Pyetje:
Përshëndetje! E kam djalin 3 vjeq ende nuk flet prej moshatareve të tij është shumë mbrapa më herët ka nejt në tel 24/7 po tash ja kem ndalu po prap spo flet jem bo marak a ki naj kshillë?
Përgjigje:
Përshëndetje!
E kuptoj shqetësimin tuaj dhe është shumë mirë që keni ndërmarrë hapin për të kufizuar teknologjinë.
Vonesa në të folur mund të ketë disa shkaqe, por është e rëndësishme të vlerësohet jo vetëm sa fjalë thotë, por edhe sa mirë kupton dhe si ndërvepron me ju dhe me fëmijët e tjerë.
Disa pyetje që mund të ndihmojnë për të kuptuar më mirë situatën,
A i kupton komandat e thjeshta, si “ama topin” ose “mbylle derën”?
A e përdor gjuhën e trupit apo gjeste për të komunikuar (p.sh. tregon me gisht, tund kokën për po/jo).
Si është ndërveprimi i tij me fëmijët e tjerë?
Luajnë bashkë apo preferon të rrijë vetëm?.
Flisni shumë me të, duke e përfshirë në biseda të thjeshta dhe duke emërtuar objektet që e rrethojnë.
Mos i jepni gjërat të servuara.
Në vend që t’ia jepni menjëherë atë që kërkon, përpiquni ta inkurajoni të përdorë tinguj ose fjalë. P.sh., nëse do ujë, prisni derisa të përpiqet të thotë diçka ose të përdorë një gjest. Përdorni tinguj dhe fjalë atraktive. Fëmijët shpesh mësojnë më shpejt përmes tingujve argëtues.
Kur fëmija përpiqet të thotë diçka, qoftë edhe një tingull i thjeshtë, përgëzojeni dhe inkurajojeni, duke e shpërblyer me buzëqeshje, përqafime ose një lodër që i pëlqen. Për ne është shumë e rëndësishme të shohim fëmijën nga afër për të vlerësuar me mirë zhvillimin e tij dhe për t’ju dhënë këshilla specifike se si të punoni me të në mënyrën më efektive.
Nëse dëshironi një vlerësim më të detajuar dhe udhëzime tjera, mund të na kontaktoni.
Jam e gatshme t’ju ndihmoj! Pukjana Geci Psikologe klinike./natalmedia.com/
Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”