Vrasësit e fshehur në shtëpi: Do të habiteni kur t’i mësoni se cilat objekte janë të rrezikshme për jetën e një fëmije!

Shërbimet e urgjencës kanë zbuluar se cilat sende duhet t’i mbani largë nga fëmijët për të shmangur një tragjedi. Mes artikujve janë një kuti akulli, çelësat e makinës dhe një rrip banjoje, sipas portalit britanik Tiny Hearts Education, me qendër në Australi, u ofron prindërve informacion për t’i ndihmuar ata në kujdesin dhe zhvillimin e fëmijëve të vegjël. Në faqen e tyre në Instagram, ata renditën artikuj që vështirë se dikush do t’i mendonte se janë të rrezikshme për fëmijët e vegjël.

Telat/litarët më të gjatë se 20 cm, litarët, telat ose rripat paraqesin rrezik mbytjeje për një fëmijë

Kjo përfshin një karikues telefoni, rrip palltoje, ose lidhëse perdesh, lodra me tela.

Bateritë e madhësive të ndryshme janë të rrezikshme

Bateritë e vogla paraqesin rrezik për fëmijët sepse mund t’i gëlltisin. Ato mund të shkaktojnë dëmtime serioze në organet e brendëshme të fëmijës.

Lista e artikujve të rrezikshëm përfshin gjithashtu çelësat e makinës, orët, kartat dhe ilaçet. Tabletat mund të duken si karamele për fëmijët, gjë që rrit rrezikun nga gëlltitja e tyre.

Gjithashtu prindërit këshillohen që të mbajnë objekte të nxehta largë fëmijëve, të tilla si tenxhere dhe tigan, çaj ose kafe të nxehtë. Nëse një fëmijë digjet, duhet t’i jepni menjëherë ndihmën e parë për të minimizuar plagët ose dëmtimin e indeve./natalmedia.com/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts