Çfarë është Torticollisi?

Shkruan: Jeta Kastrati – Fizioterapeute

Torticolisi është shkurtim i njëanshme i muskulit sternokleidomastoideus(SCM)  qe lidhi pjesën e prapme të kafkës me kockën e kraharorit (sternumin) dhe klavikulën.

Torticollisi është mjaft i zakonshëm tek foshnjat dhe te fëmijët dhe mund të jetë i pranishëm në lindje (kongjenital)  ose mund të zhvillohet më vonë.

Foshnja mban kokën në anën ku muskuli është i shkurtuar, ndërsa mjekra është e kthyer në anën e kundërt.

Torticollisi kongjenital është lloji më i zakonshëm i torticollisit i cili zakonisht është pa dhimbje për foshnjën.

Prindërit mund te mos e dallojnë tortikolisin derisa foshnja është disa javëshe,

Pasi foshnja të fillojë të marr kontrollë mbi kokën, fillon dhe bëhet me e dukshme për prindërit.

Zakonisht shoqërohet me asimetri te fytyrës dhe  është pasojë e kontrakturës unilaterale të muskulit sternokleidomastoideus dhe nëse mbetet i patrajtuar do të zhvillohet plagiocefalia(rrafshim i njërës anë të kokës),asimetri e syve dhe veshëve, si dhe skolioza torakolumbale.

Sa i përket etiologjisë ekzistojnë disa teori në lidhje me etiologjinë e torticollisit kongjenital, duke përfshirë iskeminë, traumat gjatë lindjes dhe malpositionin  intrauterin (pozita pelvike).

Mjekimi: ekzistojnë dy metoda të trajtimit të torticollisit, mjekimi konzervativ dhe ai operativ.

80-90% të rasteve mjekimi konzervativ jep rezultate të mira.
Mjekimi konzervativ nënkupton trajtim me anë të terapisë fizikale ku në trajtim përfshihen procedurat e përdorimit të termoterapisë, elektroterapisë dhe kinezioterapisë.

Rol te rëndësishëm ne trajtimin e suksesshëm të tortikolisit ka edhe edukimi i prindërve në lidhje me teknikat e mbajtjes,pozicionimit dhe vendosjes së foshnjës./natalmedia/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kompjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forne tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

 

 

SHPËRNDAJE:

Related posts