Gjatë stinës së verës, kur temperaturat janë të larta, më së shumti dëmtojnë lëkuren e butë. E një të tillë e kanë fëmijet.
Lëkura e tyre është në siperfaqje më të vogël, më e butë dhe disa herë më e ndjeshme, andaj na ndodh që pak minuta në diell me fëmijën, lëkura e tij të shndërrohet.
Nëse fëmiu juaj ka pësuar djegie nga dielli, ju duhet t’i ndiqni disa hapa:
-Ambienti ku rrini të jetë i freksët, me një fllad të lehtë.
– Dushi i vakët është ndihmues për lehtësimin e dhimbjeve.
– Përdorni paracetamol në formë shurupi.
– Përdorini krem kundër djegies për një javë.
– Kontaktoni me mjekun në rast se djegia është e shkallës së lartë.
– Jepini sa më shumë ujë, në mënyrë që fëmiu të hidratohet.
– Hidratoni lëkuren e tendosur.
Ndërkaq kur trupi është djegur nga dielli ju duhet të evitoni; përdorimin e peshqirave të fortë (me përbërje të dendur), hidratoni fëmijet por jo ujin me akull dhe shumë të ftohtë, mos përdorni krem me bazë benzocaine, çarja e pjesëve të lekurës është e ndaluar, njashtu siç ndalohet rreptësisht dalja në diell dhe kruarja e lëkures./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia