Një nënë ndau në blogun e saj atë që donte më shumë dhe duhej të kishte dëgjuar në ditët pas lindjes, përveç fjalisë se foshnja e saj është e mrekullueshme Priscilla Blossom është shkrimtare dhe nënë e Uillit të vogël. Në blogun e saj, ajo vendosi të ndajë 10 gjëra që donte dhe duhej të dëgjonte pas lindjes, përveç fjalisë që dëgjonte shpesh se: “Foshnja është e mrekullueshme!” Jeta pas lindjes mund të jetë e lumtur. Në fund të fundit, është një kohë ku ju shijoni shumë përqafime me foshnjën…
Category: LINDJA
Gjithçka që duhet të dini për lëngun amniotik
Gjatë shtatzënisë, fetusi zhvillohet në lëngun amniotik, i cili i siguron atij gjithçka që i nevojitet: mbrojtje, ngrohtësi dhe rehati. Megjithatë, ky lëng flet edhe për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës në bark Falë metodave dhe teknologjive të avancuara të monitorimit të shtatzënisë, sot dihet shumë për zhvillimin e fetusit në barkun e nënës. Duke përdorur një ultratinguj 4D, nëna e ardhshme mund ta shohë foshnjën e saj duke qeshur, duke lëvizur, dhe duke thithur gishtin e madh. Ajo mund të monitorojë zhvillimin dhe rritjen e foshnjës që nga dita…
Sa kohë duhet të prisni për shtatzëninë e radhës pas një operacionit cezarian?
Rreziqet shëndetësore rriten me çdo lindje cezariane, por disa gra mund të bëjnë gjashtë ose më shumë operacione cezariane pa komplikime. Ja një shpjegim pse: Lindja cezariane nuk është një operacion për të cilin mjekët vendosin lehtësisht. Për fat të mirë, operacionet kryhen jashtëzakonisht profesionalisht me staf mjekësor të trajnuar, kështu që nënat dhe foshnjat janë në duar të sigurta. Shumica e nënave që kanë lindur me prerje cezariane pyesin veten nëse do të lindin në të njëjtën mënyrë herën tjetër. Rreziqet dhe rikuperimi Rreziqe e tilla si dëmtimi e…
Gjëra që do të jenë të dobishme për çdo nënë pas lindjes
Foshnja e parë zakonisht vjen në një familje të përgatitur mirë. Gjatë nëntë muajve, prindërit e ardhshëm përgatiten për ardhjen e një anëtari të ri, lexojnë gjithçka rrethë prindërimit. Pas lindjes – nënat janë të lodhura dhe të emocionuara në të njëjtën kohë dhe se e kanë harruar plotësisht veten. Pas foshnjës së parë, kisha net pa gjumë të ndjekura nga ditë në mjegull, plot ndjenja të mbytura, të këndshme, por edhe të pakëndshme. Lindja e parë më shkoi mjaft vështirë dhe nuk isha e përgatitur të kujdesesha për veten…
A duhet ta lani foshnjën menjëherë pas lindjes?
Gjithnjë e më shumë nëna vendosin të presin për të larë foshnjën e tyre pas lindjes, sepse duan të lënë një shtresë natyrale vernix në lëkurën e foshnjës deri në disa orë e madje edhe ditë pas lindjes. Organizata Botërore e Shëndetësisë këshillon që vernix të lihet në lëkurën e foshnjës, dhe që foshnja të mos lahet deri në 6 orë pas lindjes. Kur lind një foshnje, ose nga lindja vaginale ose nga seksioni cezarian, ka një shtresë në lëkurën e foshnjës të quajtur vernix caseosa. Vernikët përmbajnë baktere të…
Zëri i nënës pakëson dhembjen e foshnjës në kujdesin intensiv
Foshnjat e lindura parakohe në të shumtën e rasteve duhet të kalojnë ca kohë të ndara nga prindërit e tyre në njësitë e kujdesit intensiv për të sapolindurit. Gjatë qëndrimit të tyre, ata mund të jenë të ekspozuar ndaj procedurave të shumta dhe të dhimbshme mjekësore. Roli i prindërve gjatë qëndrimit të foshnjës në kujdesin intensiv është i rëndësishëm Dr. Manuela Filippa, autore e hulumtimit nga Universiteti i Gjenovës, shpjegoi se ky hulumtim jo vetëm që kontribuon për të sapolindurit, por edhe për prindërit e tyre. Ajo u tregon atyre…
Si të dallojmë kontraktimet (dhimbjet) e lindjes reale nga ato të rreme?
Mitra përbëhet nga fibra të muskujve të lëmuar dhe ind lidhës. Trupi i mitrës ka më shumë inde muskulore. Tufat muskulore në murin e mitrës e rrisin volumin e tyre gjatë shtatzënisë përmes procesit të hipertrofisë dhe hiperplazisë, e cila së bashku me shtrirjen e shkaktuar nga rritja e fetusit, bën që mitra të rritet dhjetëfish gjatë shtatzënisë. Kontraktueshmëria dhe elasticiteti i muskujve të mitrës janë karakteristika të rëndësishme nga të cilat varet cilësia e lindjes. Kontraksionet e mitrës janë nën kontrollin e sistemit nervor vegjetativ dhe tkurrja e vetë…
Shërimi pas seksionit cezarian
Urime! Foshnja juaj është këtu, e lindur nga seksioni cezarian. Tani është koha për t’u përqendruar në shërimin tuaj. Kjo zakonisht zgjat rreth 6 javë dhe është e rëndësishme që të jeni të përgatitur mirë. Çfarë ndodh pas lindjes së foshnjës suaj? Pas lindjes së foshnjës, placenta nxirret jashtë dhe kirurgu qep mitrën dhe barkun. E gjithë procedura e seksionit zgjat rreth 40 deri në 50 minuta. Pasi foshnja juaj të ekzaminohet nga një ekip mjekësor, ju do të merrni foshnjën tuaj në kontakt lëkurë-lëkurë. Shërimi nga seksioni cesarian Një…
Çka është “mikrohimerizëm fetal”?
Kur një grua është shtatzënë, qelizat e frytit udhëtojnë në gjakun e saj dhe më pas qarkullojnë përsëri te fryti. Kjo quhet “mikrohimerizëm fetal”. Dhe kështu për 41 javë qelizat qarkullojnë dhe udhëtojnë nëpër placentë në të dy drejtimet, dhe pas lindjes së foshnjës, shumë prej këtyre qelizave mbeten në trupin e nënës, duke lënë gjatë gjurmë në inde, kocka, tru dhe lëkurën e nënës, dhe shpesh qëndrojnë atje për dekada. Çdo fëmijë që ka pasur një nënë do të lërë një shenjë të ngjashme në trupin e saj. Edhe…
DHIMBJA E NJË MAMAJE QË KA LINDUR BEBEN E SAJ PARAKOHE
Samire Ademi Lutolli –Specialiste Gjinekologji / Obstetrikë Së bashku, të kapur për dore, të dy shkojmë të të shohim. Unë Mami dhe Babi. Tani jemi prindër. Ëndrra jonë u bë realitet … Por një realitet që nuk e imagjinonim kurrë. Nuk u përgatitëm të të takojmë dhe shohim kështu. Sa herë që dëgjoj që je mirë, se je në të vërtetë shumë mirë duke pasur parasysh se linde parakohe, kur të shoh humbem e tëra. As nuk di të gëzohem kur të shoh aty. Por as nuk e fsheh…
Hyni në sallën e operacionit me një fëmijë në bark dhe një tufë ëndërrash, frikash dhe pritjesh.
Dr Samire Ademi Lutolli – Gjinekologe dhe Obstetre – Mund të përkulesh pak më shumë?-pyet anesteziologu.Ju pengon stomaku, por përpiqeni …– Mbyllni sytë, merrni frymë!-Si ndjeheni!?Ndjeni ftohtë, duart e djersitura, frika dhe ankthi janë në zemër. Çdo grua që e ka përjetuar këtë skenë e kupton mirë si ndjehet. Këmbët janë të drejtuara dhe nga beli e poshtë ndjeheni e palëvizshme. E ndalojmë trupin në mënyrë që të tjerët të mund të vijnë në botë. Shtatë shtresa hapen shpejtë, por minutat e ardhshme janë një jetë. Më në fund vinë,…
Nëse nuk mund të mbeteni shtatëzënë -Endometrioza mund të jetë shkaktari kryesor
Dr Samire Ademi Lutolli Specialiste-Gjinekologe dhe Obstetre, Specialiste në subspecializim për infertilitet Endometrioza përkufizohet si prania e indit të ngjashëm me endometriumin (indi i brendshëm i mitrës) jashtë mitrës, i cili çon në një reaksion inflamator kronik të indeve, dhimbje dhe infertilitet. Endometrioza është një problem shkaktari i të cilit ende nuk dihet. Gjithashtu, simptomat e endometriozës variojnë nga fakti që disa gra nuk kanë fare simptoma, deri tek fakti se ato janë shumë të dukshme dhe të ndjeshme. Megjithatë, mungesa ose prania e simptomave nuk tregon shkallën…
Epiziotomia apo çarja e perineumit gjatë lindjes – cilat nga këto janë në favor të nënës?
Hulumtimet kanë treguar se nënat shërohen më lehtë dhe më shpejtë pa epiziotomi Ju ndoshta keni dëgjuar dhe lexuar shumë për epiziotominë, edhe nëse ajo kryhet mënyrë është e shpesht në shoqërin tonë. Sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kjo procedurë nuk duhet të jetë më e shpeshtë se 10% kur bëhet fjalë për lindjen vaginale. Nuk është e këndshme, por askush nuk garanton që perineumi nuk do të çahet gjatë lindjes vaginale. Dhe duhet të pyesni veten nëse është më e lehtë të shëroheni pas një epiziotomie apo…
Pozicioni shtrirë, në këmbë ose ulur – lexoni se cili pozicion është më i mirë për një lindje sa më të lehtë
Faza e dytë e lindjes është faza e tensionit në të cilën është e nevojshme të sigurohen kushtet më të mira për të përfunduar sa më lehtë lindjen. Një nga faktorët që ndikon në këtë është pozicioni në të cilin nëna lind. Në vendin tonë femrat përgjithësisht lindin me pozicionin shtrirë, pavarësisht se disa studime tregojnë se një pozicion i tillë nuk është më i miri dhe më i lehtë për lindje. Këto pozicione të trupit janë më të mirat për lindjen e fëmijëve Pozicioni i gjunjëzimit mund të jetë…
Si mund të dini se dhimbjet e lindjes janë reale dhe se lindja ka filluar?
Keni kaluar rreth 40 javë duke u përgatitur për ardhjen e foshnjës tuaj dhe tani ju duket se çdo tkurrje e pazakontë është fillimi i lindjes. A ka filluar lindja apo ndoshta jo? Nuk jeni 100% e sigurt se si do të duket? Asnjë lindje nuk është e njëjtë me të tjerat. Prandaj nuk është për t’u habitur që shumë gra shtatzëna presin me padurim dhe pasiguri atë moment të rëndësishëm kur do të ndjejnë shenjën se lindja ka filluar. Janë disa shenja të cilat tregojn se lindja ka…