Garuaja egjiptiane, Nada Hafez , arriti një rezultat të mrekullueshëm – fitoi Lojërat Olimpike kur ishte vetëm shtatë muajshe shtatzënë! Besoni apo jo, kjo nënë e guximshme erdhi në Paris disa javë para lindjes dhe nuk hoqi dorë nga ëndrra e saj për të garuar në lojërat olimpike. Ajo në ditën e tretë të garës mundi amerikanen Elizabert Tarkovski me 15:13 dhe më pas humbi nga Koreani Jeon Hayoung.
“Olimpiane në muajin e shtatë të shtatzënisë!”, ka shkruar ajo në Instagram në një postim emocionues që ngjall vërtet shumë emocione:
“Çfarë ndodh kur dy konkurrente në podium janë në të vërtetë tre! Isha unë, rivali im dhe foshnja ime që gjendet në barkun tim! Foshnja ime dhe unë kaluam nëpër sfida të shumta, fizike dhe emocionale. Një gar e tillë aq më shumë që unë jam shtatzënë është një vështirësi në vetvete, por dëshira për të ruajtur ekuilibrin e jetës dhe dashuria ndaj sportit mundin lodhjen dhe ia vlejti pa dyshim. Mund të them se jam krenare sepse fitova vendin në finale së bashku me bebin tim ende të palindur. Këto lojëra olimpike janë pak më ndryshe: një gar e trefishtë, por këtë herë ajo po mban edhe një fituese të vogël në trupin e saj!”./natalmedia/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kompjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forne tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”