Përvojat traumatike që mund të kenë fëmijët janë një nga shqetësimet më të mëdha të prindërve. Kontaktet sociale të fëmijëve kur nuk janë me prindërit e tyre, vendimet që marrin çdo ditë dhe situatat në të cilat mund të gjenden, nuk mund të kontrollohen vazhdimisht nga prindërit. Kur kësaj i shtojmë edhe botën virtuale në të cilën informacionet dhe ngjarjet ndryshojnë nga sekonda në sekondë, kuptojmë se kontrolli i prindërve është i pamundur.
Në momentin që fëmija fillon të ndahet nga prindërit, duke filluar nga mosha e kopshtit, fillon socializimi i fëmijëve. Gjatë kësaj periudhe, është e rëndësishme që prindërit të fitojnë besimin e fëmijës. Nxit fëmijën të flasë për përvojat e tij kur është jashtë shtëpisë dhe pa mbikëqyrjen e prindërve. Në këtë periudhë është shumë e rëndësishme t’u japim fëmijës të ndajë përvojat e tij dhe është e nevojshme t’u kushtohet vëmendje e madhe këtyre bisedave.
Ndonjëherë historitë dhe problemet që fëmija ndan me ju do të duken “të parëndësishme”, por kjo është mënyra më e mirë për të fituar besimin reciprok. Fëmija më pas do të kuptojë se ka mbështetje nga prindërit e tij dhe se mund të flasë hapur për çdo gjë që mund ta shqetëson atë.
Me kalimin e viteve në jetën e fëmijës, prindi humbet rolin që kishte. Ky është momenti kur fëmija gjithnjë e më shumë bëhet i pavarur, dhe në këtë periudhë besimi reciprok prindë – fëmijë si dhe një raportë i shëndosh do duhej të ishte veçëse i krijuar.
Por, nëse fëmija nuk i ndan problemet e tij me ju, për arsye të ndryshme, është e rëndësishme që të njihni shenjat që tregojnë se fëmija juaj ka probleme:
Fëmijët që kanë një problem shpesh kanë një humor të luhatshëm.
Ata priren të izolohen dhe të mbyllen në vetvete.
Ata mund të jenë nervoz dhe të zemëruar.
Ata ndryshojnë zakonet e tyre të të ngrënit dhe kanë probleme me gjumin.
Ndonjëherë ata ndryshojnë edhe shoqërinë me të cilën shoqëroheshin.
Çdo fëmijë është një individ më vete dhe është e rëndësishme të monitorohen ndryshimet në sjelljen e tyre. Kur flasim për trauma të rënda (abuzimi nga një bashkëmoshatar ose dikush i rritur, situata traumatike që ka parë një fëmijë…) është e nevojshme të kërkoni ndihmën e ekspertëve. Në situata të tilla, është gjithashtu e nevojshme që shkolla të ketë informacionin e nevojshëm për shkallën e problemeve që ka fëmija pas një traume.
Fatkeqësisht, e vërteta është se sado të përpiqemi, nuk mund ta mbrojmë një fëmijë nga të gjitha situatat që shkaktojnë trauma. Gjëja më e mirë që mund të bëjmë është të dëgjojmë ato që na thonë, të monitorojmë çdo ndryshim në sjellje, të njohim miqtë e tyre si dhe vendet që i frekventojnë në kohën e lirë. Gjithashtu, një faktor i rëndësishëm janë edhe rrjetet sociale, koha që kalojnë si dhe përmbajtja që ndajnë dhe ndjekin.
Nuk duhet harruar as që keqtrajtimi, neglizhimi dhe lëndimi i fëmijëve rrallëherë ndodh nga të huajt, por përkundrazi, në shumicën e rasteve ndodh nga njerëz të afërt./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”