Shkruan: Arjon Podrimaj – Logoped Belbëzimi është një ç’rregullim në rrjedhshmërinë e të folurit që ka të bëjë me bllokimin, zgjatjen, përsëritjen e fjalëve, problemeve në frymëmarrje dhe disa sjelljeve dytësore, tretësore, si dridhjet dhe shtangiet e syve, dridhjet e buzëve, mimikave të fytyrës. Varësisht nga niveli i problemit, janë edhe simptomat. Shkaktohet nga: Komentimi i të folurës së fëmijës në Prani të tij/saj. Tik – Tok, Reel – s. (Aplikacionet në Instagram, Facebook, YouTube që japin shumë emocione në pak sekonda). Faktorët Psikologjikë (siç janë traumat, emocionet në raste…
Category: TË ETIKETUARA
Ushqimet e pasura me melatonin, shtojini në dietën tuaj për gjumë më të mirë
Melatonina në formën e suplementeve dietike rekomandohet për personat që kanë probleme me gjumin. Pse nevojitet melatonina? Mungesa e gjumit ka një ndikim negativ në shëndetin tonë. Pagjumësia rrit rezistencën ndaj insulinës, e cila mund të përparojë në diabet. Ajo gjithashtu mund të çrreguloj hormonet e urisë, që do të thotë se ju mund të jeni në gjendje të hani më shumë se zakonisht. Ndërsa njihet më së shumti si një ndihmës për gjumin, melatonina ka një numër përfitimesh të tjera të mundshme shëndetësore: Ka pak prova se melatonina është…
Pritshmëritë Logopedike nga fëmija 24 muajsh dhe disa këshilla nga Logopedi
Të ndjekë komandat e thjeshta, si shembull: “Ulu” Të përdorë të paktën 2 përemra, si shembull: “Unë, Ti” Të formojë fjalë dhe tinguj lehtësisht. Përdorë 100 ose më shumë fjalë. Të kombinojë fraza me 2 – 4 fjalë, si shembull: “Eja Mami” E folura të jetë e kuptueshme të paktën gjysmën e kohës. Dy këshilla: Mos përdorni mimika pakënaqësie të fytyrës për të folurën e tij (kur flet fëmija). Nëse nuk i vëreni disa prej këtyre pikave te fëmija juaj në moshën 2 vjeçe, caktoni një konsultë te Logopedi. Shkruan:…
Pse fëmija im po kafshon fëmijët e tjerë në kopsht?
Shkruan: Pukjana Geci – Psikologe klinike Kafshimi te fëmijët është një sjellje shqetësuese, e cila mund të frikësojë viktimën dhe të shqetësojë prindërit e të dy palëve. Kur kjo ndodh te fëmijët e vegjël, është e rëndësishme të mos injorohet. Nevojitet vlerësimi i situatës për të kuptuar se kur filloi dhe arsyet pse ndodhi. Fëmijët kafshojnë për shumë arsye. Kur fëmija ende nuk ka zhvilluar mjaftueshëm aftësitë gjuhësore për të shprehur emocionet, si zemërimin, frustrimin ose gëzimin, ai mund të përdorë kafshimin si një mënyrë për t’i shprehur këto ndjenja.…
Shenjat dhe simptomat më të zakonshme të Hernis Diskale
Nga: Jeta Kastrati – Fizioterapeute Shtylla kurrizore përbëhet prej vertebrave të saj, midis të cilave ndodhen struktura të buta të quajtura disqe intervertebrale të cilat sigurojnë qëndrueshmërinë e shtyllës kurrizore dhe bëjnë amortizimin e goditjeve që ndodhin në boshtin kurrizor. Hernia diskale zakonisht ndodh për shkak të degjenerimit të disqeve të shtyllës kurrizore. Lëvizjet e ndryshme gjatë aktiviteteve të përditshme jetësore, ngritja e ndonjë peshe apo edhe ndonjë lëndim, gjithashtu mund të jenë shkaktar që sjell deri te rrëshqitja e diskut. Pjesa më e madhe e rasteve të hernisë diskale…
Osteoporoza: Shenjat e para të sëmundjes, diagnoza dhe trajtimi
Kockat janë një nga organet më të rëndësishme në trupin e njeriut, por me moshën, sidomos pas moshës tridhjetë vjeçare, dendësia e tyre zvogëlohet dhe rreziku i osteoporozës rritet, dhe si pasojë, ndodhin fraktura të ndryshme. Osteoporoza është një sëmundje që ndodh për shkak të një pakësimi të masës kockore dhe çrregullimeve të strukturës së kockave, gjë që i bën kockat të dobëta dhe të ndjeshme ndaj frakturave. Kockat më të prekura me osteoporozën janë ijet, shtylla kurrizore dhe kyçet. Mbi 80 për qind e frakturave të kockave te njerëzit…
A e dini se çfarë është mikroçimerizmi? Diçka që të lidh përgjithmonë me fëmijën tënd
Kur thonë se gjaku nuk është ujë dhe se një mollë nuk bie larg pemës, e gjithë kjo ka arsyet e veta. Prindërit dhe fëmijët janë shumë të lidhur, në çdo mënyrë. Nuk kemi as për të përmendur se, me gjithë respektin që kam për baballarët, lidhja mes mamit dhe fëmijëve është disi më e thellë dhe më domethënëse. Në fund të fundit, ata i mbanin fëmijët e tyre në trup dhe më vonë ata janë më së shpeshti mendimi i parë i një fëmije në çdo situatë. Por kjo…
Si e dini nëse keni sëmundjen e Hashimotos dhe çfarë mund të bëni?
Çfarë është tiroiditi i Hashimotos? Hashimoto’s është një nga çrregullimet autoimune më të zakonshme në botë. Është i njohur edhe si thyroiditis autoimune ose thyroiditis kronik lymphocytic. Gjëndra tiroide është një gjëndër në formë future, është përgjegjëse për prodhimin e hormoneve që rregullojnë metabolizmin. Kjo është arsyeja pse problemet e tiroides mund të rezultojnë në shtim ose humbje në peshë. Nga rastet e Hashimotos në Shtetet e Bashkuara, gratë preken 10 herë më shumë se burrat. Edhe pse shumica e grave do të diagnostikohen nga mosha 30 deri në 50…
Pse fëmijët godasin kokën?
Fëmijët e vegjël mund të mos e kuptojnë se goditja e kokës mund ti dëmtojë, kjo është për arsye se ata nuk e zhvillojnë plotësisht ndjenjën e dhimbjes deri në moshën 3 vjeçe. Disa arsye se pse ndodhë kjo sjellje: 1. Fëmija nuk mund të shprehet dot me fjalë. 2. Fëmija kërkon të marr vëmendje. 3. Si reflektim i asaj që i keni bërtitur më parë. 4. Mund të jetë edhe si metodë në reagim për plotësimin e nevojave të ndjeshmërisë, urisë, etjes, afeksioneve. Këshillë: Në momentin që e shihni…
Bartja e çantave të rënda kohëve të fundit është një problem me të cilin po përballen prindërit dhe fëmijët
Shkruan: Jeta Kastrati – Fizioterapeute Disa nga problemet e zakonshme si pasojë e kësaj është dhimbja e muskujve dhe e shpinës, qëndrimi i dobët i trupit, dhimbjet e mesit, dhimbja e qafës dhe e shpatullave, një devijim i shtyllës kurrizore etj. Fëmijët duke mbajtur çanta të rënda shkollore zakonisht zhvillojnë një qëndrim të kokës përpara, supe të srrumbullakosura me trupin e varur përpara tek kombliku për të balancuar dhe kompensuar peshën e rëndë në shpinë, duke shkaktuar kështu një qëndrim jo korrekt. Shpeshherë fëmijët e mbajnë çantën e tyre në…
3 hormone që duhet të kontrolloni, nëse nuk mund të humbni peshë përkundër dietave dhe ushtrimeve fizike
Hormonet tiroide Tre hormonet që duhet të kontrolloni janë: hormonet thyroide, hormonet seksuale dhe hormonet e stresit. Disa njerëz, më shpesh gratë, mund të kenë një metabolizëm të ngadaltë si pasojë e mungesës së hormoneve thyroide. Simptomat më të zakonshme të hipotiroidizmit janë: lodhja, konstipacioni, lëkura e thatë, si dhe shtimi në peshë. Kërkojini mjekut tuaj të kontrollojë TSH (hormonin stimulues të tiroidit). Nëse testi që lexohet nga testi i gjakut është në rregull, thyroidi juaj ka të ngjarë të jetë mirë. Megjithatë, është gjithashtu e mundur të ketë hipotiroidizëm…
Gjërat që nuk duhet t’i thoni kurrë fëmijes suaj
Fjalët kanë një forcë të madhe për të lënduar fëmijët tuaj, prandaj bëni kujdes më fjalët sidomos kur komunikoni me fëmijët. Edhe pse të duken të padëmshme, fjalët e tua mund t’i lëndojnë emocionalishtdhe të lënë pasoja sepse fëmija i përthith këto fjalë dhe mbi to ndërton një imazh personal. Nëse nuk e ndalon këtë, do të të lë këtu! Frikësimi duke braktisur fëmijën për ta ndaluar ndonjë veprim të tij nuk është metod e duhur.Fëmija duhet ta dijë se prindi nuk do ta lërë kurrë. Pse nuk je si vëllai/motra jote?…
Ndonjë gjë me rëndësi që duhet të dijmë: Si të qasemi me fëmijën tonë në komunikim?
Shkruan: Arjon Podrimaj – Logoped Kur komunikoni me fëmijën tuaj, durimi është thelbësorë. Kur i komunikoni fëmijës tuaj diçka është shumë e rëndësishme që ti jepni kohë për të ju kuptuar dhe të arrijë të ju kthejë një përgjigje. Ka disa mënyra nëpërmjet të cilave mund ti tregoni apo ti lini të kuptojë fëmijës tuaj që po prisni për një përgjigje nga ai. Si në vijim: Duke e pritur me një buzëqeshje Duke e pritur disa sekonda pasi ti thuash diçka (një qasje pa presion) Formimi i kontaktit me sy…
Hemangioma ka shërim të plotë
HEMANGIOMA Rezultatet vazhdojnë të jenë shumë inkurajuese,me qindra pacientë te shëruar plotësisht. Në poliklinikën NATAL vazhdon trajtimi sukseshëm i Hemangiomave tek fëmijët nga Dr Ismail Lutolli, subspecialist i hematologjisë dhe onkologjisë pediatrike. Poliklinika NATAL 048 370 370./natalmedia.com/ Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”
Si t’ua shpjegojmë fëmijëve konceptin e vdekjes në një mënyrë të përshtatshme për moshën e tyre?
Pyetje: Përshëndetje, kam djalin 8 vjeçar, ka dëgjuar në shkollë se babai i një shoku të tij ka vdekur. Tani ai është i fiksuar dhe më pyet vazhdimisht: “Mami, a do të vdes unë? Çfarë do të bëj unë nëse vdes ti ? Ku shkojnë njerëzit kur vdesin?” Jam shumë konfuz dhe ndonjëherë nuk di si t’i përgjigjem. Ju lutem psikologe, mund të më jepni një përgjigje? Përgjigje: Përshëndetje! Është normale që djali juaj të bëjë pyetje rreth vdekjes, sidomos pas dëgjimit të historive si kjo në shkollë. Mësoni…