Mosha, kur duhet të kërkojmë ndihmë dhe këshillim nga profesionistët e ndyshëm shëndetsorë

Pyetje:

Përshëndetje!

Djali ynë është 3 vjeç e 9 muaj, në përgjithësi mendojmë se është mirë në çdo aspekt dhe nuk shohim ndonjë problem, mirëpo na intereson një mendim i juaji, se kur e rekomandoni një konsultë me profesionistët shëndetsorë?

Përgjigje:

Përshëndetje!

Kjo është një pyetje shumë e rëndësishme, është një gjë e mirë shumë, kur prindërit interesohen për fëmijët e tyre edhe nëse mendojnë se nuk shohin ndonjë problem te ata, kjo për arsye sepse në shëndetësi, parandalimi konsiderohet gjithmonë më i mirë se shërimi. Siç e dijmë, fëmijët kalojnë nëpër disa etapa zhvillimore, në disa nga aspektet më kyqe që janë të nevojshme për zhvillimin e tyre, andaj bashkë me aspektet logopedike, do ti shpjegojmë edhe shenjat apo aspektet e tjera te fëmija, që prindi ka nevojë ti dijë.

Do ta marrim moshën 3 – 4 vjeçe, për shkak të rëndësisë që e ka. Mosha 3 – 4 vjeç

  1. Aftësi të ngathta motorike (në hedhjen e topit, kërcimin, ngasja e biçikletës me 3 rrota, kordinim i dobët, vështirësi që të shkruan me laps)
  2. Qanë nëse prindi largohet nga dhoma
  3. Fëmija duket se është i “fikur” në shumicën e kohës
  4. Nuk tregon interes për të luajtur me fëmijët e tjerë
  5. Nuk bënë lojëra imagjinative
  6. Nuk përdorin fjali më të gjata se 3 fjalë
  7. Përdorë gabimisht përemrat vetorë “Unë” dhe “Ti”
  8. Të folurit e tij është më i pakuptueshëm tek mjedisi më i gjerë shoqëror
  9. Fjalori është i pakët dhe nuk bëhet më i pasur me kalimin e kohës
  10. Nuk e kupton dhe nuk i zbaton dy urdhëra verbale (si shembull, “shko dhe merre topin”)
  11. Shumicën e tingujve i shqipton gabimisht, ose i lë jashtë fjalës.

Disa këshilla:

  1. Mos i jepni vërejtje në të folur.
  2. Mos bëni mimika (shprehje të fytyrës) pakënaqësie ndaj të folurës së tij.
  3. Lejone të kërcejë në shtrat, sepse i ndikon mirë, vetëm bëni kujdes që të mos rrëzohet.
  4. Nëse mendoni se ka ndonjë problem logopedik, asnjëherë mos provoni ta trajtoni vetë, apo ta lini për më vonë duke menduar se do ti kalojë me kohën.
  5. Caktoni një konsultë me logopedin, psikologun, nëse shihni simptoma të tilla te fëmija./natalmedia.com/

 

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts