Koha gjashtë javë pas lindjes, është periudha në të cilën një grua shërohet nga shtatzënia dhe përjeton ndryshime të ndryshme fizike dhe emocionale.
Ja nëntë përgjigje për pyetjet që shqetësojnë nënat e reja.
- Sa kohë do të kem gjakderdhje?
Gjakderdhja vaginale mund të zgjasë deri në gjashtë javë pas lindjes, por te shumica e grave gjakderdhja mund të zgjas edhe më pak. Për ditët e para pas lindjes, gjaku do të jetë i kuq i ndezur dhe do të duket si gjaku i ciklit menstrual. Ju gjithashtu mund të ndjeni rrjedhje më të madhe që do të shfaqet pas lëvizjes nga një pozicion ulur ose shtrirë, gjë që është krejtësisht normale.
Tre deri në katër ditë pas lindjes, gjakderdhja juaj duhet të zvogëlohet dhe ngjyra e gjakut do zbehet.
Nga tetë deri në dhjetë ditë më vonë, gjakderdhja juaj dalëngadalë do të marrë ngjyrë bardhë-verdhë.
Nëse ndodh të keni përsëri gjakderdhje me ngjyrë të kuqe dhe shumë i trashë, trupi juaj po sinjalizon se duhet të pushoni më shumë.
Gjakderdhja që është më e rëndë dhe me ngjyrë të kuqe për më shumë se një javë është e pazakontë dhe sigurohuni që të kërkoni këshillë mjekësore.
2. Si duhet të kujdesem për plagën e qepjes?
Sigurisht, jo të gjitha gratë kanë qepje pas lindjes vaginale, por nëse një gjë e tillë ndodh, plaga duhet të jet e pastër dhe e thatë për të zvogëluar shanset e infeksionit.
Përdorni një shishe me ujë të ngrohtë për ta bërë më të lehtë pastrimin pasi të shkoni në tualet. Nëse keni diegije gjatë urinimit, përpiquni të spërkatni me ujë gjatë urinimit për të lehtësuar dhimbjen, dhe pastaj përdorni gazzën për të tharë zonën.
Pini mjaftueshëm ujë sepse urina juaj do të jetë më e butë dhe ju do të keni me pak diegije.
3.A mund të marr medikamente kundër dhimbjes?
Pas një lindje vaginale, mund të keni dhimbje nga plaga dhe episiotomi, dhimbje normale nga lindja e fëmijës dhe nga hemorroidet.
Disa plagë janë shumë të vogla dhe ju nuk do t’i ndjeni ato, përveç se ato do të shkaktojnë parehati.
Për plagët më të rënda dhe nga një episiotomi, do të duhet më shumë kohë për t’u shëruar plotësisht. Ju mund të keni nevojë për ndonjë medikament që qetëson dhimbjet.
Shumica e këtyre ilaçeve nuk ndikojnë në ushqyerjen me gji dhe mund të konsultoheni me një mjek ose farmacist.
Ju mund të ndjeni ngërçe të mitrës, dhe kjo është krejtësisht normale sepse pas lindjes, mitra kthehet në gjendjen e saj të mëparshme.
Ngërçet janë më të forta disa ditë pas lindjes, por më pas fillojnë të qetësohen.
Kur ushqeni me gji, çlirohet një hormon që shkakton edhe kontraktimin e mitrës. Edhe pse kjo ndjenjë mund të jetë e parehatshme për ju, ajo ju ndihmon të mbani nën kontroll gjakderdhjen tuaj.
Hemorroidet mund të shfaqen gjatë shtatzënisë dhe në periudhën e paslindjes.
Banjë e ngrohtë në vaskë mund të jet qetësuese dhe kremra të ndryshme mund të zvogëlojnë dhimbjen dhe të zvogëlojnë hemorroidet, konsultohuni me mjekun tuaj!
4.A do të kem dhimbje kur të kem lëvizjen e parë të zorrëve?
Gratë shpesh janë të frikësuara nga mendimi për të pasur lëvizjen e tyre të parë të zorrëve pas lindjes, të frikësuara se qepjet e tyre do të shpërthejnë, por edhe dhimbjen që mund të presin nga plagët. Pini mjaftueshëm lëngje dhe hani ushqime të pasura me fibra për të lehtësuar kapsllëkun.
5.Kur do të jem në gjendje të ushqej foshnjën me gji?
Qumështi do të vijë sapo të lindë foshnja juaj. Qumështi i parë quhet kolostrum. Është një lëng i hollë verdhëz që vjen në sasi të vogla, i përsosur për një foshnjë të vogël dhe barkun e tij të vogël.
Colostrum është plot me antitrupa dhe substanca që janë të rëndësishme për shëndetin e fëmijës tuaj. Diku rreth ditës së tretë pas lindjes, do të vini re se gjinjtë bëhen më të rëndë, që do të thotë se vetitë e qumështit ndryshojnë.
6.A kam nevojë të kem një dietë të veçantë gjatë gjidhënies?
Nuk ka asnjë lloj diete të veçantë gjatë gjidhënies së foshnjës suaj. Një dietë e shëndetshme është e vetmja gjë që duhet t’i kushtoni vëmendje. Rekomandohet të kufizohet marrja e kafeinës, jo më shumë se një filxhanë në ditë.
7.Pse ndihem keq emocionalisht?
Gratë pas lindjes së një fëmije ndihen të dërmuara emocionalisht. Ndonjëherë këto janë emocionet që prisnit: dashuria, lumturia, euforia. Megjithatë, ndonjëherë mund të lindin ndjenja që nuk i prisje. Shumë gra ndihen indiferente, të pakënaqura ose të zhgënjyera për lindjen e fëmijës. Disa kanë frikë të pranojnë se nuk kanë ndjenja të veçanta për fëmijën e tyre. Të kesh një fëmijë është një përvojë e mahnitshme, por nuk ka përgjigje të drejtë se çfarë saktësisht duhet të ndjesh. Të mendosh kështu mund të të tërheqë vetëm në ndjenja negative. Nëse nuk ndiheni të lidhur me foshnjën tuaj, merrni kohën që ju duhet për të rimarrë veten dhe për t’u kujdesur për veten dhe fëmijën tuaj.
Të kujdesesh për një të sapolindur nuk është e lehtë. Me mungesën e gjumit, kjo periudhë në jetën e një gruaje është e favorshme për t’u ndjerë në ankth dhe në depresion.
Pikëllimi i paslindjes është i zakonshëm në javët e para. Nëse ndjenja të tilla vazhdojnë për më shumë se disa javë, mund të vuani nga depresioni i paslindjes dhe është e domosdoshme të flisni me psikologun tuaj.
8.Si ta di nëse kam një infeksion?
Pas lindjes vaginale, vendet më të zakonshme ku zhvillohet infeksioni janë qepjet, mitra dhe fshikëza urinare.
Shenjat e para të infeksionit në zonën e qepjes janë dhimbjet me intezitet të lartë përkundër që keni marrë medikamente kundër dhimbjes.
Lëkura e kuqërremtë rreth vaginës, ose trashësia e gjakderdhjes janë gjithashtu shenja që kërkojnë trajtim mjekësorë.
Gjakderdhje me një erë të pakëndshme nga vagina, dhimbja në zonën e legenit dhe ethet mund të jenë një shenjë se keni inflamacion të mitrës.
Fshikëza urinare është gjithashtu e ndjeshme. Simptomat që mund të tregojnë për ndonjë inflamacion janë:
një ndjesi djegieje kur urinoni dhe ndjenja për të urinuar shpeshsh
Edhe pse mos harroni se është normale të ndjeni një ndjesi djegieje kur urinoni. Është e rëndësishme të theksohet se nëse keni temperaturë të lartë trupore në gjashtë javët e para pas lindjes, kontaktoni mjekun tuaj.
9.Kur mund të bëj seks përsëri?
Pas lindjes dhe mësohesh me një fëmijë të vogël në krahë, seksi sigurisht që nuk është në listën tënde të përparësive. Megjithatë, është mirë të dëgjoni trupin tuaj kur është gati për marrëdhënjen e parë seksuale pas lindjes.
Rekomandimi i përgjithshëm është që ju duhet të prisni gjashtë javë pas lindjes, sepse trupi është ende shumë i ndjeshëm, gjithashtu ka një rrezik më të lartë të zhvillimit të infeksioneve. Mitra juaj duhet të shërohet aty ku ishte ngjitur placenta. Kjo pjesë është veçanërisht e ndjeshme gjatë marrëdhënjeve seksuale për shkak të baktereve.
Dhe duhet kohë që qepjet dhe plagët të shërohen dhe që ajo pjesë e trupit të qetësohet.
Shërimi pas lindjes cezariane – gjithçka që duhet të dish
Seksioni cezarian nënkupton përfundimin kirurgjik të një shtatzënie për të cilën kërkohet një tregues/arsye mjekësore. Duke pasur parasysh situatën në të cilën ndodh arsyeja e një seksioni cezarian, bëjmë dallimin midis operacioneve emergjente dhe operacioneve të planifikuara (me zgjedhje).
Seksioni cezarian është një operacion serioz i lidhur me rreziqet dhe komplikimet e mundshme. Ndërlikimet më të zakonshme të procedurës janë infeksioni, humbja e gjakut, shërimi i vështirë i plagëve dhe rritja e rrezikut intraoperativ dhe postoperativ dhe mundësia e shfaqjes së trombozës.
Shërimi i një gruaje pas lindjes cezariane është më i vështirë se pas një lindjeje vaginale dhe duhen disa javë për një shërim të plotë.
Pas seksionit cezarian, mjeku do t’ju inkurajojë të ngriheni me ndihmë dhe të ecni sa më shumë që të mundeni. Kjo mund të ndihmojë në parandalimin e mpiksjeve të gjakut dhe konstipacionit.
Mjeku juaj gjithashtu do t’ju japë rekomandime për kujdesin në shtëpi pas operacionit, por në përgjithësi, ju duhet:
Pushim, sidomos javët e para
Përdorni qëndrimin e duhur për të mbështetur abdomenin
Pini shumë lëngje për të zëvendësuar ata që humbën gjatë lindjes cezariane
Shmangni seksin për 4-6 javë
Merrni medikamente kundër dhimbjes
Kërkoni ndihmë nëse keni simptoma të depresionit të paslindjes, të tilla si luhatjet e rënda të humorit ose lodhja ekstreme
Kontaktoni mjekun tuaj nëse përjetoni simptomat e mëposhtme:
Dhimbje gjoksi shoqëruar me ethe
Gjakderdhje vaginale me erë të rëndë
Dhimbje kur urinoni
Shenjat e infeksionit – për shembull, ethet, skuqja, ose ënjtje./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”