A mundet një nënë me binjakë t’i plotësojë menjëherë kërkesat e fëmijëve të saj? Po. Përderisa prodhimi i qumshtit shtohet, sa më shumë të stimulohet, ajo do të arrijë të ofrojë sasinë e mjaftueshme të qumshtit. Madje ajo mund të ofrojë edhe për tre fëmijë. Por, për këtë, nëna duhet të ushqehet mirë. @ të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet tjetërsimi dhe përvetësimi i materialeve pa lejen paraprake, kurse lejohet shpërndarja e linkut të NATALmedias dhe Poliklinikës NATAL
Category: SHKOLLA E GJIDHËNIËS
SHKOLLA E GJIDHËNIES| Video 33: GJIDHËNIA DHE FJETJA NË SHTRAT ME FËMIJËN
Fjetja bashkë me fëmijën ndihmon në vendosjen dhe ruajtjen e ushqyerjes me gji. Një numër i prindërve përjetojnë vështirësi me fëmijën në shtratin e tyre. Për ta, zgjidhja ideale është një shtrat i mbështetur në shtratin e prindit, me kangjella të hequr nga ana e prindit dhe hapësira midis krevatit dhe shtratit të prindit të jetë e mbushur. Kjo mënyrë gjumi ofron mundësinë e pushimit të pashqetësuar, duke kënaqur njëkohësisht nevojën e fëmijës për afërsinë tuaj. Përfitimet e gjumit së bashku janë të shumta dhe ato lidhen jo vetëm me…
SHKOLLA E GJIDHËNIES| Video 32: MITET QË JU THONË TË TJERËT DHE TË VËRTETAT RRETH GJIDHËNIES
Shkaqet më të shpeshta që pengojnë vendosjen e gjidhënies janë procedurat dhe këshillat (e gabuara), stimulim jo të mjaftueshëm ose stimulim pamjaftueshëm të shpeshtë dhe zbrazje të pamjaftueshme të gjirit. Kufizimi i kohëzgjatjes së ushqyerjes me gji, këmbëngulja për të ushqyer foshnjën me shtesa, dhënia “e vetëm pak shtese”, anashkalimi i ushqyerjes me gji natën, ndarja e nënës nga foshnja në maternitet “për t’i dhënë pak pushim mamit”, përdorimi i biberonit mashtrues, dhënia e çfarëdo lëngu me shishe janë të gjitha pengesa për vendosjen e mbarë të gjidhënies dhe…
SHKOLLA E GJIDHËNIES| Video 31: KËRCIMET E BEFASISHME TË RITMIT GJATË USHQYERJES ME GJI
Kërcimet e zhvillimit njihen shumë shpesh nga fakti se një fëmijë që mund të ketë krijuar një lloj ritmi të ushqyerjes me gji më parë, befas bëhet më shpesh i uritur dhe i pakënaqur. Në fakt, ju ndiheni sikur nuk mund ti ngopni. Dinë të kërkojnë gjirin çdo orë dhe ndonjëherë edhe më shpesh. Sapo i zë gjumi, zgjohen, qajnë, fusin duart në gojë, kërkojnë të pinë. Kërcimet e zhvillimit vërehen më shpesh në moshën dy, 3 ditore, në 3 javë, në 6 javë, 3 muaj dhe 6 muaj. Kjo…
SHKOLLA E GJIDHËNIES| Video 30: TË VËRTETAT RRETH JASHTËQITJES TE FOSHNJAT E USHQYERA ME GJI
Foshnjat që ushqehen me gji, jo domosdoshmërisht duhet të kenë jashtëqitje çdo ditë. Më shumë se numri i jashtëqitjeve, ka rëndësi forma dhe përmbajtja e jashtëqitjes. @ të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet tjetërsimi dhe përvetësimi i materialeve pa lejen paraprake, kurse lejohet shpërndarja e linkut të NATALmedias dhe Poliklinikës NATAL
SHKOLLA E GJIDHËNIES| Video 29: SHTIMI NË PESHË TE FOSHNJET GJATË USHQYERJES ME GJI
Nëse keni lindur në maternitet, do të shkoni në shtëpi me dy të dhëna për peshën trupore të fëmijës – peshën e lindjes dhe peshën e daljes. Është shumë e rëndësishme të mbani mend këtë vlerën më të ulët, sepse nga ajo numërojmë çdo shtim të peshës pasuese – një nga treguesit e përparimit të fëmijës. Është normale që një i porsalindur të humbasë 5-7% dhe madje deri në 10% të peshës së lindjes, brenda pak ditësh pas lindjes. Nuk ka vend për panik! Me ushqyerje të mjaftueshme me gji…
SHKOLLA E GJIDHËNIES| Video 28: MË THONË E KAM QUMSHTIN E GJIRIT TË HOLLË. A ËSHTË E VËRTETË?
Kemi dëgjuar të thonë e kam qumështin e hollë dhe për këtë fëmija nuk shton në peshë. Para së gjithash, është e rëndësishme të theksohet se një grua prodhon qumështin, i cili përbëhet kryesisht nga uji dhe ka një total deri në 5% yndyrë. Për shkak të mënyrës së çlirimit, qumështi ndryshon nga fillimi deri në fund të dhënies së gjirit. Fillimisht është me ujë për të ndihmuar fëmijën të shuajë etjen. Dhe më vonë më i yndyrshëm dhe më i ngopshëm. Ky ndryshim ndodh gradualisht gjatë ushqyerjes me gji.…
SHKOLLA E GJIDHËNIES| Video 27: A KAM MJAFTUESHËM QUMSHT GJIRI?
Kjo frikë është shpesh e pranishme te nënat e reja. Disa janë të pasigurta që në fillim. Të tjerat janë të befasuara nga një ndryshim në ritmin e thithjes së foshnjës, një ndryshim në ritmin e gjumit ose një ndryshim në ndjenjën në gji. Për shembull, lehtësimi nga mbimbushja fillestare. Por shumica prej nesh në një moment pyesin gjithashtu a kam qumësht mjatueshëm. Sa herë që ju kaplon pasiguria a keni qumësht mjaftueshëm, mos harroni të numëroni pelenat e lagura dhe të mbushura me jashtëqitje dhe ushqyerjen me gji në…
SHKOLLA E GJIDHËNIES| Video 26: MENY USHQIMI PËR TË SHTUAR QUMSHTIN E GJIRIT
Nëse në dietën e nënës mungojnë lëndë ushqyese të rëndësishme, ata do të privohen nga trupi i saj, jo nga qumështi që prodhon. Madje është treguar se qumështi i nënave në kufi me kequshqyerjen plotëson nevojat e fëmijës dhe se ai do të rritet në mënyrë të kënaqshme nëse ushqehet sipas kërkesës. Por kjo nuk do të thotë që nëna duhet të neglizhojë veten dhe nevojat e trupit të saj. Kujdesi për një fëmijë ndonjëherë është mjaft rraskapitës dhe vetë prodhimi i qumështit konsumon kalori shtesë. Prandaj, nëna duhet…
SHKOLLA E GJIDHËNIES|Video 25: A DUHET TË PIJË NËNA MË SHUMË QUMSHT PËR TË SHTUAR QUMSHTIN E GJIRIT?
Meqenëse është jashtëzakonisht e rëndësishme që nëna të pijë lëngje të mjaftueshme gjatë ditës, përdoreni ujin para se të jeni të etura, sepse etja është një simptomë e hershme e dehidrimit. Merrni një gotë ujë ose një lëngë të freskët, lëngje natyrore të frutave dhe perimeve të shtrydhura, sa herë që ushqeni me gji fëmijën. @ të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet tjetërsimi dhe përvetësimi i materialeve pa lejen paraprake, kurse lejohet shpërndarja e linkut të NATALmedias dhe Poliklinikës NATAL
SHKOLLA E GJIDHËNIES| Video 24: ÇFARË DUHET TË (MOS) HAJË NJË NËNË GJIDHËNËSE?
Pothuajse të gjitha nënat gjatë gjidhënies kalojnë në dilema dhe shpeshherë kanë dyshime për atë se sa dhe çka duhet ngrënë për të qenë më të suksesshme. Ato, shpeshherë nga frika se nuk do të kenë qumësht të mjaftueshëm, hanë më tepër se sa që duhet ose dhe ju shmangen disa llojeve të ushqimit nga frika se ato do të ndikojnë negativisht në gjidhënie. Nënat, shpesh nga frika se nuk kanë mjaftueshëm qumësht gjiri, fillojnë me qumësht shtesë duke rrezikuar ose humbur tërësisht vetë procesin e gjidhënies. …
SHKOLLA E GJIDHËNIES|Video 23:FOSHNJE E PËRGJUMUR. A DUHET TA ZGJOJ NGA GJUMI PËR TA USHQYER ME GJI?
Mbani mend! I porsalinduri juaj mund të jetë aq i përgjumur saqë nuk zgjohet mjaftueshëm për ushqim dhe nuk merr mjaftueshëm ushqim. Ky mund të bëhet një rreth vicioz – sa më pak të ushqehet fëmija, aq më i përgjumur bëhet sepse nuk ka energji për t’u zgjuar dhe për të kërkuar të hajë. ________________________________ @ të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet tjetërsimi dhe përvetësimi i materialeve pa lejen paraprake, kurse lejohet shpërndarja e linkut të NATALmedias dhe Poliklinikës NATAL
SHKOLLA E GJIDHËNIES| Video 22: KUR DHE SI TA NDËRROJMË GJIRIN GJATË USHQYERJES ME GJI?
Në orët e para të ditëve të para të dhënies së gjirit, ofroni fëmijës të dy gjinjtë në çdo ushqyerje me gji, madje ndërrojini të dy gjinjtë disa herë. Kjo do të sigurojë zbrazje të shpeshtë dhe të plotë të të dy gjinjve dhe në këtë mënyrë stimulim më të shpeshtë të gjirit, dhe do të siguroheni që foshnja të thithë më shumë kulloshtër dhe më vonë më shumë qumësht. ________________________________ @ të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet tjetërsimi dhe përvetësimi i materialeve pa lejen paraprake, kurse…
SHKOLLA E GJIDHËNIES| Video 21: SA MINUTA TA MBAJ FOSHNJEN NË GJI?
Është vështirë që t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje. Nuk ka rregulla se sa duhet të zgjasë ushqyerja me gji. Kohëzgjatja e ushqyerjes me gji ndryshon edhe sipas periudhës së ditës dhe nuk është mirë t’i kufizoni në kohë. Ushqyerja me gji mund të zgjasë nga 5 minuta deri në 45 minuta, veçanërisht gjatë periudhës së të porsalindurit, kur vendoset laktacioni dhe fëmija mësohet me jetën jashtë mitrës dhe ka një instinkt të fortë për të thithur. @ të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet tjetërsimi dhe përvetësimi i materialeve…
SHKOLLA E GJIDHËNIES| Video 20: SA SHPESH TA USHQEJ FOSHNJEN ME GJI?
Të ushqyerit me gji me kërkesë të fëmijës do të thotë fjalë për fjalë t’i ofrosh gjirin fëmijës sa herë që ai e kërkon atë me shenja delikate ose më pak delikate. Në moshën e të porsalindurit, ndërkohë që laktacioni është ende duke u vendosur, është e dëshirueshme që fëmija të ketë 10 ushqyerje me gji në 24 orë, por jo më pak se tetë ushqyerje me gji për këtë kohë. @ të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet tjetërsimi dhe përvetësimi i materialeve pa lejen paraprake, kurse…