Shkruan: Dr.Ismail Lutolli Spec Pediatër
Në rast se nëna është me grip, a lejohet që ta ushqejë fëmijën me gji ?
Mjeku më ka përshkruar antibiotik si të veprojë ?
Cili është kujdesi që duhet të ketë nëna dhe cilat sqarime duhet të kërkojë nga mjeku ?
Fillimisht, nuk është e tepërt të ripërserisim atë që sot njihet në rrethet mjekësoro – shkencore dhe është e njohur edhe në praktikë, se qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë, më i plotë dhe më i dobishmi për foshnjat. I domosdoshëm dhe i pazavendesueshëm të paktën deri në muajin e gjashtë të jetës së fëmijës, me mundësi për të vazhduar deri në 1 vit. Shumë studime tjera tregojnë edhe për dobitë shumë të mëdha te gjidhënjes në vitin e dytë të jetës.
Përdorimi I ilaceve te ndryshme në asnjë rrethanë nuk duhet të bëhet shkak të rrezikohet procesi I gjidhënjes aq I domosdoshëm për fëmijun tuaj.
Mjeku më ka përshkruar antibiotikë, a duhet të ndërpres gjidhënjen ?
Në punën time të përditshme, takoj shumë nëna që janë të shqetësuara kur mjekët i këshillojnë ato që të ndalojnë përkohësisht ose të ndalojnë plotësisht të ushqyerit me gji, nëse marrin medikamente . Kjo këshillë jo profesionale shpesh ndodhë nga mungesa e informacionit të mjekëve ose edhe nga frika e nënës se mos ka mundësi ti ndodhë foshnjës diqka e keqe. Ka shumë hulumtime të bëra në këtë drejtim, të cilat tregojnë qartë që shumica e barnave janë të sigurta gjatë përiudhës së gjidhënjes dhe se tajimi i i këtyre barnave përmes qumështit, ose është minimal, i padëmshëm apo mund të mos ndodhë fare.
Kush është fajtor kryesorë për përshkrimin e barnave gjatë periudhes se gjidhënjes ?
Në shumicën e rasteve, vendimin që ka të bëjë rreth përdorimit të barnave nga nëna gjidhënëse,e sjellë një mjek i përgjithshëm ose gjinekolog. Fatkeqësisht, në shumicën e rasteve mjeku as që e qan kokën fare për nënën, e cila ka preokupim gjidhënjen dhe për të cilën gjidhënja është më e rëndësishme se vetë mjekimi i problemit të caktuar. Jnë të shpeshta rastet kur edhe gadishmëria e nënës për të hequr dorë nga gjidhënja është në problemin e parë shëndetsor që kalon . Lehtësia e përshkrimit te barbave ,sidomos të antibiotikëve, tek nënat gjidhënëse është teper shqetësuese.
Kujdesi që duhet të ketë nëna dhe sqarimet që duhet kërkuar nga mjeku
Nëna duhet të kërkojë sqarime shtesë nga mjeku për domosdoshmërinë ( ose jo domosdoshmërinë ) e përdorimit të antibiotikëve ose barnave tjera.
Më së miri do ishte të mos përdorni asnjë bar gjatë periudhës së gjidhënjes, por nganjëherë nuk mund të shmanget përdorimi i tyre. Në këto raste duhet marrë parasysh shëndetin e nënës në njërën anë dhe të foshnjes në anën tjetër, si dhe të gjindet zgjidhja më e mirë e mundshme në përshkrimin racional të barnave për nënën, duke mos e dëmtuar foshnjën dhe duke mos rrezikuar procesin e gjidhënjes.
Në asnjë rast nuk është zgjidhje ndërprerja e gjidhënjes
A lejohet ta ushqejë fëmijën me gji një nënë me gjendje gripi ?
Në rastin e temperaturës apo gripit në asnjë mënyrë të mos ndërpritet ushqyerja me gji, sepse trupi i nënës natyrshëm fillon të prodhojë antitrupa, që me anë të gjidhënjes kalojnë tek fëmija dhe në këtë mënyrë e mbrojnë fëmijën nga agjentët e ndryshëm viral apo bakterialë.
Nëse nëna ka nevoj për kimioterapi apo mjekim të nje çështjeje serioze të shëndetit ?
Në raste të rralla, kur nëna ka nevojë për përdorim të kimioterapisë, rrezatimit ose në qoftëse bëhet fjalë për një qështje serioze shëndetësore, e cila kërkon terapi afatgjatë dhe barnat që përdoren janë të ndaluara gjatë ushqyerjes me gji, atëherë rekomandohet ndërprerja e gjidhënjes !
Për shkak të një infeksioni më janë përshkruar antibiotikë, si ti përdorë ?
Faktorët më të rëndësishëm që ndikojnë në transportin e barit në qumështin e gjirit, përfshijnë kohën e marrjes së barit në raport me kohën e të ushqyerit me gji. Në përgjithësi, barnat shumë shpejt tajohen në koncentrime të theksuara përmes gjidhënjes pas përdorimit të tyre. Është shumë e rëndësishme që bari të merret menjëherë pas dhënjes gji te foshnjes.
Pra, një herë i japim gji foshnjes dhe sapo të mbarojmë menjëherë e marrim barin. Koha tjetër për gjidhënje, është mirë të shtyhet sa të jetë e mundur. Pra, esenca ngelet që në mes kohës së përdorimit të barit dhe gjidhënjes, të bëjmë një pauzë sa më të madhe që është e mundur. Nëse fëmija është mbi 6 muaj, është shumë më e lehtë pasiqë mund ti japim një racion me ushqime tjera, derisa të vije vakti tjetër, bari pothuajse është absorbuar tërësisht dhe do jetë me koncentrim shumë të pakët në qumështin e nënës.
Një mjek i kujdesshëm, do të përshkruante barna që përdoren një herë ose së shumti dy herë në 24 orë dhe kjo do e lehtësonte tërë këtë proces.
Kujdes me përdorimin e substancave narkotike ,barnat kundër depresionit ,alkoolit , duhanit !!!
Substancat narkotike të shumta, pastaj alkooli dhe duhani kanë aftësinë për të kaluar në qumështin e nënës dhe janë mjaftë toksike për fëmijën dhe nënën.
Dëmet afatgjate janë objekt studimesh për çdo ditë. Personalisht kam qenë dëshmitar në kujdestaritë që kam pasur në neonatologji, që të përkujdesem për fëmijë të posalindur nga nëna e cila ishte përdoruese e rregullt e substancave narkotike. Është nje gjendje klinike mjaft alarmante dhe kërkon trajtim të gjatë në ambientimin e fëmijës. Pasojat pa dyshim se do jenë pjesë e së ardhmes së femijës.
Barnat që lehtësojnë dhimbjen
Vëmendje e veqantë duhet t’i kushtohet barnave që lehtësojnë dhimbjen, të ashtuquajturat analgjezikë. Shumica e këtyre barnave përmbajnë kodeinë, e cila gjatë metabolizmit të saj prodhon një produkt të morfinës. Kjo mund të jetë jashtzakonisht e rrezikshme për fëmijën, nëse përdoret në sasi të mëdha nga nëna. Nënat që janë gjidhënëse, duhet ti japin përparsi analgjezikëve më të sigurt si Paracetamoli ose Ibuprofen. Nëse është e nevojshme për të marrë analgjezikë opioid, duhet të zbatohen në periudhën kohore më të shkurtër të mundshme nën konsultimin rigoroz të mjekut.
Si ndahen barnat në bazë të rrezikut të përdorimit gjatë gjidhënjes ?
Barnat në mënyrë skematike mund ti ndajmë :
1.Barnat që në shumicen e rasteve janë të sigurt – Paracetamol, Ibuprofen, cefalosporinat, penicilinat, bronchodilatorët ,një numër I madhë I barnave në doza të ulëta.
2.Barnat që duhet të përdoren me kujdes : antihistaminikët, aspirina, antibiotikët kinolon, antibiotikët tetracikline, antidepresivët triciklike ;
3.Barnat potencialisht të rrezikshme : kombinime të antihistaminikëve dhe dekongjestivet, benzodiazepine./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”