Nga Dr.Ismail Lutolli
Specialist Pediatër
Subspecialist Dietolog-Nutricionist
Derisa një fëmijë është në procesin e gjidhënies jashtëqitja është më e rrallë dhe ka raste që mund të ndodhe në ditën e tretë ose edhe në të katërtën, pestën.
Tek fëmijët më të mëdhenj procesi i jashtëqitjes është me i shpeshtë dhe zakonisht mund të jemi kryerjen e këtij procesi për çdo ditë ose në ditën e dytë dhe tretë. Kur kemi jashtëqitje normale fëmijët që kanë apetit të rregullt dhe kanë një cikël normal të ushqyeshmërisë atëherë jashtëqitja do të duhej në pjesën më të madhe të rasteve të ndodhte çdo dite pas mëngjesit apo drekës, jashtëqitja do të duhej të ishte e formuar mirë dhe jo e ngurtësuar.
Jashtëqitja mund të ndodhë edhe në çdo dy ditë por e rëndësishme nëse është e formuar mirë dhe nuk është e ngurtësuar atëherë e marrim si një jashtëqitje normale.
Kur fillon problemi?
Një fëmijë që fillon të ketë problem me kapsllëkun ngadalë do filloj të refuzoj ushqime të theksuara dhe kjo do e keqësoj edhe më shume gjendjen. Si pasoj e kësaj do të kemi vështirësi në jashtëqitje dhe në herën tjetër fëmija do refuzoj shkuarjen në tualet për jashtëqitje dhe kjo do e thelloj edhe më shume problemin.
E tërë kjo është një qark i mbyllur dhe refuzimi I ushqimit e shtyrja e vakteve për jashtëqitje vetëm do e thelloj problemin.
Me kalimin e ditëve e javëve problem bëhet i theksuar dhe përfundimi nuk duket në horizont. Kam pasë mjaft raste të fëmijëve të cilët si pasojë e problemeve me jashtëqitjen nuk e kryejnë si akt defekimi për ditë të rëra e deri ne 10 ditë. Këta fëmijë shpeshherë kur të vije koha që kanë nevojë për defekim e zënë një skutë në shtëpi apo bien përmbyll për të evituar jashtëqitjen dhe këtë e arrijnë, por kjo e thellon edhe më shume vet procesin.
Në anën tjetër prindërit numërojnë orët e ditët kur fëmija i tyre defekon dhe e tërë kjo shndërrohet në një makth të vërtetë. Në mënyrë të përmbledhur faktorët që shpien deri në kapsllëk janë:
- Faktorët organik (këta duhet përjashtuar në kontrollën e detajuar nga mjeku pediatër i cili duhet të dokumentoj mungesën e shkaqeve organike)
- Një dietë e papërshtatshme
- Marrja e pamjaftueshme e lëngjeve
- Mungesën e aktivitetit fizik
- Frika e defekimit
- Një faktor psikogenik sidomos pas largimit të pamperist (shumë e rëndësishme që ky Proces të kryhet në mënyrën e duhur)
- Të foshnjat e vogla shumicën e rasteve është uria ajo që çrregullon procesin e jashtëqitjes.
Si të zgjedhim këtë problem?
Hapi i parë ushqimi i duhur – Duhet të kuptojmë se jashtëqitje normale do të ketë atëherë kur do të kemi ushqim normal dhe adekuat për moshën. Pra hapi i parë dhe më i rëndësishmi është ushqimi adekuat. Me ushqim adekuat nënkuptojmë shumë gjera por do përmendim disa nga ato më kryesoret:
- Të evitohen ose eliminohen tërësisht nga ushqimi:
- Mielli i bardhë dhe gjithçka që gatuhet me miellin e bardhë (makarona, shpageta, supa etj.,).
- Çokollata, çips dhe çdo pije e gazuar
- Smoki dhe gjerat e ngjashme
- Fastfood (hamburger, pica, pleskavica etj
- Sallame, virshlle, suxhuk
Preferohen ushqimet si në vijim:
- Bukë integrale dhe gjithçka që është me miell të jetë integrale (makarona, shpageta etj.,)
- Pemë dhe perime (jo banane)
- Sallata të gjelbëra
- Në esëll një gotë jogurt dhe një lugë mjaltë
- Kompot të kumbullave
- Kompot të fiqve
- Sasi të nevojshme uji përkatës me moshën
- Të nxitet aktiviteti fizik te fëmija -Mund te jetë shëtitje nëse mosha është e vogël por nëse janë më të mëdhenj atëherë mund të jetë: notimi, çiklizmi apo vozitja e biçikletës, loja me top etj,.
- Ushtrimi i refleksit të jashtëqitjes përmes masazheve – Hap shumë i rëndësishëm të fëmijët e vegjël është ushqimi i aktit të defekimit. Pas çdo ushqimi të mëngjesit dhe drekës t’i bëhet masazh e lehtë në abdomen-bark nga sipër poshtë dhe pastaj për 10 minuta të ulët në sholë për të provuar defekimin.
Masazhi në bark bëhet nga kërthizë masazhoni lehtas barkun e fëmijës tuaj me krem, kur fëmija është i shtrirë në shpinë dhe ua tërheqim këmbët si një biçikletë – e tërë kjo aktivizon muskujt dhe zorrët e barkut. Butësisht peshojmë pjesën e poshtme të majtë të stomakut.
- Dushi i ngrohtë – Dush i ngrohtë i relakson muskujt dhe në disa raste është si zgjidhje efikase në këto raste sidomos në hapat e parë të problemit.
5. Trajtimi medikamentoz – Duhet të jetë shumë i kujdesshëm dhe mund të kryhet vetëm nën kontrollin e plotë të mjekut pediatër e assesi në iniciativë të prindërve e pa konsultime paraprake.
- Konsultim me mjek-dietolog – Për përpilimin e një plani dietologjik ku përfshihet ushqimi dhe mënyra e jetesës. Në shume raste kjo është rruga e vetme e suksesit. Mjeku dietolog në çdo moment e ka për obligim të reflektoj me ushqime por edhe suplemente dhe terapi medikamentoze në mënyrë që aktin e defekimit të rikthej ne normalitet.
Mjeku dietolog duhet të përpiloj një plan ushqimi por edhe aktiviteti të përditshëm duke përfshire moshën dhe predispozitat tjera të fëmijës. Pas përpilimit duhet ndjekje e afërt. Në shumë raste kjo ka qenë rruga e vetëm me të cilën kam zgjedhë problemet e kapsllëkut të fëmijët.