Mund të thuhet se testimi i kufijve tanë (e madje edhe i durimit!) është krejtësisht i natyrshëm dhe impulsiv nga ana e tyre, sepse gjatë zhvillimit pikërisht kështu kërkojnë përgjigjet e disa pyetjeve të rëndësishme të vegjëlit tanë A jam i sigurt dhe a kujdesen ata për mua? A më udhëheqin me besim? A janë me mua apo kundër meje? A është në rregull të dua atë që dua dhe të ndjej atë që ndjej? A jam një fëmijë i keq? Megjithatë, përveç këtyre pyetjeve, të vegjlit na kërkojnë…
Category: FËMIJËT
Dënimi i fëmijës duke e izoluar atë shkakton shkëputje emocionale prind – fëmijë
Prindërimi përfshin shumë gjëra, por ndoshta mbi të gjitha ka të bëjë me ndërtimin e marrëdhënieve me fëmijët tanë. Pa këtë lidhje, sado të aftë të jemi, ne humbasim fuqinë për të prindëruar. Megjithatë, sado e thjeshtë që tingëllon ideja e lidhjes, ne priremi ta shmangim atë. Arsyeja është se kërkon shumë më tepër prej nesh sesa qasjet konvencionale. Së pari, kërkon që ne të jemi mjaft të guximshëm për t’u parë në pasqyrë dhe për të analizuar shkakun rrënjësor të shkaktarëve tanë emocionalë. Realiteti është se kur përdorim teknika…
Shijoni çdo moment sepse fëmijët vetëm njëher janë të vegjël
Do të vie dita kur fëmija juaj nuk do të ndiej nevojën për ndihmën tuaj Një ditë fëmija juaj nuk do të kërkoj nga ju ta mbani në prehërin tuaj. Një ditë ai nuk do ta kërkoj nga ju ta merrni nga shkolla. Një ditë ai nuk do të kërkoj nga ju ta ndihmoni për të mbushur gotën me lëng Një ditë do ndaloj të kërkoj të flinte me ju në shtratin tuaj Një ditë ai nuk do të vrapoi në përqafimin tuaj pas një ëndrrë të keqe. Një ditë…
Si të sillemi kur fëmijët gabojnë?
Ndërsa qasjet tradicionale për edukimin e fëmijërisë së hershme shpesh janë të strukturuara në mënyrë të tillë që të parandalojnë gabimet, Montessori mbron të kundërtën. Studentja e parë femër e mjekësisë në Itali, Maria Montessori, shpesh theksonte rëndësinë e respektimit të fëmijës, lirinë e tij të vetë-shprehjes dhe edukimit përmes shqisave dhe lëvizjes. Dhe një nga këshillat e shumta të dobishme lexohet pikërisht kështu: “Respektojeni fëmijën edhe kur ai bën një gabim”. Kështu do të korrigjojnë më shpejt gabimet”. Ajo e shpjegoi këtë me faktin se gabimet janë…
Pse prindërit nuk e gëzojnë respektin e fëmijëve të tyre?
A nuk dinë fëmijët tuaj të vegjël kufij dhe ajo që ishte sjellja e papjekur zhvillimore kthehet në një tërbim që është mosrespektues dhe i vrazhdë për të rriturit jashtë familjes dhe ofendon prindërit dhe familjen në tërësi? Ne do të donim të mendonim se fëmijët mësojnë të gjitha virtytet – kujdesin, dhembshurinë, konsideratën – thjesht nga shembulli ynë i mirë, por shumica e fëmijëve kanë nevojë për më shumë se kaq. Një përkufizim i qartë i sjelljes së pranueshme, pritshmëritë tona që ata të mund të përmbushin udhëzimet…
SI TA MOTIVONI FËMIJËN TUAJ TË FLAS
“Vëmendja pozitive dhe lidhja janë shenja dalluese e një marrëdhënieje të mirë prind-fëmijë. Interesimi juaj i përditshëm u tregon fëmijëve tuaj se jeni në dispozicion të tyre”, thotë doktoresha Stivi Paket-Perez, psikologe pediatrie e licencuar në Klinikën e Shëndetit të Fëmijëve dhe asistent profesor në UT SouthWestern. Por ndonjëherë, të bësh një fëmijë të tregojë histori për ditën e tij mund të jetë një sfidë. Këtu janë disa këshilla nga Dr. Puket-Perez se si të përfitoni sa më shumë nga bisedat me fëmijën tuaj. Pse fëmija im nuk dëshiron të…
Si ndikojnë ngjarjet traumatike tek fëmijët?
Shkruan: Pukjana Geci – Psikologe dhe terapiste Trauma e fëmijërisë është e lidhur fort me probleme të shëndetit mendor dhe fizik që shfaqen më vonë në jetë. Trauma ndikon negativisht në zhvillimin e trurit, zhvillimin kognitiv, të mësuarit, zhvillimin social-emocional, aftësinë për të zhvilluar marrëdhënie të sigurta me të tjerët dhe sigurisht shëndetin fizik. Ajo shoqërohet gjithashtu me një jetëgjatësi më të shkurtër. Një numër i konsiderueshëm kërkimesh tregojnë se fëmijët vuajnë pasojat më të rënda, më të gjata dhe të dëmshme kur ekspozimi ndaj traumës fillon herët në…
Formula magjike për rritjen e një fëmije të suksesshëm
Ka një gjë që mund të bëni së bashku me fëmijët tuaj që është vërtetuar se një fëmijë do të jetë më inteligjent emocionalisht dhe do të ketë një shans më të madh për sukses në shkollim dhe karrierë. Kjo është diçka që të rriturit e kanë bërë gjithnjë e më pak kohët e fundit dhe fjala magjike për suksesin e fëmijës suaj është – leximi! Prindërit sot lexojnë gjithnjë e më pak me fëmijët e tyre, por edhe fëmijët lexojnë gjithnjë e më pak libra, si shkak të joshjes…
Veprimet që prindërit shpesh i bëjnë dhe kështu i largojnë fëmijët nga vetja
Ju lejoni që humori juaj të ndikojë në marrëdhënien me fëmijën tuaj Kjo nuk do të thotë që ju duhet të fshihni emocionet nga fëmijët, por duhet të dini si t’i menaxhoni ato dhe si të përballoni më mirë momentet tuaja stresuese. Edhe pse na duket se fëmijët janë tepër të vegjël për të kuptuar se si ndihemi, ata mund të jenë shumë të ndjeshëm ndaj gjendjes shpirtërore të prindërve. Stresi i vazhdueshëm mund të shkaktojë një reagim të dhunshëm tek fëmijët. Merr kohë për veten dhe jepu fëmijëve mbështetjen…
Gjëra që do të jenë të dobishme për çdo nënë pas lindjes
Foshnja e parë zakonisht vjen në një familje të përgatitur mirë. Gjatë nëntë muajve, prindërit e ardhshëm përgatiten për ardhjen e një anëtari të ri, lexojnë gjithçka rrethë prindërimit. Pas lindjes – nënat janë të lodhura dhe të emocionuara në të njëjtën kohë dhe se e kanë harruar plotësisht veten. Pas foshnjës së parë, kisha net pa gjumë të ndjekura nga ditë në mjegull, plot ndjenja të mbytura, të këndshme, por edhe të pakëndshme. Lindja e parë më shkoi mjaft vështirë dhe nuk isha e përgatitur të kujdesesha për veten…
Ndjenja e fajit të prindërve të fëmijëve me vonesa të të folurit
Shkruan: Egzona Maloku – Logopede Faji dhe ndjenjat e zhgënjimit të nënës janë krejtësisht normale kur kemi të bëjmë me një fëmijë që është diagnostikuar me një çrregullim komunikimi ose ndonjë çrregullim në lidhje me këtë çështje. Ky lloj faji mund të kuptohet si një ndjenjë që nuk po bëni mjaftueshëm si prind. Ju mund të keni një ndjenjë që prindërimi juaj nuk po plotëson nevojat e fëmijës suaj, se ju nuk po përballeni ose se veprimet tuaja po ndikojnë negativisht në fëmijën tuaj në planin afatgjatë. Si logopedë, kur japim…
Psikologia shpjegon pse është më mirë të ndaloni së puthuri fëmijët tuaj në buzë
Shkruan: Pukjana Geci – Psikologe dhe terapiste Kufijtë personalë të trupit të një fëmije janë vendimtare për zhvillimin e tyre të shëndetshëm. Puthja e një fëmije në buzë, së bashku me praktika të tjera ndërhyrëse si mbështjellja e ngushtë, ushqyerja me forcë dhe gudulisja agresive, mund të dërgojnë një mesazh se hapësira e tyre personale është e hapur ndaj ndërhyrjeve. Zakone të tilla prindërore mund të rrisin rrezikun që fëmija të zhvillojë ndjenjen e viktimes, duke çuar në vështirësi në vendosjen e kufijve dhe të thotë “jo”. Krijimi i kufijve…
Si t’i ndihmojmë fëmijët të menaxhojnë emocionet në varësi të moshës?
Fëmijët lindin me reagime emocionale të tilla si të qarat, frustrimi, uria dhe dhimbja. Ata mësojnë për emocionet e tjera gjatë rritjes. Emocionet ndërtohen nëpërmjet konteksteve emocionale, sociale dhe kulturore. Megjithatë, kryesisht ka tetë emocione të lindura: zemërimi, trishtimi, frika, gëzimi, interesi, befasia, neveria dhe turpi. Ato shprehen në varietete të ndryshme. Për shembull, mëria dhe dhuna shpesh vijnë nga zemërimi dhe ankthi, dhe shpesh shoqërohet me frikën. “Me fjalë të tjera, mënyra se si reagojmë ndaj emocioneve të një fëmije ndikon në zhvillimin e inteligjencës së tyre emocionale. Fëmijët…
Nëse fëmija juaj do të jetë empatik dhe i gatshëm për të ndihmuar të tjerët varet vetëm nga ju
Edhe pse shpesh nuk jemi vërtet të sigurt se deri në ç’masë ne si prindër jemi përgjegjës për rrugën që do të marrë fëmija ynë. Ekspertët e Universitetit të Kembrixhit kryen një studim që tregoi se fëmijët e vegjël që kanë marrëdhënie të shëndosha me prindërit e tyre kanë më shumë gjasa të tregojnë disa sjellje të shkëlqyera kur arrijnë adoleshencën. Ky studim është një nga të parët që ka shqyrtuar se si marrëdhëniet prind-fëmijë ndikojnë në sjelljen sociale dhe shëndetin mendor gjatë rritjes të fëmijëve. Ekspertët përdorën të dhëna…
Këshilla nga psikologia si të punohet me përqendrim gjatë detyrave dhe aktiviteteve?
Shkruan: Pukjana Geci – Psikologe dhe terapiste. Shumë prindër e konsiderojnë sfidë koncentrimin e fëmijës. Vështirësitë e vëmendjes dhe përqendrimit janë shumë të zakonshme tek fëmijët. Fëmijët janë super energjikë dhe kureshtarë. Kjo është arsyeja pse t’i bësh ata të ulen dhe të bëjnë një detyrë pa u shpërqendruar, mund të jetë një detyrë mjaft e vështirë për ta. Gjërat mund të përkeqësohen kur i detyroni të bëjnë aktivitete si detyrat e shtëpisë që kërkojnë prani aktive mendore dhe përqendrim. Mungesa e vëmendjes dhe vështirësitë e përqendrimit mund të shkaktojnë…