Fëmijët të cilët në moshë të hershme fillojnë të qasen në paisjet e teknologjisë

Pyetje:

Djali ynë është 3 vjeç e gjysëm, han, pin, dhe gjumin e bën mirë, mirëpo thotë shumë pak fjalë në gjuhën shqipe dhe më shumë në gjuhën angleze.

Në moshën 11 muajshe ka thënë fjalën e parë “mami” dhe disa fjalë të tjera, por rreth 1 vjeç ka fillu të përdorë shumë telefonin, sidomos në youtube, poashtu edhe në tik – tok dhe instagram, në kohën e ushqimit, para se të bjerë të flejë, dhe me orë të tëra gjatë ditës. Kohëve të fundit ja kemi ndaluar, mirëpo kërkesat dhe çdo gjë tjetër i thotë vetëm në gjuhën angleze me “no, yes, okey”, na intereson një mendim i juaji?

 

Përgjigje:

Përshëndetje!

Kjo është një problematik e cila është shumë e shpeshtë në ditët e sotme. Dhe, si jo rastësisht, kjo ka sjellë një sërë çështjesh dhe problemesh për diskutim, të cilat medoemos kërkojnë zgjidhjen e tyre në mejdanin profesional përkatës. E vërteta është se fëmijët kanë nevojë për ndërveprime dhe lojëra të ndryshme, për ta zhvilluar gjuhën e tyre, dhe aspektet logopedike në moshat përkatëse. Ndërsa teknologjia, sidomos te fëmijët e vegjël, formon skemën shabllon të gjuhës, perceptimeve, dhe të shprehurit, e cila sigurisht se është e dëmshme në aspektin logopedik. Një gabim që prindërit e bëjnë shpesh është, kur për të mos i penguar fëmija i tyre, ja japin telefonin, kjo është në kundërshtim me pjesën e lartëshpjeguar.

 Disa këshilla:

  1. Largojini paisjet e teknologjisë nga dhoma e tij/saj rreth 1 orë para gjumit.
  2. Shmangeni përdorimin e ekraneve si ‘biberon’, vetëm për të mos ju penguar fëmija, sikur se e shpjeguam.
  3. Kujdes shumë më strikt që fëmija të mos ketë qasje në tik – tok dhe videot reel – s në facebook dhe instagram.
  4. Është e rekomandueshme që deri në 10 vjeç fëmija të mos qasje në rrjetet sociale (facebook instagram, snapchat, etj). E informon prindi për çka ka nevojë rreth shkollës apo kurseve që ndjekë.
  5. Nxitni lojëra me të në gjuhën shqipe, siç është loja me balona, me karta me figura, me përdorimin e objekteve, etj.
  6. Rekomandohet një konsultë me logopedin./natalmedia.com/

 

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts