Doli se zakonet e formuara të punës janë shumë të rëndësishme për arritjen e suksesit në jetë. Nëse synohet adoptimi i tyre që në fëmijërinë e hershme, më vonë përmes rritjes dhe pjekurisë, ato janë të një rëndësie vendimtare për formimin e një qëndrimi të duhur ndaj punës. Në fëmijëri, vetëkontrolli nuk ndërtohet, kështu që fëmija nuk është në gjendje të kontrollojë sjelljen e tij. Puna për një fëmijë paraqet një shqetësim të caktuar, sepse udhëhiqet vetëm nga parimi i kënaqësisë. Detyra e prindërve është të ndihmojnë fëmijën të ndërtojë…
Category: TË ETIKETUARA
Çfarë është vitamina B12 dhe pse trupi ynë ka nevojë për të?
Në mungesë të vitaminës B12, trupi ynë nuk mund të funksionojë siç duhet, sidomos kur bëhet fjalë për shëndetin e gjakut dhe sistemit nervor. Shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm për rëndësinë e vitaminës B12 derisa hasin në probleme të shkaktuara nga mungesa e saj. Çfarë është vitamina B12 dhe cilat janë rolet kryesore të saj në trup tonë? Vitamina B12, është një lëndë ushqyese thelbësore që luan një rol të rëndësishëm në proceset e shumta biologjike brenda trupit të njeriut. Vitamina B12 luan rol të rëndësishëm për funksionimin normal…
Hemangioma ka shërim të plotë
HEMANGIOMA Rezultatet vazhdojnë të jenë shumë inkurajuese,me qindra pacientë të shëruar plotësisht. Në poliklinikën NATAL vazhdon trajtimi sukseshëm i Hemangiomave te fëmijët nga Dr Ismail Lutolli, subspecialist i hematologjisë dhe onkologjisë pediatrike. Poliklinika NATAL 048 370 370./natalmedia.com/ *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”
Artriti reumatoid dhe qëllimet e trajtimit fizioterapeutik
Shkruan: Jeta Kastrati – Fizioterapeute Artriti reumatoid është një sëmundje kronike autoimune që shkakton inflamacion të nyjeve, duke i bërë ato të ënjtura, të dhimbshme dhe të ngurta. Simptomat përfshijnë dhimbje në nyje, ënjtje, ngurtësi (sidomos në mëngjes), lodhje, humbje peshe dhe nganjëherë temperatura të larta. Kjo sëmundje mund të prekë çdo nyje, por zakonisht ndikon në duar, gishta dhe kyçet. Edhe inflamacioni i lehtë është përgjegjës për shkaktimin e paaftësisë dhe dëmtimin e përhershëm. Pacientët me artrit reumatoid mund të përjetojnë një ecuri klinike të përhershme ose progresive, në…
Ndikimi i terapisë Logopedike te klientët
Shkruan : Logoped – Arjon Podrimaj Shpjegim: Fillimisht, duhet të cekim se është një çështje me fokus profesional, gjë e cila nënkupton, se më shpesh shpjegohet pas një seance të mbajtur. Megjithatë, në aspektin profesional, dëshirojmë që të japim disa sqarime të përgjithshme, që prindërit dhe të tjerët, të jenë sado pak të informuar në këtë aspekt. Një terapi logopedike, si format i punës, bazohet në problemin përkatës, që e ka personi. Kështu për shembull, nëse një rast duket se i përket spektrit, atëhere synimi i terapisë është rikthimi i…
Dobitë e vitaminës C
Vitamina C është shumë e rëndësishme për mbajtjen e një sistemi imunitar të shëndetshëm. Ajo gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në shërimin e plagëve, mbështet shëndetin e kockave dhe përmirësimin e funksionit të trurit. Ja disa përfitime të tjera të vitaminës C: Zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kronike. Hulumtimet tregojnë se konsumimi i vitaminës C mund të rrisë nivelet e antioksidantëve në gjak deri në 30%. Gjithashtu ndihmon trupin për të luftuar inflamacionin. Kontrollon tensionin e lartë të gjakut Hulumtimet kanë treguar se vitamina C mund të ndihmojë në uljen…
Endrometrioza një nga shkaqet e infertilitetit
Dhimbjet e forta gjatë menstruacioneve ose gjakderdhjet e rënda janë vetëm disa nga simptomat e endometriozës. Është llogaritur se rreth 10 për qind e grave jetojnë me endometriozë, një gjendje kronike që karakterizohet nga dhimbja dhe një nga shkaqet kryesore të infertilitetit. Endometrioza mund të ketë një ndikim të fortë në jetën e përditshme të grave që vuajnë prej saj. Gratë të cilat vuajnë nga kjo sëmundje shpesh përballen me menstruacione jashtëzakonisht të dhimbshme, dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale, gjë që mund të dëmtojë seriozisht cilësinë e jetës dhe marrëdhëniet intime.…
Trajtimi i cistës së Bartholinit
A ju ka ndodhur të keni një gungë në organet gjenitale që dhemb shumë aq sa nuk mundeni as të uleni? Ajo është cista e Bartholinit. Një cistë Bartholin zhvillohet kur ndodh një bllokim në gjëndrrën e Bartholinit në vaginë. Ky bllokim shkakton një gungë që mund të shkaktojë acarim dhe dhimbje gjatë ecjes, uljes ose marrdhënieve intime. Nëse cista infektohet me baktere, mund të formohet një absces. Kur infektohen, cistat Bartholin mund të jenë të dhimbshme dhe mund të kërkojnë trajtim mjekësor. Dr Samire Ademi Lutolli Specialiste-Gjinekologe dhe Obstetre,…
Njihuni me simptomat e para të kancerit
Ka simptoma në trupin tonë që thjesht i neglizhojmë, dhe justifikohemi me mungesë kohe, parash, e kështu me radhë. Simptomat e para të kancerit injorohen dhe ju shkoni te mjeku vetëm kur çështja bëhet shumë serioze. Njihni simptomat e kancerit dhe kërkoni ndihmë në kohë. Shkurtesa e frymëmarrjes Një nga shenjat e para të kancerit të mushkërive, që pacientët me këtë sëmundje thonë se e kanë vënë re, është mungesa e frymëmarrjes. Një diagnozë e gabuar e zakonshme në këtë rast, të cilën shumica e njerëzve e bëjnë vetë, është se ata…
Mosha, kur duhet të kërkojmë ndihmë dhe këshillim nga profesionistët e ndyshëm shëndetsorë
Pyetje: Përshëndetje! Djali ynë është 3 vjeç e 9 muaj, në përgjithësi mendojmë se është mirë në çdo aspekt dhe nuk shohim ndonjë problem, mirëpo na intereson një mendim i juaji, se kur e rekomandoni një konsultë me profesionistët shëndetsorë? Përgjigje: Përshëndetje! Kjo është një pyetje shumë e rëndësishme, është një gjë e mirë shumë, kur prindërit interesohen për fëmijët e tyre edhe nëse mendojnë se nuk shohin ndonjë problem te ata, kjo për arsye sepse në shëndetësi, parandalimi konsiderohet gjithmonë më i mirë se shërimi. Siç e dijmë, fëmijët…
A do të ketë fëmija im vazhdimisht nevojë për terapi psikologjike!
Pyetje: Përshëndetje! Kam djalin 2 vjeç, i cili është duke marrë terapi. Ai ka bërë shumë përmirësime dhe tani i ka mbetur vetëm të lidhë fjalët. Psikologu tha që është përmirësuar pothuajse plotësisht, por frika ime është nëse do të ketë vështirësi në jetë dhe nëse do të ketë nevojë për psikolog gjatë gjithë jetës. Përgjigje: Përshëndetje! Është shumë inkurajuese të dëgjosh që djali yt ka bërë përmirësime të mëdha me terapinë! Fëmijët zhvillohen me ritme të ndryshme dhe fakti që ai po ecën përpara është një shenjë shumë…
5 Problemet e zakonshme shëndetësore gjatë shtatzënisë që duhet të keni kujdes
Mundimet e mëngjesit Një nga shenjat e para të shtatzënisë tek grate janë mundimet e mëngjesit, sikurse janë të vjellat dhe marramendja, më shpesh ndodh në tremujorin e parë të shtatzënisë. Rekomandohet të pushoni mjaftueshëm dhe të konsumoni vakte të pakta dhe të shpeshta. Megjithatë, rreth 2% e grave përjetojnë një formë të rëndë të mundimeve, e njohur si hyperemesis gravidarum, e cila kërkon kujdes mjekësor, veçanërisht nëse të vjellat janë të shepshta. Infeksionet e traktit urinar Infeksionet e traktit urinar (UTIs) janë një nga problemet më të zakonshme shëndetësore…
10 parimet e prindërimit të ndërgjegjshëm
Mos kini frikë se do ta llastoni fëmijën tuaj me përkëdhelje, por jepini hapësirë për të shprehur trishtimin dhe zemërimin e tij! Prindërit e ndërgjegjshëm plotësojnë nevojën e fëmijës së tyre për kontakt fizik (mbajtjen, përkëdheljen, përqafimet, puthjet etj.). Ata nuk kanë frikë se do ta “llastojnë” fëmijën në këtë mënyrë. Prindërit e ndërgjegjshëm pranojnë gamën e madhe të mocioneve dhe krijojnë hapsirë për shprehjen e të gjitha emocioneve të fëmijës së tyre. Ata janë të vetëdijshëm se nuk mund të parandalojnë çdo trishtim, zemërim apo zhgënjim dhe nuk…
Superfuqitë që një grua merr kur bëhet nënë
Disa superfuqi, të fituara që nga momenti kur bëhesh nënë: Guxim i jashtëzakonshëm Ju bëheni një infermiere Ju keni puthje që ka fuqinë magjike për të lehtësuar çdo dhimbje. Duart tuaja marrin një aftësi të jashtëzakonshme për të qetësuar bebin tuaj kur ai qan Nuk ndjen lodhje Ju zgjoheni që në tingullin e parë të foshnjës suaj edhe pse keni një natë të lodhshme dhe pa gjumë Edhe nëse nuk keni fjetur për dy orë rresht, në mëngjes do ta merrni fëmijën tuaj me buzëqeshje dhe do ta puthni nga…
Pse fëmijët po kanë vonesa në të folurit?
Pyetje: Përshëndetje Psikologe, kam një pyetje që më shqetëson shumë: A është përshtypja ime apo fëmijët po shfaqin gjithnjë e më shumë vonesa në të folur? Përgjigje: Është e vërtetë që sot po vërehen më shumë raste të fëmijëve me vonesa në të folur. Sipas hulumtimeve dhe statistikave të fundit, numri i fëmijëve që përballen me këtë problem ka ardhur duke u rritur. Fëmijët që kalojnë shumë kohë para televizorit ose pajisjeve elektronike mund të zhvillojnë një realitet të tyre, duke refuzuar kontaktin me njerëzit përreth, gjë që ndikon negativisht…