Pyetje:
Vajza ime është 5 vjeçe e kam shumë të vështirë ta bindi për të vizituar dentistin? Sa mund të ndikojmë ne si prindër me bind, a ka ndonjë këshillë?
Përgjigje:
Fëmiu duhet të përgaditet përpara se të vizitoj dentistin dhe kjo përgaditje bëhet nga ana e prindërve apo kujdestarit të fëmiut.
Duke filluar në formë bisede u shpjegohet se do të shkojmë te një mjek i dhëmbëve i cili do t’i numëroj dhëmbët do t’i pastroj dhe do t’i bëj dhëmbët të vezullojnë .
Studimet kan treguar se prindërit asesi nuk bënë t’ua përcjellin ankthin fëmijëve të tyre.
Përpiquni të shmangni të folurit për ndonjë përvojë të keqe para fëmijëve pra gjithëmonë bisedoni për dentistin me terma pozitiv.
Përgaditja e fëmiut tuaj për vizitë tek dentisti në këtë mënyrë ka shumë rëndësi pasiqë fëmijët do të kenë një ide se çfarë do të ndodh dhe nuk do të ju duket si një situatë e frikshme dhe e panjohur.
Gjatë vizitës së parë te dentisti,fëmijët njihen me mjedisin dhe stafin dhe qëllimi i kësaj vizite të parë është të ngjallë besim tek fëmiu dhe në këtë mënyrë ai do pres me padurim çdo vizitë të radhës
Ne vizitën e parë stomatologjike ne gjithëmonë inkurajojmë pacientët tanë të rinjë dhe familjarët e tyre.
Dr.Manushaqe Veliu
Specialiste e Pedodoncisë dhe Stomatologjisë Preventive./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”