Pyetje:
Përshëndetje!
Foshnja ime ka 7 ditë që ka lindur, gjatë këtyre ditëve nuk pi shumë qumësht shumicën e kohës është në gjumë, a është shqetësuese si të veproj?
Përgjigje:
Përshëndetje!
Kjo që keni theksuar përbën rrezik për foshnjen tuaj. Mos marrja e sasive të duhura të qumështit dhe pastaj fjetja e vazhdueshme mund të jetë shqetësuese edhe për gjendjen e përgjithëshme shëndetsore.
Duhet patjetër të realizoni vizitë tek mjeku Pediatër dhe ai duhet të shikojë në detaje mundësine për probleme të traktit tretës te bebi, ku nuk përjashtohet inf mykotik, si dhe mundësine e një bilirubine të rritur apo ndonjë infeksioni të mundshëm. Duhet parë nga afër edhe procesin e gjidhënies, se mos qëndron aty problemi. Do duhej edhe diagnostika laboratorike në bazë të nevojës që paraqitet.
Të gjitha këto duhet t’i realizojë mjeku Pediatër dhe ju keshilloj që viziten ta realizoni menjeherë e pa u vonuar tek pediatri më i afert.
Nëse nuk gjeni Pediater qe punon per shkak të vikendit, dera në Poliklinika NATAL është e hapur në çdo kohë, duke thirrurr paraprakisht në numrin e telefonit 048 370 370, dhe duke sqaruar që bëhet fjalë për foshnjen 7 ditëshe.
Dr.Ismail Lutolli/natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”