Trashje e lëkurës së duarve
Mos i injoroni problemet e lëkurës. Kur lëkura bëhet e trashë, ajo mund të jetë një shenjë e një mori problemesh të brendshme si një çrregullim hormonal, ekzemë ose alergji. Ajo që mund të bëni është të bëni disa analiza gjaku, veçanërisht nëse ky problem zgjat ose nëse duket se po përkeqësohet.
Ndryshimi në shkrimin e dorës, humbja e ndjenjës së nuhatjes
Ndoshta të gjithë kanë dëgjuar për sëmundjen e Parkinsonit, por shumë nga ne nuk i dinë simptomat e saj. Dridhjet, ngadalësia e lëvizjes, pagjumësi që përcillet me ankth, ndryshimet në të folur dhe shkrim mund të jenë disa nga shenjat e kësaj sëmundjeje.
Sëmundja e Parkinsonit prek rreth një për qind të njerëzve mbi moshën 65 vjeç dhe rreth 0,4% të atyre mbi moshën 40 vjeç.
Mosha mesatare e të prekurve është rreth moshës 57 vjeç.
Zemërimi dhe sjellja agresive
Shpërthimet e zemërimit nuk duhet të jenë gjithmonë rezultat i personalitetit tuaj. Në fakt, sipas disa studiuesve, ato mund të lidhen me depresionin.
Sipas tyre, depresioni manifestohet jo vetëm në simptoma të tilla si mungesa e energjisë ose ndjenja e trishtimit – por edhe në sjellje agresive.
Depresioni shkakton edhe forma njohëse, psikomotorike dhe forma të tjera të mosfunksionimeve si përqendrimi i dobët, humbja e dëshirës seksuale, çrregullimet menstruale, si dhe ankthi dhe sulmet e panikut.
Kaloni shumë kohë në gjumë
Ky çrregullim quhet hipersomnia dhe mund të rezultojë nga një sërë arsyesh, jo vetëm lodhje, thonë mjekët.
Hipersomnia që zgjat më shumë se disa ditë mund të jetë një simptomë e një çrregullimi psikologjik si ankth i rëndë ose depresioni, përdorimi i tepruar i barnave hipnotike, mungesa e oksigjenit dhe shtimi i dioksidit të karbonit në trup për shkak të apnesë së gjumit ose sëmundjeve të trurit, hipersomnia kronike që fillon në moshë të re mund të jetë një simptomë e narcolepsisë.
Ndryshim në ngjyrën e syve
Nëse keni një unazë të bardhë ose gri rreth kornesë së syve tuaj, dhe jeni nën moshën 45 vjeç, kjo mund të jetë një shenjë e kolesterolit të lartë.
Vetë unaza është e padëmshme dhe ka vetëm një efekt vizual, dhe njihet edhe si arcus senilis i kornesë dhe formohet pas depozitave lipide, depozitave yndyrore që grumbullohen në pjesën margjinale të kornesë.
Dëshira për ushqime të kripura
Është në rregull të duash ushqimin e kripur. Shumica prej nesh madje mund ta duan, por nëse ushqimi i kripur është gjithçka që dëshironi, ndoshta është koha të pyesësh veten pse është kështu. Sipas disa burimeve mjekësore, kjo mund të tregojë mungesë hekuri, anemi, dehidratim ose kohën e sindromës paramenstruale dhe nëse flasim për një dëshirë të rrallë, por të fortë për ushqim të kripur, mund të jetë edhe një çrregullim elektrolit, stres, dhe ndoshta shtatzëni.
Harresa, lodhja dhe libidoja e ulët
Njerëzit ndonjëherë i lidhin këto simptoma me depresionin, sepse besojnë se janë të lodhur, por mund të tregojnë edhe një problem me hormonet e tiroides. Sidomos nëse vëreni shtim në peshë.
Etje e vazhdueshme
Nuk është normale të ndjesh etje gjatë gjithë kohës, thonë ekspertët. Ka raste kur kjo mund të lidhet me ushqimet që hani, por etja e vazhdueshme mund të jetë gjithashtu një shenjë e diabetit ose shtatzënisë./natalmedia.com/
Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”