E dua, por a kam nevojë për të?

Shkruan: Pranvera Nevzadi

 

Minimalizmi, një çasje sociale dhe ekonomike.

 

Minimalizmi, ka filluar si një lëvizje artistike në artin pamor Western, më fort në atë amerikan, pas Luftës së Dytë Botërore, që nga viti 1960. Më vonë, minimalizmi si formë jetese ka gjetur zbatim edhe në fushat e tjera të jetës, si sociale dhe ekonomike. Në jetën minimaliste, sasia nuk ka rëndësi. Ajo që ka rëndësi është cilësia dhe nevoja.

 

A mund të jetosh me më pak gjëra se sake momentalisht?

 

Mijëra artikuj në internet dhe përvoja të njerëzve të ndryshëm tregojnë se sa shumë ka ndikuar në kursimin e parave dhe në qetësinë psikologjike stili minimalist. Padyshim, edhe ky ka mangësitë e veta si çdo sistem tjetër, dhe largimi i gjërave nga jeta jote e përditshme nuk do t’i zgjidh të gjitha problemet, por do të të jap hapsirë të mjaftueshme dhe një ambient të organizuar mirë, që do të ndikojë në qetësinë tënde psikologjike, sepse, një ambient rrëmujë, shkakton rrëmujë në mendje. Gjithashtu do të mundësoj kursimin e parave në gjëra të panevojshme.

Unidentified neat housewife puts container with socks, panties and underwear. Clothes storage Unidentified neat housewife puts container with socks and pantyhose on wardrobe drawer during general cleaning by modern storage system. Concept of beautiful and comfortable organization minimlist stock pictures, royalty-free photos & images

Të bësh pazar si një minimalist do të thotë t’i bësh vetes këto pyetje para se të blesh gjëra që shpesh nuk gjejnë përdorim të përditshëm në shtëpinë tonë,dhe përveç që pozicionohen si shpenzimi panevojshëm, zënë edhe hapsirë dhe krijojnë rrëmujë në ambientin ku ne jetojmë:

  • A kam vërtetë nevoj për këtë (produkt)?
  • A kam ndonjë të ngjashëm më të në shtëpi?
  • A do ta përdori këtë shpesh?
  • A përputhet me gjërat që i kam tashmë?
  • A e dua?
  • A do ta dua edhe më vonë?

Forma  minimaliste e jetesës është një mënyrë pothuajse e përkryer për të kursyer para.  Shpesh, të kursesh para, nuk do të thotë sesa ke menjanuar nga paga, por sa ke shpenzuar nga ajo që ke fituar dhe për çfarë. Njerëzit mendojnë se të blesh vazhdimisht gjëra, i bënë ata të lumtur. Por ajo që në fund ndodhë, është një tollovi e madhe në shtëpi dhe një shpenzim i panevojshëm dhe i pamenduar mirë.

Minimalizmi, si një mënyrë jetese, nuk kërkon (ose madje nuk fton) njerëzit që të ndalojnë shpenzimin e parave tërësisht. Në vend të kësaj, ajo thjesht ruan paratë e tyre drejt ndjekjeve të pa nevojshme (JOSHUA BECKER). Sepse ekziston një mendim jo i drejtë në lidhje me këtë se, sikur të gjithë të jetonim si një minimalist, ekonomia do të shkonte në kolaps. Në fakt, mënyra minimaliste e jetesës do të ndikonte shumë në shpërndarje më të drejtë të prodhimit, realisht, do ta zvogëlonte mbi prodhimin në një pjesë të shoqërisë, duke ndikuar në largimin e prirjeve tona për të kërkuar lumturinë në konsumin e tepërt që rrjedhimisht krijon lakminë, xhelozinë, mungesën e ndjeshmërisë, dëshirën për të bërë përshtypje, etj. Shumë nga njerëzit konusmimin e tepërt e përdorin për të kompenzuar mangësitë personale, por kjo nuk është një faktorë që do t’i kënaqë pritshmëritë e tyre, sepse, do t’i detyrojë kështu të shpenzojnë e të shpenzojnë edhe më shumë.

 

Të bleshë gjërat e shtrenjëta në vend të gjërave të nevojshme:

 

Sot, shumë njerëz jetojnë në versionin modern të “jetës strikte apo jetës së zellshme”, e cila më së miri mund të quhet “jeta stresuese”. Në vend të përjetimit të kënaqësive, kjo shndërrohet në tronditje psikologjike. Njerëzit janë të varur nga tavolinat e tyre, orenditë e tyre, smartfonët e tyre, çdo herë vetëm një hap larg dozës së ardhshme të ankthit. “Ata konsumohen nga karrierat dhe punët që nuk i pëlqejnë, për të blerë gjëra që nuk u nevojiten, për të impresionuar njerëzit që nuk u interesojnë.” Të shpenzosh për gjëra të domosdoshme dhe që kanë rëndësi për ty, në fund të fundit është më zbavitëse se sa të blesh gjëra të shtrenjëta për t’iu lënë përshtypjetë  të tjerëve.

Në fund, minimalizmi nuk është një relegjion. Ajo është vetëm një mënyrë e thesht jetese, që ka përparësitë e veta, dhe ti mund të zgjedhësh të jetosh ndryshe në çdo kohë dhe në çdo situatë./natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

 


*Qëndrimet e autorëve, nuk  që përfaqësojnë në mënyrë të domosdoshme edhe qëndrimet e portalit.

SHPËRNDAJE:

Related posts