Një baba i madh rrit dhe edukon një djalë të fortë./natalmedia.com/ *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”
Category: TË ETIKETUARA
Nëse zgjidhni një grua që punon…
Pëktheu dhe përpunoi: Dr Samire Ademi Lutolli Specialiste-Gjinekologe dhe Obstetre, Specialiste në subspecializim për infertilitet Kur martohesh me një grua që punon, duhet të pranosh shtëpia mund të mos funksionojë. Nëse keni zgjedhur një shtëpiake që mund të kujdeset për ju dhe të menaxhojë plotësisht shtëpinë, duhet të pranoni që ajo nuk fiton para. Nëse zgjidhni një grua të bindur, duhet të pranoni se ajo varet nga ju dhe duhet të kujdeseni për të. Nëse vendosni të jeni me një grua të fortë, duhet të pranoni që ajo është…
A është e mundur një pandemi e re? Çfarë është lija e majmunëve?
Shkruan: Dr Ismail Lutolli Specialist Pediater Subspecialist Dietelog -Nutricionist Çfarë është lija e majmunëve, si përhapet? Ditët e fundit në disa vende të botës janë zbuluar raste të virusit të lisë së majmunëve. Kemi shumë raste të dyshuara ose të konfirmuara të lisë së majmunëve në Australi, Belgjikë, Kanada, Francë, Gjermani, Izrael, Itali, Holandë, Portugali, Spanjë, Suedi, Zvicër, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara. Sëmundja dihet se është endemike në disa pjesë të Afrikës, por një epidemi në rritje në disa vende evropiane dhe të Amerikës së Veriut ka…
SHKOLLA E GJIDHËNIES| Video 18: NJË DITË E NJË TË PORSALINDURI, GJIDHËNIA DHE NGËRÇET
Deri në fund të muajit të parë të jetës, shumica e foshnjave flenë mesatarisht 14 orë në ditë (por jo pandalur!) – disa flenë mezi 9 orë, ndërsa të tjerët e zgjasin deri në 19 orë në ditë. Pra fëmijët janë ndryshe nga njeri tjetri. Ndërsa fëmija rritet, koha që fëmija do të kalojë në një gjendje zgjimi të qetë, aktiv ose në gjumë, do të ndryshojë. Në vitin e parë ka vetëm një rregull – NUK KA RREGULLA! @ të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet tjetërsimi…
Nëse fëmija juaj fle në duart tuaja…
Shkroi: Dr Samire Ademi Lutolli Specialiste-Gjinekologe dhe Obstetre, Specialiste në subspecializim për infertilitet Nëse e mbani fëmijën tuaj të flejë në duar, mund të mësohet me prekjen dhe afërsinë tuaj. Nëse mësohet me afërsinë tuaj, mund të vazhdojë ta kërkojë atë. Nëse vazhdon ta kërkojë atë, mund të qajë kur nuk mund ta ketë. Nëse qan, do të duhet t’i afrohesh dhe ta ngushëllosh. Nëse e ngushëlloni kur ka nevojë për këtë, do të mendojë se jeni aty për të dhe mund të mbështetet në ju. Nëse mendon se…
A e dini që “Gjuha e vjehrrës” është prej luleve më të dobishme?
Bima “gjuha e vjehrrës”, e njohur më mirë si sanseveria (latinisht – Sansieveria trifasciata) ose pendë indiane i përket familjes së kaktuseve dhe e ka origjinën kryesisht nga India. Gjegjësisht, është vërtetuar se bima e përmendur ka aftësinë që në vetëm 5-6 orë të “pastrojë” plotësisht ajrin në ambiente të mbyllura, pra të zëvendësojë dioksidin e karbonit të nxjerrë me të pastër oksigjenin, për të cilin trupi ka nevojë. Besohet gjithashtu se sanseveria ka aftësinë të largojë grimcat e pluhurit dhe alergjenët e shumtë nga ajri, kështu që rekomandohet…
Prej 20 kandidatëve të paraqitur, ai tregoi rezultatet më të mira në parkimin e veturave.
Punëtori i ri i parkingut i angazhuar në një kompani bëri rezultatet më të mira në teste në konkursin ku u paraqiten 20 kandidatë. Sidoqoftë, ai nuk kishte treguar që kishte çrregullim obsesiv-kompulsiv.
A e dini çfarë i ndodh fëmijës kur e vendosni në dubak-rrethore?
Shkruan: Dr Ismail Lutolli Specialist Pediater Subspecialist Dietelog -Nutricionist Pse është më mirë të mos përdorni dubak-rrethore? Që nga momenti i lindjes së foshnjës, shumica e prindërve presin me padurim kur fëmija do të filloj ecjen. Aq shpesh mund të dëgjojmë komente të natyrës “Vetëm te ec, pjesa tjetër nuk ka rëndësi”. Këtu lindë edhe dëshira shumë e paarsyeshme e prindërve që të bëjnë gjithçka që kjo të ndodhë sa më shpejt. Në tërë këtë ngjarje një rol negativ japin edhe familjarët e fqinjët të cilët nuk hezitojnë…
GRUAJA…
Shkruan: Dr. Ismail Lutolli Specialist Pediater Subspecialist Dijetelog -Nutricionis Lindë si fëmijë i “dorës së dytë” dhe për të thuhet: me rëndësi që është e shëndoshë, edhe pse vajzë s’kemi çka bëjmë! Si fëmijë dhe e rritur është ajo që duhet të kujdeset për moralin e saj dhe po gaboi faji është vetëm te ajo, por kurrë te burri… Ndahet pasuria e babait por vajza nuk merr pjesë. Ajo nuk ka të drejtë në trashëgimi. Ndërron mbiemrin e saj posa të martohet. Ndërron shtëpinë e saj, largohet nga ku lindi…
Shtatzënia nuk është sëmundje, por dhemb
Shkroi: Dr Samire Ademi Lutolli Specialiste-Gjinekologe dhe Obstetre, Specialiste në subspecializim për infertilitet Po, shtatzënia nuk është sëmundje, por dhemb. Dhemb koka, dhembin këmbët, dhemb shpina, ngërçe barku, dhimbje stomaku, të vjella dhe ngërçe përsëri. Nuk mund të merrni asnjë ilaç, thjesht duhet të duroni dhimbjen. Shtatzënia nuk është një sëmundje, por kërkon kujdes, vëmendje, vizita, ekzaminime, e prapë vizita, ekzaminime dhe teste të tjera. Shtatzënia nuk është sëmundje, por kërkon shumë pushim, të hani mirë, të ndryshoni zakonet dhe ju kufizon. Gjithçka zgjerohet, zorrët, stomaku, shpina, shtrydh fshikëzën, shtrydh…
Pas lindjes së një fëmije, një nënë…
Shkruan: Dr Samire Ademi Lutolli Specialiste-Gjinekologe dhe Obstetre, Specialiste në subspecializim për infertilitet Pas lindjes së një fëmije, kuptova që, në sytë e shoqërisë, një nënë nuk duhet: – Të ankohet (Kush të shtyri të bëjë fëmijë?) – Të qajë (Pse po qan? Mendove se do të ishte e lehtë?) – Të jetë e lodhur (E lodhur nga çfarë? Nuk po bëni asgjë!) – Të flejë (Je dembele!) – Të pushojë (Do të keshë shumë kohë për këtë pasi fëmija të rritet!) – Të ngelë shtatzënë përsëri (A je…
Cili është më i mirë? Filli dentar pa mbajtës, apo filli dentar në mbajtës?
Shkruan: Dr Manushaqe Veliu Specialiste e Pedodoncisë dhe Stomatologjisë Preventive Filli dentar në mbajtës është ndoshta më i lehtë për t’u përdorur, është më i lehtë për t’i arritur hapësirat ndërdhëmbore të dhëmbëve anësor të vështira për t’u arritur… Por filli pa mbajtës është një alternativë shumë më e mirë, sepse mund të formësohet në mënyrë që të rrëshqasë plotësisht përgjatë sipërfaqeve ndërmjet dhëmbëve! Nëse e përkulim fillin midis dy gishtave në mënyrë që të duket si shkronja “C”, filli do të rrëshqasë në sipërfaqe të dhëmbit dhe do…
A lejohen marëdhëniet intime gjatë shtatzënisë
Shkroi: Dr Samire Ademi Lutolli Specialiste-Gjinekologe dhe Obstetre, Specialiste në subspecializim për infertilitet Nëse bëhet fjalë për një shtatëzani normale pa ndonjë rrezik të veçantë, marëdhëniet intime nuk ndalohen. Për këtë mjeku që ju ndjek do të vlerësoje gjendjen tuaj dhe të gjykojë nëse marëdhëniet intime mund të jenë shkak i ndonjë infeksioni ose gjakderdhjeje të papritur apo nxitës i mundshëm i ndonjë komplikacioni tjetër. Të bësh dashuri gjatë shtatzënisë është një moment i rëndësishëm si për ju ashtu edhe për partnerin tuaj. Pavarësisht ndryshimeve që po kalon…
SHKOLLA E GJIDHËNIES| Video 17: STRATEGJITË PËR GJIDHËNIE MË TË LEHTË
Është mirë që të provoni pozicione të ndryshme të ushqyerjes me gji, veçanërisht në javët e para, për të gjetur atë që funksionon më mirë për ju dhe fëmijën tuaj. Çdo pozicion shkakton një presion të ndryshëm në thithkë dhe ndryshon presionin dhe intensitetin e nxjerrjes së qumështit nga kanalet specifike të qumështit. Kjo mund të jetë e dobishme në zgjidhjen e disa çështjeve që mund të ndodhin gjatë ushqyerjes me gji. *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren…