I dashur burrë, varësia nga celulari po dëmton familjen tonë

I dashur bashkëshort!

Përsëri vajza jonë e vogël po përpiqej të tregonte se si kukulla e saj bën joga, por ti nuk ishe i koncentruar sepse ishe i fokusuar tek celulari. E kuptoj, se me celularin tënd, qetësohesh në fund të një dite të lodhshme. E di që celulari yt të qetëson, por nuk mendoj se e kupton se çfarë realisht të mungon. Këto momente, e që në dukje të duken të parëndësishme, nuk do të kthehen më kurrë.

Ishte e bezdisshme edhe kur ishim vetëm ne të dy. Ishte e lodhshme dhe irrituese kur vazhdoja të të flisja sepse nuk dëgjove ngase ishe i fokusuar në celularin tënd.

Ishte e sikletshme kur ishim me familjet tona dhe ti ishe i vetmi që ishe ulur me celularin tënd në dorë, ndërsa të gjithë të tjerët bisedonim.

Por tani gjërat janë ndryshe, jam e shqetësuar për vajzën tonë të vogël, edhe për ty gjithashtu. Nuk dua që pas një kohe të shohësh dhe të kuptosh se sa shumë i ke munguar vajzës tonë, sepse koka jote ishte vazhdimisht poshtë, në celularin tënd. Nuk dua që të pendohesh sepse nuk ishe me ne kur ishim të gjithë bashkë. Nuk dua që një ditë kur të ngritësh kokën lart dhe të shohësh një vajzë të rritur, të cilës nuk i intereson nëse i kushton vëmendje asaj gjëje të vogël të lezetshme që po bënte.

Vajza jonë nuk do të mbetet ajo vajzë e vogël bionde me flokë kaçurrela. Kjo kohë është kaq e shkurtër dhe ikën sa hap e mbyll sytë. Frika ime është se një ditë ajo nuk do t’i kujtoj të mirat material të cilat ja ke siguruar, nuk do të arsyetoj mosprezencën tënde sa ishte fëmijë. Ajo nuk do ta kuptoj se çdo gjë në atë ekran është më e rëndësishme se koha e kaluar me të.

Kam frikë se ajo një ditë do të ndalojë së kërkuari vëmendjen tënde. Ne të duam, por varësia që e ke nga telefoni na lëndon, po ndihemi të vetmuara edhe pse fizikisht je i pranishëm, dhe kjo ndikon negativisht në martesën tonë dhe në marrëdhënien që kemi me fëmijën. Mendo për mesazhin që po i dërgon vajzës dhe gruas tënde.

Të lutem, të përgjërohem, largohu nga jeta vizuale ji më i pranishëm me ne, në jetën tonë reale. Na shiko në sy, bisedo me ne ndërsa celulari yt është diku në dhomën tjetër. Të premtoj se nuk do të pendohesh do të të dhurojmë bukurin e botës tonë të vogël.

Të dua, Gruaja jote!

SHPËRNDAJE:

Related posts