Një grua e moshuar ishte në arkë të supermarketit dhe i erdhi radha të paguajë. Pas saj, në radhë ishte një grua e re me një djalë çamarrok rreth 9-10 vjeç. Djali vazhdimisht shtyente karrocën e nënës së tij e cila goditi gruan e moshuar në këmbë disa herë. Gjyshja iu kthye vogëlushit dhe i kërkoi që të mos e godiste më. Ndërsa vogëlushi vazhdoi ta godiste, gjyshja iu kthye nënës së tij dhe i tha: “A nuk mund t’i thuash djalit të mos më godasë?” Zonja e re, pa…
Category: FËMIJËT
Çfarë mund të bëj për të ndihmuar fëmijën tim për të kaluar frikërat e natës?
Shkruan: Pukjana Geci – Psikologe dhe Terapiste. Fëmijët kanë fantazi të pasur dhe imagjinatë aktive të cilat bëhen pjesë e maktheve të tyre gjatë natës kur ata kan frikë. Nuk duhet harruar që fëmija e lidh gjumin me errësirën, një tjetër burim frike për ta. Frikërat e natës nga errësira, mbetja vetëm, zhurmat etj. janë të zakonshme në këtë moshë, kur ata mund të mendojnë gjëra të frikshme nga të cilat mund të tremben. Një pjesë e ditës së tyre kalon në shoqëri me dragonj e dinozaur, me lojën imagjinative,…
Të falënderoj për mënyrën se si e rrite djalin tënd – bashkëshortin tim
Unë me të vërtetë mendoj se jam me fat sepse ti je nëna ime e dytë. Unë e konsideroj veten me fat sepse u dashurova me një njeri që vinte nga një familje plot dashuri – kjo është arsyeja pse unë jam e bekuar se jam pjesë e kësaj familje. Të falënderoj çdo ditë për këtë dhe mbështetjen që i jepni familjes sonë çdo ditë. Unë jam mirënjohëse për shijen tuaj kur zgjedh rroba për vogëlushin tonë. Unë jam mirënjohëse për bisedat tona dhe kur papritmas na vizitoni. Unë duhet…
10 hapa për të qenë burri më i mirë kur lind fëmija
“Nëse ndiqni këto rregulla të thjeshta, gruaja juaj do të ndihet e dashuruar, e respektuar dhe e sigurt afër jush. Mos u be “frikacak” Tregohu aq trim sa ajo Ju lejohet të keni frikë po aq sa personi që ka lindur. E gjithë kjo është e re dhe e frikshme për të dy ju dhe jeni bashkë në të gjitha momentet e mrekullueshme, dhe të vështira. Jini me të në çdo gjë, në çdo mënyrë të mundshme. Ndihmoje atë. Jini fizikisht i pranishëm Ajo do t’ju tregojë se ku duhet…
4 mënyra për të mbështetur një fëmijë në ngritjet dhe uljet gjatë jetës
Dr. Megan Campbell, një psikiatër për fëmijët dhe adoleshentët, ndau katër këshilla se si t’i mbështetim fëmijët në ulje-ngritjet e jetës. Ndërsa fëmijët rriten, ata hasin në mënyrë të pashmangshme një mori sfidash jetësore që kërkojnë elasticitet prej tyre. Është vendimtare që zhvillimi i tyre t’i inkurajojë ata që t’i përballojnë këto sfida në mënyrë pozitive, të sigurojnë mbështetje dhe t’u mësojnë atyre mekanizma të shëndetshëm për të përballuar dështimet Pranoni dështimet si mundësi për të mësuar Është mirë që fëmijët të përjetojnë dështime – dhe ata duhet të pranojnë…
Mos i detyroni fëmijët tuaj të bëjnë gjërat që nuk ju pëlqejnë
Mos e detyroni të hajë nëse se nuk është i uritur Mjekët këshillojnë tre vakte kryesore në ditë dhe dy shujta ndërmjet, megjithatë duhet mbajtur mend se çdo fëmijë është i ndryshëm. Në fund të fundit, trupi ynë na paralajmëron kur duhet të hamë dhe kur të pimë. Të bëhet diçka që ai nuk është Nëse fëmija juaj është i turpshëm, përqafojeni atë tipar të tij dhe mos u përpiqni ta ndryshoni atë. Mos e bëni atë të shoqërohet me shumë fëmijë nëse dëshiron të luajë vetëm me një mik…
Rëndësia e shëndeti mendor
Nga Pukijana Geci -Psikologe dhe terapiste Data 10 tetor është shpallur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) si Dita Botërore e Shëndetit Mendor. Shëndeti juaj mendor mirëqenia juaj psikologjike, emocionale dhe sociale – ndikon në çdo fushë të jetës suaj. Të kesh shëndet mendor pozitiv ju lejon të përballeni në mënyrë efektive me stresorët e përditshëm të jetës, të komunikoni mirë me të tjerët, të merrni vendime të shëndetshme dhe ta jetoni jetën në plotëni. Shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm sa shëndeti fizik, janë të ndërlidhura njëra…
Ja pse përqafimet janë ilaçi më i mirë për shpërthimet e zemërimit
Përqafimet kanë një efekt qetësues si te fëmijët ashtu edhe te prindërit. Edhe pse gjestet në dukje të përditshme, përqafimet dhe shprehjet e përgjithshme fizike të butësisë luajnë një rol të madh në zhvillimin emocional të fëmijëve. Por a e dini pse duhet t’i përqafojmë fëmijët kur ata sillen “të tmerrshëm”? Përgjigja është e thjeshtë! Përqafimet janë mënyra më e mirë për të inkurajuar fëmijët të bashkëpunojnë përmes lidhjes së ndërsjellë. Edhe pse jo të gjithë fëmijëve u pëlqejnë përqafimet apo prekjet fizike kur janë të mërzitur, parimi “lidh së…
Përqafimet janë me të vërtetë të rëndësishme!
Përqafimi i parë i një nëne me fëmijën e saj, kontakti lëkurë-lëkurë, është një hap bazë që mjekët rekomandojnë, sepse transmeton nxehtësinë e nënës dhe bakteret mbrojtëse tek i porsalinduri. Organizata Botërore e Shëndetësisë madje e quan përqafimin e parë nënë-fëmijë një «përqafim jetëshpëtues». Kontakti lëkurë-lëkurë, qoftë përqafimi, mbajtja në krahë vazhdon të jetë jetike për mirëqenien e fëmijës në fëmijëri, por edhe më vonë. Vetëbesimi më i madh, komunikimi më i mirë prind-fëmijë dhe më pak probleme psikologjike dhe të sjelljes lidhen me ngrohtësinë dhe lidhjen mes prindit dhe…
Si të ndihmoni zhvillimin gjuhësor të fëmijëve?
Shkruan: Egzona Maloku – Logopede E folura, gjuha dhe komunikimi janë fusha të rëndësishme të zhvillimit të fëmijëve. Ato luajnë një rol jetësor gjatë gjithë jetës sonë duke na ndihmuar të kuptojmë se çfarë po ndodh rreth nesh, të komunikojmë nevojat dhe ndjenjat tona themelore, të zhvillojmë biseda, të mendojmë, të mësojmë, të zgjidhim problemet dhe më shumë. Ato gjithashtu mbështesin shumë aspekte të tjera të zhvillimit duke përfshirë zhvillimin kognitiv, social dhe të shkrim-leximit. Zhvillimi gjuhësor është I ndërlikuar dhe fëmijët kanë nevojë për shumë të dhëna nga të…
Këshilla e babait për djalin e tij
Kur isha i vogël, babai më pyeti: – A e dini se kush është personi më i rëndësishëm në dyqan, në një institucion, shkollë apo në ndonjë biznes? U përgjigja: – Në biznes më i rëndësishëm është shefi. Në shkollë, është drejtori është më i rëndësishmi. Babai im buzëqeshi dhe tha: -Jo jo! Më i rëndësishëm është në pozicionin më të ulët. Në shkollën tuaj, personi më i rëndësishëm është ai që e kaloni pa përshëndetur. Domethënë, pastruesi është personi më i rëndësishëm në shkollën tuaj! Ai kujdeset për higjienën…
Prindërit shpenzojnë deri në 82 ditë në vit duke i vënë në gjumë fëmijët e tyre
Prindërit e rinj shpenzojnë pesë orë e 25 minuta në ditë duke u përpjekur ta bëjnë të porsalindurin e tyre të flejë duke vozitur, duke ecur ose duke lexuar. Pavarësisht se sa i zoti jeni në ndërrimin e pelenave ose për t’iu përgjigjur të qarave të një foshnje, çdo prind e ka një gjë me të cilën lufton – ta bëjë të voglin e tij të flejë. U zbulua se prindërit shpenzojnë 1977 orë në vit duke e vënë në gjumë fëmijën e tyre, që është rreth 82 ditë në…
Pse ndërhyrja e hershme tek fëmijët me autizëm?
Pukjana Geci Psikologe dhe terapiste Njerëzit shpesh befasohen kur dëgjojnë që trajtimi i autizmit mund të fillojë qysh në moshën 18 muajshe. Pse kaq herët?” Autizmi mund të zbulohet tek një fëmijë qysh në moshën 16 – 18 muaj. Një diagnozë e saktë e çrregullimeve të spektrit të autizmit mund të bëhët me besueshmëri edhe në 18 muaj. Nga këndvështrimi i neuroshkencës, ka prova dhe studime të shumta mbi neuroplasticitetin – nëse ndërhyjmë herët, kemi një shans më të mirë për të ndryshuar trurin në zhvillim. Kjo është një…
Fëmijët kurrë nuk i kanë dëgjuar të rriturit, por gjithmonë i kanë imituar
“MOS I EDUKONI FËMIJËT, ata gjithsesi do të jenë si ju. EDUKONI VETEN”. Fjalë e urtë angleze. …… Një baba krenar i mori dy djemtë e tij për të luajtur mini golf. Kur shkuan te shitësi i biletave, ai pyeti: – Sa kushton bileta? Shitësi u përgjigj: – Tre dollarë për ju dhe tre dollarë për një fëmijë mbi gjashtë vjeç. Fëmijët deri në moshën gjashtë vjeç hyjnë pa pagesë. Sa vjeç janë fëmijët tuaj? Babai u përgjigj: “Njëri ka tre dhe tjetri shtatë, kështu që do të paguaj gjashtë…
Fëmijët dhe ekranet – A është koha për një detoksifikim digjital?
Fëmija mesatarisht shpenzon 7 orë në ditë duke qëndruar pranë ekraneve, qoftë kompjuter, celular, tablet apo televizor. Është një kohë shumë e gjatë, veçanërisht kur koha e rekomanduar është deri në dy orë në ditë. Foshnjat tashmë dinë të përdorin celularin që nga mosha 8 muajshe dhe 90 për qind e parashkollorëve zgjedhin vetëm përmbajtje mediatike. Në një artikull që ajo shkroi për Psychology Today, Dr. Victoria L. Dunckley diskuton të gjitha mënyrat se si koha e tepërt para ekranit ndikon tek fëmijët. Përveçse fëmija bëhet i varur, i lodhur…