Studiuesit nga Universiteti i Turkuu (Finlandë), artikulli i të cilëve u botua në revistën JAMA Netëork Open, zgjodhën 72 familje të reja të përbëra nga babai, nëna dhe të porsalindurit. Prindërit ishin rreth 30 vjeç kur lindi fëmija. Shkencëtarët intervistuan babanë dhe nënën për fëmijërinë e tyre, nëse ata kishin përjetuar trauma në fëmijërin e tyre, dhe gjithashtu skanuan trurin e fëmijëve kur ata ishin disa javësh.
Doli se te të porsalindurit, baballarët e të cilëve, kishin pasurë një fëmijëri traumatike, formimi i strukturës së lëndës së bardhë të trurit është dukshëm i ndryshëm – tek ata, rrugët (traktet) e lëndës së bardhë që luajnë rolin e “kabllove” që lidhin pjesë të ndryshme të trurit. Numri i trakteve të tilla luan një rol qendror në funksionimin e trurit; sa më shumë të jenë, aq më e madhe është inteligjenca tek të porsalindurit.
Shkencëtarët nuk e kanë ende të qartë se çfarë rëndësie ka ky zbulim për zhvillimin e mëtejshëm të trurit të fëmijës.
Sa i përket arsyeve biologjike që qëndrojnë në themel të këtij fenomeni, ka shumë të ngjarë të jetë trashëgimi epigjenetike – stresi që baballarët përjetuan në fëmijëri ndikoi në gjenet e qelizave të tyre germinale dhe këto ndryshime u trashëguan, duke ndikuar në funksionimin e gjeneve në trupin e pasardhësve./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”