Fëmija im bën disa sjellje, a është në rregull?

Pyetje:

Ekom djali 2 vjet mbush edhe 2 muj po deshta met se po shqetson pak kur loz me lodra i shtrengo duart ose kur gezohet diqka si shtrgim ja bon edhe sen dy fol do fjal pshm qka ti flas une jo vet pshem e kendoj diqka kendo edhe ky mundoht ata veten po kur e thrras emer nuk pergjigj me za po kthen koke ne shiko kur tham hajde dhom vjen kur tham dil del po pshembull kur tham per diqka ama nuk din ose merr nuk din a kerri topi e thot fjal babi e thot ton kohen e mami sme thot as nje her une thom hajde mami ky thot babi babi deshta met pyt a jon normal kto.

 

Përgjigje:

Përshëndetje!

Është shumë e rëndësishme që fëmija të marrë stimulimin e duhur për të mbështetur zhvillimin e tij gjuhësor dhe njohës. Nga ajo që përshkruani, ai ka disa aftësi të mira, si kuptimi i disa komandave dhe përpjekja për të imituar, por ka ende nevojë për më shumë mbështetje për të zgjeruar të folurin dhe të kuptuarit.

Kur fëmija nuk di të japë objektin që ju i kërkoni, si në rastin tuaj “ama veturën”, kjo tregon se ai ende nuk e ka zhvilluar plotësisht njohjen e objekteve.

Kur fëmija shtrëngon duart gjatë lojës ose kur gëzohet, kjo mund të jetë një mënyrë për të shprehur emocionet ose për të rregulluar ndjesitë e tij.

Është e rëndësishme të vëzhgoni nëse këto lëvizje janë të shpeshta dhe të përsëritura apo ndodhin vetëm në situata të caktuara.

Nëse shoqërohen edhe me sjellje të tjera si ecja në maje të gishtave, rrotullimi rreth vetes ose renditja e lodrave në vijë, atëherë mund të jetë e nevojshme një vlerësim më i detajuar.

Kur ai dëshiron diçka, pritni pak para se t’ia jepni dhe inkurajojeni të përdorë një fjalë apo një gjest për ta kërkuar.

Kur luan ose kryen aktivitete të përditshme, përsëritni emrat e objekteve dhe veprimeve në mënyrë të qartë. Bëni tinguj kafshësh, zhurma makinash dhe lëvizje të thjeshta që ai mund t’i përsërisë.

Kur fëmija shtrëngon duart gjatë lojës ose kur gëzohet, kjo mund të jetë një mënyrë për të shprehur emocionet ose për të rregulluar ndjesitë e tij. Është e rëndësishme të vëzhgoni nëse këto lëvizje janë të shpeshta dhe të përsëritura apo ndodhin vetëm në situata të caktuara.

Nëse shoqërohen edhe me sjellje të tjera si ecja në maje të gishtave, rrotullimi rreth vetes ose renditja e lodrave në vijë, atëherë mund të jetë e nevojshme një vlerësim më i detajuar.

Pukjana Geci Psikologe Klinike./natalmedia.com/

 

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

SHPËRNDAJE:

Related posts