Vajza është dembele, por edhe i ati është kështu, kështu çka do që bëjë më duket e kotë – Si të veproj?

Pyetje:

Përshëndetje!

Kam vajzen 6 vjeç e 2 muaj. Tani është në klasën e parë, priton shumë të mësoj ti bëjë detyrat. I them shko të bësh detyrat e shtëpisë. Merri librat dhe mëso. Është shumë dembele, po dhe i ati i saj kështu është, kështu që më duket është e kotë të merrem me të. Si më këshilloni të veproj ?

Përgjigje:

Nuk ka fëmijë dembel apo fëmijë që nuk duan, ka thjeshtë fëmijë të cilët e shikojnë një detyrë më të vështirë ose më të lehtë se ç’duhet, ose përfitimet nuk janë motivuese për të arritur sjelljen e synuar. Është e rëndësishme që prindërit të kuptojnë se personaliteti i fëmijëve varet shumë më tepër nga ajo që fëmijët mësojnë prej tyre sesa nga tiparet e trashëguara. Kjo do të thotë që prindërit duhet të marrin përsipër pjesën e tyre të përgjegjësisë për rritjen e fëmijëve dhe, si rrjedhim, të kujdesen për zhvillimin e tyre. Duhet të gjenden mënyra të ndryshme qe fëmija të stimulohet.

Nëse nevojat bazë të fëmijës suaj plotësohen dhe ai merr shumë dashuri, vëmendje dhe stimulohet siç duhet, atëherë do shihni një fëmijë të motiviuar dhe të përkushtuar për mësim. Këto janë disa hapa praktikë se si të ndihmoni fëmijën që të jetë më e motivuar.

Krijo një mjedis tërheqës për mësim

Sigurohu që ambienti ku do të mësoni të jetë e qetë dhe e përgatitur për mësim: libra, dhe materiale mësimore që i bëjnë fëmijët të ndihen të kënaqur dhe të motivuar.

Përcakto pritshmëritë realiste: Përpiqu të kuptosh nivelin e zhvillimit të fëmijës tuaj dhe të vendosësh pritshmëri të përshtatshme për atë nivel.

Kërkesa të tilla si shko mëso, merre librin lexo për një fëmijë qe vetëm sa ka filluar klasën e parë mund të jenë te vështira. Këto gjëra do të ishte mirë ti bëni së bashku, në mënyrë që fëmija të përfitoj shprehi të punës dhe të jetë me i organizuar.

Inkurajo fëmijën të pyesë pyetje dhe të diskutojë rreth vështirësive të sajë gjatë mësimit.

Një rutinë e qëndrueshme e orarit të mësimit mund të ndihmon fëmijën të ndjehet i sigurt dhe i organizuar. Sigurohu që të ketë kohë për mësim, pushim, lojra dhe aktivitete të tjera.

Përdorni një orar për të ndihmuar të planifikoj detyrat dhe mësimin.

Lavdëro përpjekjet dhe arritjet e fëmijës Hapat e vegjël janë shumë të rëndësishëm! Ju uroj shëndet, Pukjana Geci Psikologe dhe Terapiste../natalmedia.com/

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

SHPËRNDAJE:

Related posts