Fëmijët të cilët në moshë shumë të vogël fillojnë të përdorin telefonin, I – pad, një mendim nga Logopedi ?

Pyetje:

Përshëndetje!

Vajza jonë është 4 vjeçe e gjysëm, ka qenë për kontrolla të rregullta te Pediatri dhe në përgjithësi na ka thënë se është mirë, mirëpo në aspektin e të folurit ka ecur më shumë në gjuhën angleze se në gjuhën shqipe. Rreth moshës 1 vjeçe ka thënë fjalën e parë, por pas rreth 8 muajve ka filluar të përdorë shumë telefonin, me kohën ka ardh duke i shtuar disa fjalë në gjuhën shqipe dhe duke e përvetësuar gjuhën angleze. Tani shprehë kërkesat dhe flet gati çdo gjë në gjuhën Angleze, ndërsa në gjuhë shqipe thujase asgjë, kjo na ka brengosur paksa, na intereson një mendim i juaji ?

Përgjigje:

Përshëndetje!

Sigurisht se kjo problematikë është shumë e shprehur në ditët që po jetojmë.

Dhe si jo rastësisht kjo ka sjellë një sërë çështjesh diskutimi dhe problemesh që kërkojnë zgjidhje në mejdanin profesional të Logopedisë. Baza e këtyre problematikve në këtë drejtim është se fëmija e mësonë më shumë të folurën në mënyrë automatike se me ndërveperim.

E ndërveprimi është segment më se i rëndësishëm që një fëmijë ti arrijë hapat Logopedik në kohën optimale dhe moshën në të cilën ndodhet.

Këshillat nga Logopedi janë shumë jetike në këtë drejtim. Përveq kësaj duhet të cekim se teknologjia jo medoemos ka efekt negativ, nëse aplikohet profesionalisht, me udhëzimet e Logopedit, Psikologut mund të ketë edhe ndikime pozitive, si vie fjala zhvillimi i dy gjuhëve në mënyrë paralele, gjë e cila do të ketë reflektime të mira te individi në të ardhmen e tij. Por për të gjitha këto kusht është zhvillimi në gjuhën amtare (në aspektin Logopedik), andaj për këtë rekomandohet një konsultë me Logopedin.

Arjon Podrimaj – Logoped./natalmedia.com/

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts