Specialist Pediater
Subspecialist Dietolog-Nutricionist
Subspecialist Hematolog Onkolog
Subpsecialist Gastro-entero hepatolog
Mungesa e hekurit në fazën e hershme të zhvillimit në vitin e parë ose në fëmijërinë e hershme, mund të ndikojë direkt dhe në mënyrë të gjatë në zhvillimin e funksioneve kognitive .
Ka raste që si pasojë e mungesës së hekurit në këtë fazë, kemi edhe prekje me te theksuar të funksioneve kognitive si :
– pamundësia për t’u përshtatur dhe përqëndruar në ndryshimet që e rrethojnë, –
– zvogëlim të përqendrimit per kohe me te gjate
– rritje e frikës,
– padisponim,
– rritje e ankthit.
Mungesa e hekurit sjellë deri në ndryshimet e sjelljes, zvogëlohet aktiviteti dhe aftësia për të punuar.
Si pasojë e zvogëlimit të oksigjenimit të indeve, kemi dobësi dhe lodhje.
Zhvillimet e realizuara nga studiuesi Hokama pas studimeve në grup nga 54 fëmijë, kanë dëshmuar se si pasojë e mungesës së hekurit, kemi ngadalësim të zhvillimit pasikomotor të fëmijëve, e në veçanti ngadalësim në zhvillimin e të folurit.
Pakësimi i hekurit te një fëmijë 8 muajsh mund të shkaktojë ngecje në zhvillimin psikomotor, mund të shkaktojë tërë problemet që i theksuam më lartë ( si pasoj e mungesës së hekurit kemi dëmtim në neurotransmiterët GAB-A, i cili është i rëndësishëm për mësim, kujtesë dhe koncentrim ).
EEG-ja e fëmijëve me mungesë të hekurit, tregon aktivitet të ulur të sistemit nervor qendror.
Sa më gjatë te jetë një fëmijë i vogël me anemi dhe mungesë hekuri, mundësitë do të jenë gjithëherë e më të mëdha për demtime në sistemin nervor qendror.
Fëmijët e porsalindur dhe ata ne vitin e parë të jetës, janë më të rrezikuarit për dëmtimet e sistemit nervor qendror nga mungesa e hekurit.
Anemitë e rënda
Te anemitë e rënda, mund të kemi mungesë të hekurit deri në 40% të vlerave normale, e cila ka ndikim direkt ne sistemin nervor. Mungesa e hekurit në hipokampus do të ketë ndikim direkt në memorjen e sistemit nervor qëndror.
Qëndrimi për nje kohë më të gjatë në anemi të fëmijët edhe pas shërimit mund të ketë pasoja më tutje, pra të ngecet në zhvillimin psikomotor.
Shumë studime kanë dëshmuar se këta fëmijë do kenë mungesë të suksesit në shkollë, mungesë koncentrimi e përqëndrimi gjatë fëmijërisë së tyre.
Gjendja pak me e favorshme është në fazat e mëvonshme, ku pas korigjimit të anemisë vie deri te rikthimi në normalitet sa i përket funksionimit të sistemit nervor qendror.
Krizat afektive te fëmijët si dhe qarja gjatë natës pa ndonjë arsye, mund të jenë pikërisht një anemi me mungesë të theksuar të hekurit.
Pra nëse me fëmiun tuaj dic nuk shkon si duhet realizone patjeter një pasqyre gjaku,nuk do gaboni asnjëhere./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”