Pas çdo lindjeje, ka një periudhë rikuperimi gjashtëjavore, trupi duhet të kthehet në gjendjen e para shtatzënisë. Gjatë kësaj kohe, organet gjenitale kthehen në gjendjen e mëparshme, ka një rrjedhje nga mitra e cila pastron mitrën dhe lëngjet e tepërta nga trupi të grumbulluara gjatë shtatzënisë largohen. Gjatë kësaj periudhe, rekomandojmë patjetër shmangien e sforcimeve të rënda fizike, dhe shmangien e situatave që mund të shkaktojnë inflamacion të mitrës. Pas kësaj, kontrolli gjinekologjik është i detyrueshëm për të përcaktuar gjendjen e mitrës dhe vezoreve dhe nëse gjithçka është në…
Category: TË ETIKETUARA
Rastet te personat e rritur që kanë një ndryshim drastik në të folur
Pyetje: Përshëndetje! Vëllau im është 28 vjeç, deri rreth para një viti ka folur si gjithë të tjerët, mirëpo tash që një kohë ka shumë problem në të shprehur, nuk e kemi të qartë problemin, ka qenë për kontrollë te mjeku i përgjithshëm dhe na kanë thënë se ka nevojë për Logoped, më intereson mendimi juaj? Përgjigje: Përshëndetje! Ky është një problem që medoemos kërkon shyrtim të mëtutjeshëm nga ana e Logopedit. Ngecjet në të shprehur, dhe veçanërisht kur më parë individi ka folur pa problem, nuk është mirë që…
Si ndikojnë ndjenjat e një gruaje shtatzënë te fëmija?
Fëmija i një nëne që ndihet e mbështetur, e sigurt dhe e relaksuar gjatë shtatzënisë foshnja i ka të gjitha parakushtet që të jetë e qetë në muajt e parë pas lindjes dhe më tejë, anëtarët më të afërt të familjes, veçanërisht partneri, mund të kontribuojnë më shumë për gjendjen sa më të mirë të një gruaje shtatzënë. Ndodh shpesh që gratë shtatzëna që kanë qenë të pasigurta, në frikë, dhe në një çekuilibër të thellë emocional, shqetësim ose depresion, me ardhjen e fëmijës ato përballen me faktin se fëmija…
Pse duhet të konsumojmë sa më shumë ujë gjatë ditës dhe cilat janë përfitimet shëndetësore?
Uji është jeta, dhe pa konsumim të vazhdueshëm të ujit secili trup e ndjen mungesën, dehidrohet dhe vdes. Andaj konsumimi i ujit në asnjë rast nuk sjellë diçka negative në organizëm, pos përfitime shëndetësore. Më poshtë do ju sjellim disa nga benefitet e konsumimit në masë të konsiderueshme të ujit: Rrit energjinë dhe heq lodhjen: Truri juaj është 90% ujë dhe kjo ju bën të bindeni për rolin që e luan në përqëndrimin dhe vigjilencën tuaj. Gjithashtu, si një bonus shtesë, uji rritë energjinë dhe heq ndjenjen e lodhjes. Ndihmon…
A ndikon stresi i babait te fetusi në barkun e nënës ?
Një studim i ri ka treguar se si stresi psikologjik i babait gjatë shtatzënisë mund të ndikojë në zhvillimin emocional dhe sjelljen e fëmijës. Deri më tani, hulumtimet janë fokusuar në lidhjen e gjendjes së nënës gjatë dhe pas shtatzënisë me shëndetin e përgjithshëm dhe zhvillimin emocional të fëmijës, dhe kjo lidhje tashmë është konfirmuar shumë herë. “Rezultatet e këtij studimi të ri tregojnë se edhe shëndeti mendor i babait është factor rreziku për zhvillimin e fëmijës, ndërkohë që tradicionalisht mendohej se bartësja kryesore e këtij rreziku ishte nëna”, tha…
Hemangiomë e shëruar plotësisht
Qendra e specializuar për shërimin e hamangiomave – Poliklinika Natal Në poliklinikën NATAL vazhdon trajtim i sukseshëm i Hemangiomave te fëmijët nga Dr Ismail Lutolli, subspecialist i hematologjisë dhe onkologjisë pediatrike. Rezultatet vazhdojnë të jenë shumë inkurajuese,për çdo ditë ka pacient të shëruar plotësisht. Në foto është vajza e ardhur nga Veriu i Maqedonisë e cila u shërua plotësisht. Poliklinika NATAL, vend ku fëmijët do të gjejnë tërë atë që duhet për shërimin e plotë të hemangiomës . #poliklinikanatal +383 48 370 370 /natalmedia.com/ Materialet dhe informacionet në këtë portal…
Çfarë duhet të dini për infertilitetin në të 20-at, 30-at dhe 40-at
Nëse po përpiqeni të mbeteni shtatzënë, por keni vështirësi – dijeni se nuk jeni vetëm, pavarësisht nga mosha juaj. Nuk është sekret që rreziqet e shtatzënisë rriten me kalimin e moshës, ka ende një lajm të mirë për të gjitha gratë që përpiqen të mbeten shtatzënë. Gratë e të gjitha moshave e dinë se si është të dëgjosh orën e tyre biologjike duke trokitur. Është stresuese të dish se fertiliteti ka një datë skadimi, por me të gjitha problemet shëndetësore – dija është fuqi. Lexoni të gjitha të mirat dhe…
Rastet tek personat që në punën apo profesionin e tyre ju duhet ta përdorin shumë zërin, për disa vite me radhë, një mendim nga Logopedi?
Pyetje: Përshëndetje! Unë jam mësimdhënëse që prej 20 vitesh, burri im poashtu është ligjërues në një fakultet për po aq kohë dhe kemi shumë problem me zërin tonë, ndonjëherë na merret goja kur jemi para nxënësve dhe studentëve, sikur që kur jemi para mysafirëve apo të afërmve, kjo situatë na pengon shumë në përditshmëri, më intereson një mendim nga ana juaj ? Përgjigje: Përshëndetje! Problemet e zërit sigurisht që janë pjesë e profesionit të Logopedisë. Dhe si jo rrallëherë njerëzit kanë shumë ankesa, frustrime, vështirësi në jetën e tyre personale…
Si na bënë mëmësia më të zgjuar?
Të gjithë e dinë që nënat janë të guximshme dhe tani është vërtetuar se mëmësia na bën më të zgjuar! Ne zgjohemi çdo mëngjes me aftësi të përmirësuara të të mësuarit dhe kujtesës. Hapi sytë mirë se ndoshta edhe ti po e pi kafen me një supermamë të vërtetë! Katherine Ellison, një gazetare amerikane fituese e çmimit Pulitzer dhe nënë e dy djemve, pohon se mëmësia në fakt mund ta bëjë një grua më të zgjuar. Autorja e librit “The Mommy Brain, pas lindjes së fëmijës së saj të parë,…
Menaxhimi i agresivitetit të fëmijëve, strategji të disiplinimit për shtëpi dhe shkollë
Pukjana Geci – Psikologe dhe terapiste Agresiviteti është sjellje e papërshtatshme e individit që shfaqet në mënyra të ndryshme ndaj personave të tjerë, që nga fyerjet, zënkat, gënjeshtrat e deri tek sulmet fizike. Agresiviteti shfaqet qysh herët në fëmijëri dhe më së miri vërehet kur fëmija fillon të shkojë në çerdhe apo kur fillon t’i bashkohet ndonjë grupi social, dhe kjo sjellje agresive e përcjell edhe në moshën e adoleshencës. Shkaktarët e agresivitetit: Studimet psikologjike tregojnë se fëmijët e keqtrajtuar nga prindërit e tyre, bëhen më vonë prindër keqtrajtues për…
Në cilat raste duhet të kërkojë ndihmë dhe këshillim nga Profesionistët Shëndetsorë (Logoped, Psikolog, Ergoterapeut) për fëmijën tim?
Pyetje: Përshëndetje! Vajza ime është 3 vjeç e 4 muaj, ka qenë për kontrolla të rregullta te pediatri dhe në përgjithësi mendojmë se është mirë në çdo aspekt, mirëpo më intereson një mendim i juaji se kur e rekomandoni një konsultë me Profesionistët Shëndetsorë ? Përgjigje: Përshëndetje! Kjo është një pyetje shumë me vend, është një gjë e mirë shumë kur prindërit interesohen për fëmijët e tyre edhe nëse mendojnë se nuk shohin ndonjë problem te ta, kjo për arsye se në shëndetësi parandalimi konsiderohet gjithmonë më i mirë se…
Koka prapa është sheshuar shumë – A mund të korrigjohet ky rrafshim dhe si?
Pyetje: Kam vajzen 2 muaj e gjysëm ,fle shumë në shpinë dhe kam vërejtur kohëve të fundit që koka prapa është sheshuar shumë. A mund të korrigjohet ky rrafshim dhe si? Përgjigje: Bebet kur lindin kanë kokën mjaftë të butë dhe eshtrat e kafkës mund të marrin formën e tillë nga presioni i vazhdueshëm në atë zonë. Nëse foshnja juaj qëndron shumë gjatë në shpinë kur fle apo edhe kur rri zgjuar mban kokën në atë pozitë, heziton të kthejë kokën në të dyja anët, nuk qëndron në bark aq…
Jo, sjellja e mirë nuk ka dalë nga moda
Thuaj “ju lutem”, “faleminderit”, “më falni”, përshëndetni fqinjin tuaj me mirësjellje, vendosni gjërat në vendin e tyre… lista e rregullave të sjelljes së mirë mund të vazhdojë pafund. E megjithatë, fëmijët e sotëm duket se dinë fare pak për rëndësinë e mirësjelljes. Një pjesë e rëndësishme e rritjes së një fëmije është që ne, si prindër, t’i mësojmë atij sjellje të mira. Sjelljet janë të rëndësishme sepse na ndihmojnë të jemi më të suksesshëm në jetë. Nga ana tjetër, mungesa e mirësjelljes elementare ndikon negativisht te fëmijët në të gjitha…
Çka është ecja në gishtërinjë te fëmijët?
Shkruan: Jeta Kastrati – Fizioterapeute Ecja në gishtërinjë nënkupton ecjen në maje të gishtërinjëve të këmbës nga fëmija, pa peshuar mbi thembra. E gjithë pesha dhe balanci i trupit bie mbi maje të gishtërinjëve gjatë ecjes. Disa fëmijë kanë tendencë të ecin në maje të gishtërinjëve kur fillojnë të mësohen të ecin. Në shumicën e rasteve ecja me gishtërinjë është “idiopatike”, që do të thotë se shkaku i saktë nuk dihet. Pas moshës 2 vjeçare, shumica e fëmijëve e tejkalojnë ecjen me gishta dhe fillojnë të ecin normal nga thembra.…
Në cilën moshë duhet të dërgohet fëmija te Logopedi?
Pyetja: Përshëndetje! Vajza ime është 22 muajshe, ushqimin, nevojën dhe gjumin i bënë pa ndonjë problem. Lindja poashtu ka qenë normale, ka filluar në moshën 12 muajshe të thotë Mami, Babi, mirëpo tani ka vështirësi me tingujt B, P dhe M, tingullin B nuk e thotë por thotë vetëm “ota” në vend të “bota”, ndonjëherë e zëvendëson me tingullin P, ndërkaq tingullin M e zëvendëson me N, a është kjo e zakonshme për moshën që ka. Përgjigje: Përshëndetje! Në bazë të përshkrimit duket se ka një zhvillim të zakonshëm, poashtu…