Si mund të menaxhoj sjelljen agresive të vajzës sime 2-vjeçare?

Pyetje:

Përshëndetje!

Si mund të menaxhoj sjelljen agresive të vajzës sime 2-vjeçare? Ajo thot disa fjalë ka filluar të shprehet për nevojat bazë, por nese nuk i plotësohet një kërkesë, bëhet shumë agresive dhe shtrihet në tokë duke qarë, kudo që të jetë, edhe jashtë shtëpisë. Jam shumë e shqetësuar dhe nuk di çfarë të bëj.

Përgjigje:

Përshëndetje!

Sjelljet e vajzes tuaj janë të zakonshme për fëmijët e vegjël që ende po mësojnë të menaxhojnë emocionet dhe frustrimet e tyre.

Le të shqyrtojmë disa aspekte të sjelljes së saj dhe të japim disa këshilla për të ndihmuar në menaxhimin e këtyre situatave.

Fëmijët në moshën 2 vjeçare shpesh përjetojnë shpërthime emocionale për disa arsye:

Frustrimi – Vajza ndoshta përjeton një ndjenjë të madhe zhgënjimi sepse nuk mund të marrë ato që dëshiron dhe nuk e kupton plotësisht arsyen pse.

Zhvillimi emocional – Në këtë moshë, fëmijët ende po mësojnë si të menaxhojnë emocionet e tyre dhe shpesh nuk dinë si t’i shprehin ato në mënyrë të duhur.

Ndjenja e kontrollit – Ajo mund të ndjejë që nuk ka kontroll mbi situatën dhe përpiqet ta rimarrë atë përmes shpërthimeve të zemërimit.

Ajo që si fillim do ju këshilloja është të ruani qetësinë dhe të përpiqeni të komunikoni butësisht. Fëmijët shpesh marrin shenja nga reagimet tona dhe reagimi me qetësi mund të ndihmojë në qetësimin e tyre.

Vendos kufinj të qartë për sjelljen e pranueshme dhe të papranueshme.

Shpjegoja qartë se goditja nuk është e pranueshme dhe tregoji mënyra alternative për të shprehur frustrimin, si të flasë ose të përdorë fjalët për të shprehur atë që ndjen.

Përdorni përforcimin pozitiv duke i shpërblyer sjelljen pozitive. Kur ajo tregon se është e qetë dhe dëgjon, mund ti thuash fjalë lëvduese dhe jepini përforcim positive. Nëse situata bëhet shumë e vështirë, mund të përdorësh një kohë për tu qetësuar (time-out). Një vend i qetë ku ai mund të qetësohet për disa minuta.

Shpjegoji që kjo është për t’u qetësuar dhe jo një ndëshkim. Gjithashtu ndihmuese do të ishte edhe ta ndihmoje të kuptojë emocionet e esaj duke i dhënë emra atyre: “E kuptoj që je shumë e zemëruar sepse nuk mund të luash, por pasi te kemi pushuar do të luajm bashkë, pasi kjo mund të ulë nivelin e përjetimit. Provoni të flisni në një gjuhë të përshtatshme për moshën 2 vjeçare, diskutuar se çfarë ndodhi dhe si mund ti përballojë më mirë situata të ngjashme në të ardhmen.

Nëse këto teknika nuk funksionojnë dhe sjelljet e vajzes vazhdojnë të jenë të vështira për t’u menaxhuar, mund të konsideroni edhe të kërkoni ndihmë profesionale nga një terapist fëmijësh. Unë ju falenderoj dhe shpresoj që këto këshilla të jenë të dobishme dhe të ndihmojnë në menaxhimin e situatave të tilla.

Pukjana Geci Psikologe klinike./natalmedia/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kompjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forne tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

 

SHPËRNDAJE:

Related posts