Shkruan: Dr Ismail Lutolli specialist Pediatër
subspecialist Dietolog-Nutri
Ç’është qumështi i bletës?
Qumështi i bletës “shëron çdo sëmundje” !!!
A guxon te përdoret te fëmijët e vegjël ?
Cilat janë dozat e përdorimit në mosha të ndryshme ?
Qumështi i bletës është quajtur edhe “ilaçi i mrekullive” apo “ilaq qudibërës“ dhe shpesh është parë si “shkop magjik” që shëron çdo sëmundje dhe përdorimi i tij ka ardhur duke u shtuar, sidomos viteve të fundit.
Ështe i saktë konstatimi se qumështi i bletës ka efekte kuruese dhe mund të përdorët në pothuajse të gjitha moshat. Roli i tij në organizëm është mjaft domethënës në disa nga sëmundjet që vuajnë pjesa më e madhe e popullsisë.
Qumështi i bletës është një lëng me ngjyrë të bardhë, në formë kreme, me shije të thartë dhe pak aromë. Qumështi i bletës ka vlera të larta ushqyese, del nga gjëndrat hipofaringeale, nga koka e bletave të reja punëtore, për ushqyerjen e larvave punëtore, meshkujve në fazën e parë dhe larvave të mbretëreshës. Ky është ushqimi i vetëm i mbretëreshës. Ky ushqim e mban mbretëreshën në jetë për 8 vjet, mjaft domethënës ky fakt, duke ditur që një bletë e zakonshme, e cila ka lindur nga e njejta vezë me mbretëreshën, jeton vetëm 21 ditë.
Përbërësit e qumështit të bletës
Përbërësit e qumështit të bletës variojnë nga zonat, nga klima apo pozicioni gjeografik. Por përmban 65% ujë, 14% proteina, 14% sheqer, 4% yndyrës dhe 3% vitamina ( B1,B2,B5,B6,acidi folik ), minerale :kalium, kalcium, natrium, zink, hekur, baker, mangan dhe aminoacide. Hormonin :progresteron, estrogjen, testosteron.
E tërë kjo përbërje vlenë nëse qumështi i bletës nxirret nga mjalta natyrale, e jo nëse kemi përzierje apo me sheqer apo shtesa tjera.
Sot eshte shume e veshtire per te mos thene e pamundur te gjeni qumesht blete teresisht natyral .
Qumështi i bletës “sheron” çdo sëmundje“ !!!
Janë të shumta proceset fiziologjike në organizëm por edhe sëmundjet tek të cilat “ndikohet“me qumështin e bletës.
Nëse realizojmë një ndarje skematike rreth efekteve të qumështit të bletës, do të dukej e tillë :
Tek fëmijët dhe të rinjët
• Efekti kryesor i qumështit të bletës te moshat pediatrike, është në rritjen dhe zhvillimin e tyre, në ngritjen e sistemit imunitar dhe shtim oreksi.
• Në mënyrë indirekte ndikon në prevenimin e anemive të mundshme, pasi shton oreksin dhe ndihmon metabolizmin.
• Në asnjë mënyrë nuk preferohet qumështi i bletës para moshës 1 vjeçare.
A guxon te përdoret te fëmijët e vegjël ?
Siq e theksuam më lartë, qumështi i bletës në asnjë mënyrë nuk preferohet para moshës 1 vjeçare. Duhet të rikujtojmë se botulizmi është një sëmundje paralitike që merret përmes mjaltes. Këto toksina ndikojnë në funksionin nervor dhe muskular. Për një foshnj, ato mund të ndikojnë në aftësinë për të lëvizur, për t’u gëlltitur madje në faza të avansuara edhe për të marrë frymë. Sëmundja edhe pse e rrallë, mund të çojë edhe në vdekje para se të kurohet.
Edhe sot kur po shkruaj rreth kësaj çështjeje në internet gjejmë me dhjetëra receta që këshillojnë përdorimin e mjaltës të kombinuar me gjëra tjera tek fëmijët nën një vjeç. Kjo është më shumë sesa e rrezikshme dhe mund të kushtojë me jetë.
Në USA, raportohen më pak se 100 raste në vit.Tek të rriturit dhe fëmijët më të mëdhenjë se 12 muajsh, rreziku nuk ekziston, përderisa sistemi gastrointestinal është më i maturuar dhe parandalon rritjen dhe aktivitetin e këtyre bakterieve. Ngjashëm si me mjaltën, çdo përdorim para moshës një vjeçare mund të jetë shumë i rrezikshëm per organizmin, madje me pasoja vdekjeprurëse .
Të rriturit, të moshuarit
• Tek të rriturit gjithashtu ndikon në proceset imunitare në organizëm, duke i stimualur dhe përforcuar, pra është një mekanizëm mbrojtës ndaj sëmundjeve. Qumështi i bletës sot merret si një mekanizëm i fuqishëm i proceseve imunitare në organizëm dhe përdoret edhe para intervenimeve kirurgjike dhe pas tyre, gjithashtu edhe gjatë proceseve të ndryshme inflamatore në organizëm.
• Ndikon gjithashtu në funksionimin normal të proceseve metabolike duke shtuar oreksin .
• Qumështi i bletës ndikon në stabilizimin e qarkullimit te gjakut. Sipas studimeve të bera është zbuluar se rregullohet qarkullimi i gjakut si dhe ndikon te frenoj proceset e tensionit te ulur ose te lartë ,pra eshte stabuilizues .
• Qumështi i bletës shton oreksin dhe ndikon në frenimin e proceseve qe sjellin anemine ne organizem
• Qumështi i bletës ka efekt qetësues dhe çlodhës si dhe stimulon proceset e gjëndrave seksuale.
• Ndihmon në uljen e lodhjes kronike.
• Qumështi i bletës gjithashtu luan rol të rëndësishëm në nxitjen e procesit të formimit te rruzave të kuqe të gjakut, duke ndihmuar individët që vuajnë nga anemia.
• Ndihmon në funksionimin e mëlçisë, rigjeneron strukturën e mëlçisë.
• Ndihmon në uljen e kolesterolit dhe triglicerideve.
• Ka efekt kozmetik mbi lëkuren duke shkaktuar ushqyeshmeri të plotë dhe efekt antimikrobial.
• Normalizon punën e testikujve.
Qumështi i bletes nuk guxon të perdoret në disa raste :
– Duhet kujdes i veçante tek fëmijët apo te rriturrit që kanë treguar shenja alergjie më parë. Nëse një person ka alergji në mjaltën apo kombinimeve të ushqimeve me mjaltë, nuk rekomandohet që ta përdorë atë.
• Nuk guxon të përdoret në kriza të sistemit respirator, sidomos ne kriza astme.
Qumështi i bletes në këto raste sjellë deri të ngushtimi i bronkeve, që do ta përkeqësonte situatën, madje mund të shkaktonte pasoja të mëdha.
• Gjithashtu, ata persona që vuajnë nga sëmundja Addison, nuk duhet që ta marrin qumështin e bletës pasi mund të kenë përkeqësim të gjendjes shëndetësore.
• Në raste dermatitit të padiagnostifikuar shkaktarët, është mirë ti largoheni përdorimit të qumështit të bletës.
• Nuk mund të përdoret gjatë fazës aktive të kemioterapisë, pasi një alergji e mundshme e çrregullon tërësisht procesin e shërimit. Mund të përdoret gjatë pauzave në mes fazave të kemioterapisë.
Dozimi dhe përdorimi
• Përdorimi i tij rekomandohet të bëhet esëll në mëngjes, duke e marrë nën gjuhë. Arsyeja e marrjes nën gjuhë është se aty vie shpejtë deri te absorbimi për shkak të vaskularizimit të kesaj pjese.
• Qumështi i bletës nuk guxon përzihet me përbërje të tjera dhe duhet të konsumohet i freskët.
• Mënyra e marrjes bëhet me anë të lugës së drurit.
• Doza që këshillojnë për fëmijët është 50-100 mg në ditë.
• Tek të rriturit këshillohet të konsumohet 100-300 mg në ditë.
• Zgjatja e përdorimit është e ndryshme por asnjëherë nuk përdoret pa ndërprerë në intervale të gjata kohore.
• Shtatë ditë apo një javë në muaj, është e mjaftueshme për përdorim dhe pastaj tre javë pauzë. Kjo mund të përseritet përseri.
• Një mundësi tjetër është 10 ditë përdorim dhe 20 ditë pauzë dhe e persërit përsëri. Marrja mund të bëhet për tre muaj dhe pastaj pauzon tre mauj tjerë. Pra jo marrje në kontinuitet gjatë tërë vitit.
• Në asnjë manyrë të mos përdoret tek fëmijët nën një vjeç dhe tek ata që kanë probleme me alergjitë apo probleme tjera që i kemi theksuar në shkrimin lartë.
Ruajtja
Ruajtja e qumështit te bletës bëhet në shishe qelqi të errët të mbyllura hermetikisht. Shishet ruhen në frigorifer në temperaturen 2-6 gradë C dhe nxirret prej aty vetëm gjatë kohës së përdorimit.
Përmbledhje
Si perfundim, vlen të theksojmë se qumështi i bletës me të drejtë është konsideruar si “ilaçi i mrekullive”, pasi efekte e tij ne organizëm janë mahnitëse.
Përdorimi i drejtë i qumështit te bletës i kombinuar edhe me ca produkte tjera dhe i kordinuar me mjek dijetolog në sëmundje të caktuara, apo procese të caktuara ne organizëm, mund të sjellë efektë shume pozitive apo shërim te plotë.
Kuptohet edhe me kushtin kryesor që qumështi të jetë vërtetë qumësht blete, e jo imitim apo përzierje me substanca tjera siq janë shumica e produkteve sot në treg. .
Ngjashëm si me mjaltën, çdo përdorim para moshës një vjeçare mund të jetë shumë i rrezikshëm për organizmin me pasoja deri vdekjeprurëse./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”