Shkruan: Logoped – Arjon Podrimaj
Në filim të artikulimit, fëmijët e vegjël gjithmonë kanë keqshqiptim, dhe kjo është diçka normale, për arsye se çdo tingull/shkronjë i duhet një kohë për tu formuar siç duhet.
Mosha është një aspekt shumë i rëndësishëm në këtë drejtim.
Faza e parë – Është bashkimi i pjesshëm i elementeve artikuluese në tinguj/shkronjë të caktuar, përkitazi me moshën e fëmijës.
Faza e dytë – Mungesa e plotë e disa tingujve, më shpesh mungojnë tingujt që janë më të vështirë për tu shqiptuar, që kërkojnë pjekuri fiziologjike dhe ushtrim të organeve të të folurit.
Faza e tretë – Zëvendësimi i tingujve/shkronjave, në momentin e shprehjes fëmija dëshiron të zbatojë tingullin/shkronjën në fjalën konkrete të cilën e ka pranuar si zë, por jo shumë saktë, për shkak se akoma nuk ka filluar ta artikulojë.
Faza e katërt – Të folurit i afrohet artikulimit normal, përveq se janë problem tingujt e dëmtuar, dëmtimi është në formë të zbutjes së shqiptimit.
Faza e pestë – Është artikulimi normal i tingujve.
Dy këshilla:
- Një qasje e lehtë dhe pa presion.
- Mos ja komentoni të folurën e tij/saj. (“Përsërite edhe një herë”,”Nuk e the mirë”, “Jo ashtu”, etj.)./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”