Anonim

862 viewsGjinekologji
0 Comments

Pershendetje!

Kam nje pyetje per doktorin, kam vajzen 16muajshe dhe kuptova qe jam perseri shtatzane. Vajza eshte me gji ende dhe siq po shihet nuk po e mundon deri tani, a paraqet ndonje problem per bebin apo edhe per vajzen ne vazhdimsi ndonje keshille ju lutem.

falemnderit paraprakisht 

SHPËRNDAJE:
Autor Answered question 13/12/2022
0

Përshëndetje, ju uroj për shtatzaninë dhe gjithshtu ju inkurajoj të vazhdoni me gjidhënie me vajzen e parë pasi shtatzania nuk është faktor që duhet të nderpritet gjidhënia menjeherë. Nëse ju ja dilni dhe nuk ndieni vështërsi nuk paraqet asnjë problem që të vazhdohet ende me gjidhënie.

Dr Ismail Lutolli

Specialist-Pediatër, Subspecialist, Dietolog-Nutricionist, Subspecialist Hematolog dhe Onkolog pediatrik

SHPËRNDAJE:
Autor Answered question 13/12/2022