Shkruan: Logoped – Arjon Podrimaj
Shpjegim:
Fillimisht, duhet të dijmë, se artikulimi është proces që zhvillohet përgjatë viteve, dhe se fjalën e parë “mami, babi”, apo cilëndo fjalë, fëmija duhet ta thotë në moshën 10 – 12 muajshe. Prandaj, nëse një fëmijë, në moshën, të themi 2 – 3 vjeçe nuk e artikulon fjalën saktë, kjo është diçka normale.
Sa i përket tingujve/shkronjave, kanë mosha përkatëse se kur zhvillohen. Pra, jo të gjithë tingujt/ shkronjat duhet të formohen në shqiptim të saktë në të njëjtën moshë. Tinguj të ndryshëm kërkojnë shkallë të ndryshme moshore të zotërimit, për të folur siç duhet. Kjo është arsyeja se pse tingujt/shkronjat, shërbejnë si gurë themeltarë në zhvillimin e fjalës së fëmijës. Në përgjithësi themi, se tingujt mund të jenë të vështirë në fillim, por fëmija duhet që deri në moshën 5 vjeçe ti zotërojë saktë.
Kjo sepse, ajo është faza e pjekjes së artikulimit. Dhe gjithashtu, sepse ndërhyrja logopedike pas moshës 5 vjeçe është më e vështirë, për shkak të një ndryshimi biologjik që ndodhë në tru. Andaj, për këtë rekomandohet sa më parë një konsultë me logopedin.
Disa Këshilla:
- Mos i jepni vërejtje në të folur, dhe mos i bëni mimika (shprehje të fytyrës) pakënaqësie ndaj të folurës së tij/saj.
- Mos provoni të ja korigjoni vetë, sepse mund ta dëmtoni edhe më shumë.
- Caktoni një konsultë me logopedin./natalmedia.com/
Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”