijëve të tyre
Mbajtja e marrëdhënieve të shëndetshme me fëmijët e rritur mund të jetë sfiduese, veçanërisht kur prindërit përpiqen ti shërojnë traumat e fëmijërisë së tyre ose të menaxhojnë nevojat e tyre emocionale ndërsa mbështesin fëmijët e tyre. Nuk ka një mënyrë universale “korrekte” për t’u marrë me këto marrëdhënie, por disa sjellje prindërore mund të ndikojnë negativisht në shëndetin emocional e të gjithëve. Sipas psikologut Jeffrey Bernstein, disa prindër mendojnë se po ndihmojnë fëmijët e tyre të rritur, por në fakt po i pengojnë në mënyrë të pavetëdijshme. Mbështetja e tyre…
Disa këshilla që mund t’u jepni fëmijëve tuaj për një qëndrim sa më të mirë
Shkruan: Jeta Kastrati – Fizioterapeute Këshillimi i fëmijëve për të mbajtur një posturë të drejtë është shumë i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e tyre fizik dhe psikologjik. Ja disa këshilla se si mund t’i udhëzoni ata për një posturë të shëndetshme: Të ulen drejtë – Fëmijët duhet të mësojnë të ulen me shpinën e drejtë dhe kurrizin të mbështetur, duke shmangur uljen me kurriz të përkulur përpara. Një tavolinë dhe një karrige që janë në lartësinë e duhur janë të rëndësishme për të mbajtur një pozicion të drejtë. Të…
Kopshti i fëmijëve, gjyshja apo dadoja, cila është më e mira për fëmijën?
“Prindërit shpesh pyesin veten nëse duhet ta dërgojnë fëmijën e tyre në kopësht, të punësojnë një dado apo t’i lënë me gjyshërit”? Përgjigja është shumë e thjeshtë: sistemi i fëmijës në periudhën e hershme formuese duhet të jetë në kontakt dhe në qendër të vëmendjes së një të rrituri që merret aktivisht me të. Kopshti e vë atë në një pozitë ku ai duhet ta ndajë këtë vëmendje me shumë fëmijë të tjerë. Nëse mund të përballojmë që fëmija të jetë me një kujdestar të përshtatshëm për të rritur,…
A duhet që fëmijët më të mëdhenj të kujdesen për vëllezërit e motrat e tyre të vegjël?
Edhe pse është fakt se kur një fëmijë më i madh kujdeset për vëllezërit e motrat e tij të vegjël prindërve ua mundëson kohë të lirë, mirëpo kjo nuk është gjithmonë veprim i mençur dhe se mund të sjellë disa pasoja negative për fëmijët të cilët kujdesen për motrat dhe vëllezërit e tyre. Ju u jepni atyre shumë përgjegjësi Sigurisht, marrja e disa përgjegjësive nuk do t’i dëmtojë fëmijët tuaj më të mëdhenj. Por kujdesi i vazhdueshëm dhe për orë të tëra mund të jetë stresuese për adoleshentët. Por shumë…
Pse nuk duhet t’i rrahim kurrë fëmijët?
Rrahja e fëmijëve shpesh përdoret si një mënyrë për të ndëshkuar sjelljet e tyre, por studimet dhe ekspertët e shëndetit mendor tregojnë se kjo praktikë është e dëmshme për zhvillimin emocional, psikologjik dhe social të fëmijës: Ndikon negativisht në marrëdhënien prind-fëmijë: Rrahja mund të shkaktojë frikë dhe distancë emocionale midis prindit dhe fëmijës. Në vend të lidhjes dhe besimit, fëmija mëson t’i shmanget prindit ose të fshehë gabimet. Nxit dhunën si zgjidhje: Kur fëmijët ndëshkohen fizikisht, ata shpesh mësojnë se dhuna është një mënyrë për të zgjidhur konfliktet. Kjo mund…
Trajtimi i fizioterapeutik i kifozës te fëmijët
Shkruan: Jeta Kastrati – Fizioteraeute Kifoza te fëmijët është një formë e deformimit të shtyllës kurrizore, ku pjesa e sipërme e shpinës (ndërmjet kraharorit dhe qafës) ka një kthesë të tepruar, duke krijuar një shpinë të rrumbullakosur ose të mbivendosur. Kjo mund të shkaktohet nga faktorë të ndryshëm si zhvillimi jo i duhur i shtyllës kurrizore, sëmundje të caktuara, apo ndonjë traumë. Në disa raste, kifoza mund të jetë edhe kongjenitale (që ndodh që në lindje). Trajtimi përfshinë terapi fizikale, mbështetje ortopedike, dhe në raste më të rënda, mund të…
Shputat e rrafshta dhe roli i fizioterapise ne trajtim
Shkruan: Jeta Kastrati – Fizioterapeute Shputat e rrafshta ose pes planus janë një gjendje e zakonshme në zhvillimin e fëmijëve, ku harku i këmbës nuk është i formuar siç duhet, duke çuar në një këmbë që ka një sipërfaqe më të madhe të kontaktit me tokën. Kjo mund të shkaktojë dhimbje ose lodhje, si dhe mund të ndikojë në pozicionimin e trupit, duke pasur efekte të mundshme në shpinë, gjunjë dhe kyçe. Megjithatë, shumë fëmijë mund të kenë shputa të rrafshta pa ndjenja shqetësimi apo probleme funksionale. Në trajtimin e…
Luksacioni kongjenital i kërdhokulave tek foshnjat dhe trajtimi
Shkruan: Jeta Kastrati – Fizioterapeute Artikulacioni i kërdhokulës formohet nga kocka e kofshës (femuri), e cila ka një kokë në formë topi. Kjo përshtatet në legen, një fole në formë filxhani të quajtur acetabulum. Luksacioni kongjenital i kërdhokulave është një çrregullim i lindur i artikulacionit coxo-femoral, mjaftë i shpeshtë te foshnjat e porsalindura. Në raste të tilla artikulacioni coxo-femoral nuk është i formuar mirë për shkak të osteogjenezës së pamjaftueshme. Acetabulumi mbetet shumë i sheshtë dhe nuk mund ta mbajë mjaftueshëm kokën e femurit, që ka formën e topit. Në…
Fascili plantar
Shkruan: Jeta Kastrati – Fizioterapeute Fasciti plantar është një nga shkaktarët më të shpeshtë të dhimbjeve në këmbë, dhe përfshin inflamacionin e fascies plantare, një ind lidhor që del nga sipërfaqja e poshtme e kockës së thembrës dhe zgjatet përgjatë shputës së këmbës në drejtim të gishtave të këmbës . Kjo gjendje shpesh ndodh si rezultat i mbingarkesës së fascies e cila mund të shkaktohet nga aktivitete të tepruara fizike, qëndrim i gjatë në këmbë, përdorimi i këpucëve të pasakta që nuk ofrojnë mbështetje të mjaftueshme për këmbën, lëndimeve të…