Pyetje:
Përshëndetje!
Ne jemi nga Gjermania, ne kemi një vajzë 3 vjeç e gjysmë dhe këtu nuk po na mbajnë seanca logopedike se po duhet të presim gjatë, ne e vrejmë që vajza ka një vonesë të folurit, ajo nuk lidh fjalët për të krijuar fjali dhe thotë pak fjalë, nuk ka fjalor të pasur, tani po kemi frikë se janë dy gjuhë dhe doja të pyes gjatë pushimit në Kosovë për rreth 3-4javë a mund të mbajmë seanca logopedike dhe a janë efektike? Faleminderit nëse na përgjigjeni!
Përgjigje:
Përshëndetje, uroj të jeni mirë! Fatkeqësisht kemi shumë raste sikurse Ju që në vendet ku jetoni nuk po merrni trajtim logopedik për fëmijët që kanë nevoj. Ne e dimë se sa e rëndësishme është ndërhyrja sa më e hershme dhe efektet pozitive që na e sjell ajo dhe efektet negative që na e sjell mosndërhyrja në këto mosha.
Pasi që vajza ka fjalor të varfër dhe ju e vlerësoni që nuk po lidh fjali mjaftueshëm për moshën që ka është e rëndësishme të vlerësohet nga logopedi nga afër që të shihet në raport me moshën sa ka zhvilluar vajza gjuhën dhe të folurin. Në qoftë se është e nevojshme ndërhyrja logopedike, dmth të mbahen seanca logopedike është nje fillim i mbarë qoftë 2 javë, 3 apo 4 varësisht kohës që keni ju që të themelohet një planprogram dhe të fillohet ndërhyrja intensive.
Gjatë kësaj kohe padyshim që do të ketë rezultate pozitive, fëmija do të pasuroj më shumë fjalorin dhe do të mësoj më shumë komunikimin varësisht nga nevoja, nga e gjithë kjo është më e rëndësishme se do të mësoni ju si prindër se si të mbështesni fëmijët tuaj në zhvillimin gjuhësor, si të stimuloni fëmijën, çfarë strategji do të përdorni për të lehtësuar komunikimin e fëmijës tuaj në kontekstet e përditshme në kohën kur ju do të shkoni dhe nuk do të keni atje mbështetje nga logopedi. Logopede, Egzona Maloku/natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”