Pse viktimat nuk mund të largohen nga dhunuesit e tyre?

Tema e dhunës në familje apo dhunës në një marrëdhënie është shumë delikate dhe shumështresore. Kur shumë njerëz përmendin dhunën në familje, ata thjesht thonë: “Pse vuan?” Ata nuk e shohin kompleksitetin e marrëdhënies mes dhunuesit dhe viktimës.

 

Dhunuesit kryesisht janë të aftë të realizojnë marrëdhënie të thella me ndërthurje të ndërsjelltë, në mënyrë që partnerët të jenë shumë të lidhur me ta.

Ata kanë aftësi të zhvilluara sociale, me të cilat mund të “mbulojnë” prirjet e veta ndaj dhunës. Njerëzit që janë të prirur ndaj dhunës janë përgjithësisht të vetëdijshëm për prirjet e tyre dhe për të arritur marrëdhënie emocionale, ata praktikojnë që në fillim të bëjnë shumë përpjekje për partnerët e tyre. Shpesh i magjepsin duke i bërë favore të mëdha dhe bëhen “debitorë” të tyre.

 

Gjetja e pikave të dobëta

Sjellja e dhunshme zakonisht nuk është e dukshme në muajt e parë të një lidhjeje apo martese dhe ndonjëherë nuk shfaqet as në vitet e para. Prandaj, kur viktimat ankohen për herë të parë tek dikush nga mjedisi i tyre se kanë pësuar dhunë psikologjike apo fizike, do hasin në mos besimin e tyre.

Dhunuesit priren të përqendrohen në dobësitë e njerëzve të tjerë, gjë që u jep atyre mbështetje për menaxhimin e dobët të zemërimit. Fjalë për fjalë çdo gjë nga jeta mund të përdoret si një e metë ose dobësi e viktimës. Këto nuk duhet të jenë të meta reale, por një paraqitje e të metave – çdo gjë që nuk funksionon sipas pritshmërive dhe kritereve të abuzuesit.

Dhe ajo që është më e rëndësishmja, në marrëdhëniet abuzive, dhunuesi është masa e vlerës dhe gjykatësi. Ai vendos se çfarë është e pranueshme dhe çfarë jo. Gratë që pranojnë të jetojnë me një dhunues duhet gjithashtu të pranojnë rolin dominues dhe zotërues të partnerit të tyre.

Jeta e përditshme me një person të dhunshëm ngjyroset më së shumti nga kritikat dhe fajësimi për gjëra reale dhe imagjinare. Faji është shumë funksional në marrëdhënien e tyre dhe mbi të bazohet edhe borxhi imagjinar i viktimës ndaj dhunuesit. Domethënë, dhunuesi i toleron dobësitë dhe gabimet e viktimës dhe në këmbim ajo duhet të pranojë dobësitë e tij, të cilat janë në domenin e dhunës.

 

Shpesh, dhunuesi angazhohet me kohë, përpara se viktima t’i tregojë dikujt se çfarë po i ndodh, për t’i paraqitur anët e këqija të saj njerëzve të afërt. Këto anë të këqija imponohen si fajësim real, ose më shpesh imagjinar, për ngjarje të ndryshme, madje viktima mund t’i nënshtrohet edhe dënimit. Ngacmuesit e bëjnë këtë në mënyrë që të kenë arsyje për shpërthimet e tyre të dhunshme.

 

Manipulim dhe frikësim

Një nga arsyet kryesore pse gratë viktima të dhunës e kanë të vështirë të vendosin të largohen është se ato vazhdimisht i nënshtrohen manipulimeve. Kjo ndodh në forma të ndryshme. Një person i dhunshëm është pothuajse gjithmonë manipulues, sepse duhet të përdorë manipulimin për të arsyetuar sjelljen e tij të keqe.

Femrat në marrëdhënie të tilla humbasin vetëbesimin dhe jetojnë në një mjedis kronik stresues, gjë që redukton funksionalitetin e tyre.

Shpesh, gratë kanë frikë për veten dhe fëmijët e tyre nëse largohen nga shtëpia e tyre e përbashkët, sepse janë të ekspozuara ndaj kërcënimeve.

Viktima vendos të qëndrojë me dhunuesin për shumë arsyje një ndër to janë edhe fëmijët. Në një pozicion pak më të mirë janë gratë që nuk kanë fëmijë dhe largimi i tyre nga dhunuesi bëhet më i lehtë.

Për më tepër, gruaja duhet të sigurojë pothuajse të gjitha kushtet që kanë fëmijët në shtëpinë e dhunuesit në mënyrë që të jetë relativisht e barabartë me dhunuesin në rritjen e fëmijëve.

Largimi i dhunuesit zakonisht shtyhet derisa të plotësohen kushtet materiale: punësimi, kursimi i parave për të kaluar në një apartament me qira e të ngjajshme.

Frikësimi nga dhunuesit lidhet më shpesh me fëmijët, të cilët mund t’i kalojnë dhunuesit në kujdestari ose do të kthehen kundër nënës së tyre.

 

Viktimat janë të ndara nga shoqëria

Abuzuesit në përgjithësi bëjnë gjithçka për të siguruar që viktima, si pronë e tyre, të mbetet e izoluar nga shoqëria. Shpeshherë e bëjnë viktimën të ketë konflikte me të afërmit dhe miqtë në mënyrë që ajo të mos ketë mbështetjen e duhur.

Në këtë mënyrë, viktima bëhet e vetme, e izoluar në një masë më të madhe ose më të vogël, dhe kështu gjasat për të mbrojtur veten janë të pakta.

Disa gra që vuajnë dhunën kanë një problem shumë real që nuk mund ta zgjidhin për një kohë të gjatë. Është një pyetje e fundit ekzistenciale. Ata nuk kanë ku të shkojnë. Është veçanërisht e pranishme në rastin e nënave të fëmijëve më të vegjël të moshës së kopshtit, sepse në atë periudhë nënat përgjithësisht nuk janë në gjendje të punojnë.

Nëse nuk posedojn ndonjë pronë të tyre, e kanë shumë të vështirë të vendosin të largohen dhe prej kohësh kanë vuajtur nga dhuna.

 

Reagimet e institucioneve ndaj dhunës në familje

Një nga problemet kur bëhet fjalë për dhunën në familje dhe marrëdhëniet e dhunshme në përgjithësi lidhet me punën e institucioneve në juridiksionin e të cilave është. Nuk janë të rralla rastet kur viktima denoncon dhunuesin në institucionet përkatëse por denoncimi i tyre nuk shqyrtohet apo shqyrtohet formalisht.

Rastet e dhunës shpesh nënvlerësohen ose mbulohen, nëse nuk ka lëndime serioze.

Nga ana tjetër, dhuna psikologjike është pothuajse e pamundur të vërtetohet. Përjashtimi i vetëm është ngacmimi nëpërmjet mesazheve telefonike, të cilat mund të dokumentohen në mënyrë efektive.

Mirëpo, problemi i dhunës në familje nuk mund të zgjidhet ndryshe përveç denoncimit në polici dhe në Qendrën për Punë Sociale. Kjo është e vetmja rrugë ligjore për zgjidhjen e problemit, megjithëse është proces i ngadaltë dhe rraskapitëse.

Një tjetër gjë e rëndësishme për njerëzit që vuajnë dhunën është të kërkojnë ndihmën psikologjike për të cilën kanë nevojë dëshpërimisht gjatë shpëtimit të tyre nga kthetrat e dhunës.

Së fundi, është e rëndësishme të theksohet se largimi, ndarja fizike nga dhunuesi, si dhe kërkesa për divorc nuk është fundi i problemit. Sjellja e dhunshme mund të jetë ende e pranishme, por viktima ka një shans shumë më të mirë për të dalë prej saj dhe për të jetuar një jetë të re, paqësore./natalmedia.com/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts