Pyetje

126 viewsHematologji
0 Comments

Përshendetje, kam një pyetje a mund të me tregoj doktori kam djalin 10 ditësh dhe dje nxorri gjak nja goja (si cop e trash gjaku) cila mund të jetë arsyeja dhe a mundet të jetë diqka serioze . Ju kisha lutur te përgjigjeni , faleminderit .

SHPËRNDAJE:
admin Answered question December 1, 2022
0

Përshëndetje, së pari ju uroj për fëmijën tuaj, shëndeti e mbarësia e përcjelltë tërë jetën.

Sa i përket shqetësimit tuaj: ka mundësi që ka gëlltitur nga procesi i gjidhënies një sasi të pakët të gjakut që mund të jetë nga thithkat gjatë gjidhënies. Nëse kjo nuk është, duhet parë në kontrollë të afërt te mjeku Pediater pjesën orale mos ka ndonjë dëmtim të lehtë që ka sjellë deri te prezenca e gjakut. Nëse kjo nuk përsëritet asnjëherë nuk ka vend për shqetësim.

Dr Ismail Lutolli

Specialist-Pediatër, Subspecialist, Dietolog-Nutricionist, Subspecialist Hematolog dhe Onkolog pediatrik St.Gastroenterohepatologji

SHPËRNDAJE:
admin Answered question December 1, 2022